13

1.1K 64 38
                                    

-Zgjohu! Eja tani e dashur zgjohu, po na largon gjithe argetimin! -Denisi

Qendronte para Merit dhe tallej me te nderkohe qe ishte e lidhur ne karrige. Kishte dhimje ne te gjithe trupin per shkak te aksidentit, por edhe nga litaret qe po e shtrengonin dhe mezi ndjente krahet. Njerin sy mezi e hapte pasi ishte fryre e skuqur shume. Degjonte Denisin tek fliste dhe shikonte rrotull per te bere ndonje plan arratisje, por me kot. Pak me tutje pa nje kuti te madhe xhami te mbushur me uje dhe u tmerrua. Denisi ktheu veshrimin nga kutia.

-Oh , pra e pe ? Kjo eshte dhurata ime per ty e dashur! Mu kujtua qe nuk din te notosh keshtu qe thash te ta kthej ne realitet ate fobin tende. -Denisi
-Si eshte e mundur... Ti duhet te kishe vdekur! -Meri
-Epo ndodh kur largohesh shpejt nga skena e krimit. Menduat se policia po merrej me pastrimin e vendit por ne fakt ata ishin ne anen time dhe tata! Me shpetuan! Dhe ti e di qe une nuk kam nje jete timen. Une jetoj vetem per te shkaterruar ty! Por kesaj rradhe do te vras ngadale njesoj sic bera me mamane tende. Eshte po e njejta kuti. Po i njejti vend. E di, ajo ishte shume e brishte! Vdic brenda 5 minutave. I theva zemren kur i vrava te shoqin para syve. E di e di jam nje djall i pashpirt i pamoralshem bla bla bla! -Denisi
-Ne fakt je nje derr i mbuluar ne mut!-Meri
-Do ta shohim sa shume do flase ajo goja jote tani! Filip! Eja merreni! -Denisi
-Jo jo jo !!! -Meri

I liruan litaret dhe po e merrnin per krahesh me force. Para se ta fusnin brenda "akuariumit" te madh i shterruan ujin. Ishte rreth dy metra i gjat. U ngjiten tek shkallet qe ishin ne cep dhe e hodhen poshte. U ngrit ne kembe dhe perplaste duart me xhamin dy gisht te trashe derisa u lodh dhe ra perseri ne toke.

-Gati shef ?
-Mbushe me uj!

Akuariumi filloi te mbushej me uje nderkohe qe Meri bertiste e perplaste grushtet me xhamin e trashe. Afer saj u afrua Denisi qe e perqeshte. Brenda minutit u mbush plot me uje dhe Merit gati po i harxhohej ajo pak fryme qe kishte mbledhur para se te mbulohej nga uji. Kembet e saj ishin shkeputur nga dyshemeja dhe levizte sa andej ketej nga frika. Mbyllte syte dhe mundohej te mbante frymen. Pas 30 sekondash uji filloi te shterohej. Nxori koken ne siperqafe dhe mori fryme thelle e me pas arriti te prekte dyshemene me kembe.

-Filip! Perseri! -Denisi

Dhe perseri e njejta gje derisa u degjuan te shtena armesh jashte. Ishin njerezit e Leos qe kishin arritur te gjenin targat e makines nepermjet kamerave te rrugeve. Te gjithe dolen jashte dhe po qelloheshin me arme. Nderkohe Meri mezi po merrte veten dhe ende dridhej nga frika por nuk kishte me kohe keshtu qe nxori nje pistolete te vogel nga xhepi i pantallonave. Epo ishte gruaja e shefit te bandes me te rrezikshme...duhet te mbante nje arme!!! Nxori armen dhe goditi xhamin disa here derisa u thye. Pasi doli nga aty vrapoi per tek dera e pasme dhe nuk e ktheu koken pas. Vrapoi per 20 minuta derisa doli ne autostrade, nuk ja kishte idene se ku ndodhej por ama kishte shume plag dhe duhej te shkonte ne spital. Doli para nje makine e cila per pak e shtypi por arriti te ndalonte ne kohe dhe e ndihmuan. Para se te mberrinin ne spital Merit i ra te fiket. Sidoqofte mberriten aty shpejt dhe e derguan ne urgjence. Nuk kishte deme serioze keshtu qe arriti te zgjohej te nesermen.I kerkoi nje infermiereje te pyeste nese Leo ishte ne kete spital dhe rastesisht ai ishte aty. Arriti te ngrihej nga krevati dhe fshehtas hyri tek dhoma e tij. Leo kishte pesuar mjaft demtime por nuk ishte ne rrezik per jeten. Po e mbanin ne gjume per shkak te dhimbjeve. U afrua afer tij dhe filloi te qante. I puthte ballin lehte dhe i ledhatonte floket. Pas disa minutash ne dhome hyri Kristi roja me besnik i Leos.

-Zonja Meri ?? Ju ketu ?! -Kristi
-Kristi! Po po jam shendosh e mire.-Meri
-Por ne erdhem tju shpetonim...nuk ju gjetem aty !-Kristi
-Ne fakt me shpetuat ! Arrita te iki pasi ju i terhoqet vemendjen . -Meri
-Me behet qefi qe jeni mire ! -Kristi

Meri hodhi veshtrimin nga Leo.

