Une jam femer, dhe kur linda babai im kishte vendosur ne mendjen e vet se do bente nje femije tjeter pas meje qe te kishte nje djale. E kuptoj se eshte shume e rendesishme te cosh para nje mbiemer pa rendesi, sidomos duke pare kusherinjte meshkuj qe kam. Kur lindi motra ime e vogel u dorezuan, duke pranuar disfaten qe kishte kapluar familjen time plot me femra. Deri kur isha kater vjec babi me mbante tere kohen me vete, beja sikur ngisja makinen me te dhe me mbante pas kur dilte me shoket. E mua me dukej normale, ndonese me therriste cuni babit. Me pas nje dite ndaloi se ishte turp te rrija me burra, me siguri trupi im prej kater vjecareje i shkaktonte probleme kur e kishin para syve. Mami me mesonte se qe te vishja fustane teper te shkurtra duhet te mbaja pantallona te shkurtra poshte, sepse te brendshmet e mia me princesha duhet te ishin shume provokuese. Kur isha 7 vjec dhe i thoja mamit se me pelqente nje djale ne klase, me porosiste te mos thoja gjera te tilla para njerezve te rritur se ishte turp. Nderkohe ishte argetuese kur djali i xhaxhait thonte se kishe te dashur, ndonese ishte nje vit me i vogel se une. Une jam femer, ndaj me kane mesuar qe ne femijeri se jeta eshte me e limituar kur je nje femer. Mamaja ime me thote ende se nuk eshte normale qe te kem teper shoke, se meshkujt perhere do me shohin si femer. Por kjo eshte gjinia ime ma, dhe nuk mund te mendoj tere kohen se do me pengoje te kem raportet qe dua me njerezit. Une jam njeri! Une kam lindur femer, dhe gjyshja ime ne fshat me thote te mos shkoj ne bar te pi kafe se eshte turp. Me siguri duhet te kete dicka tek kafeina qe trupi im i brishte femeror nuk perballon dot. Kur dua te blej cigare teksa jam tek ajo, me thote se eshte me mire te shkoje t'i bleje kusheriri im dhjete vjecar. E di, eshte me normale te bleje cigare nje femije. Gjyshja ime mendon se nuk eshte normale qe babai im, lejon dy femra si mua dhe motren time te shkojne per pushime vetem. Dy femra vetem ne plazh rrezikojne te prishin rendin e botes, e te shfaqen si femra pa moral ne sy te botes. Kur doktori pa organet e mia gjenitale diten qe linda, bota vendosi sa vlera morale duhet te kem. Vendosi sa i shkurter duhet te jete fustani, ne menyre qe asnje mashkull te mos donte te me dhunonte kur me sheh.
Lo' ❤