-Cfare kane thene doktoret ?-Meri
-Eshte mire fale zotit...mire...epo MIRE jo! Por neser mund ta dergojme ne shtepi te kujdesemi atje per te.-Kristi
-Jo pa mbaruar njehere e mire kete pune!- Meri
-Por ne nuk e dime ku eshte Denisi ! -Kristi
-E di une. Kur isha e vogel me merrte shpesh me vete te nje fshat i vogel. Eshte pak larg qe ketu por jam e sigurt se aty eshte...thjesht nuk e mbaj mend mire ate shtepine. -Meri
-Nese di fshatin ,shtepine do ta gjejme lehte. -Kristi
-Do nisemi pas gjysem ore. Thirri te tjeret.-Meri
-Po zonje! -Kristi
-Kristi prit! Po vajza ime si eshte ? -Meri
-Eshte shume mire zonje ka vetem dy gervishtje te vogla por Anita po kujdeset per te pa merak. -Kristi
-Ne rregull behuni gati! -Meri

I sollen nje pale rroba te reja dhe u vesh. Lidhi floket vendosi pistoleten ne brez. Doli nga spitali dhe u fut ne makine. Bashke me te tjeret u nisen per tek fshati. Ishte nje ore e gjysem rruge. U ndalen diku atje dhe Merit filloi ti kujtohej rruga derisa arriti ta gjente shtepine.

-Kjo eshte ! -Meri
- Je e sigurt zonje ? -Kristi
-Po! Poshte ka nje bodrum aty duhet te jete fshehur. Tre nga ju ejani me mua do hyme tek dera kryesore ndersa ju te tjeret qendroni tek dritaret dhe dera e pasme. -Meri

E rrethuan shtepine dhe kontrrolluan cdo cep por ai nuk ishte. Hapen deren ne dysheme per tu ulur poshte ne bodrum dhe filluan te shtena armesh. Njeri nga djemte u plagos dhe Kristi menjehere arriti ta qellonte Denisin ne kembe dhe vrapoi afer tij duke i hequr pistoleten. E kapen dhe e nxoren nga bodrumi. E lidhen ne karrige me litare te cilet i shtrenguan teper fort.

-Pra! Do me vrasesh he ?! Nuk ta mban! -Denisi
-Jo kete here Denis! Me te vertete qe mbaroi! -Meri
-Une mund ti kisha vrare Leon dhe vajzen tende por nuk e bere! Ua kurseva jeten! Ma kurse edhe ti mua!-Denisi
-Ama ti nuk ma kurseve jeten mua as edhe per nje cast! -Meri

Nxori pistoleten dhe ia drejtoi ne balle.

-Jo! Kjo eshte pak per ty! Kristi! Ma sill ate shishen ne makine! -Meri

Kristi i solli nje shishe benzine dhe Meri, pa nxjerre asnje fjale, sepse fjalet tashme kishin mbaruar ,dhe filloi tja hidhte Denisit siper. Ndezi cakmakun dhe e hodhi afer kembeve te tij. Denisi po bertiste dhe lutej per shpetim por Meri i ktheu shpinen dhe doli nga shtepia.

-Te shohim tani si do shpetosh tani! Vafsh ne ferr babush! -Meri

Hypi ne makine dhe shkoi menjehere ne spital. Ate dite qendroi aty dhe fjeti ne spital afer Leos. Te nesermen arriten te merrnin leje per ta derguar ne shtepi pasi kishin pergatitur nje dhome fikse per te.

Pas 2 muajsh

Ishin perseri tek ferma e bukur. Do qendronin aty 1 jave dhe pastaj ti ktheheshin punes. Meri kishte filluar pune ne nje kompani pasi Leo i kishte siguruar nje pjese te madhe aksionesh. Femija po rritej mjaft e shendetshme ndersa Leo ende kishte pak probleme me te ecurin pasi nuk ishte sheruar ende komplet.Meri kishte thirrur policine te gjenin trupat e prinderve te saj dhe u kishte bere nje varr te madh duke i "bashkuar" me ne fund bashke pas kaq vitesh. Sa per Denisin...epo ai u be shkrumb e hi. Ndoshta ishte nje veprim i gabuar por ai nuk do ta linte te qete. Meri dhe Leo me ne fund po Jetonin! Po jetonin ate jete qe nuk e deshen por ate jete qe u dha mundesine te qendronin bashke dhe te pershtateshin me ne fund. Sepse edhe ata nuk ishin me te njejtet, tashme te dy kishin bere krime. E ketu dalim ne perfundimin e "E si mundet nje kriminel te jete edhe i mire edhe i keq ?" Epo ja qe mundet ,sepse jeta ndonjehere te luan nje loje vrasese e nese mundesh, mesoja ti rregullat!

F    U    N     D

Shume faleminderit te gjitheve qe keni lexuar dhe votuar kete liber😍😘. Shume faleminderit per mbeshtetjen dhe shpresoj tu kete pelqyer kjo histori e shkurter❤❤❤. Dhe nje here po ua them jam vajze o njerez edhe pse e kam username Xhulio😂.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jan 10, 2018 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Pagesa (shqip)Where stories live. Discover now