Nuk e di a ja vlen më tashmë të shkruaj për ty të dielave apo të dal jashtë të shijoj rrezet e para të praneveres 26° deri në 28° siç bënë prindërit e mi sonte anës detit për ecje. E di, mjaft ma thatë, po pra po, kuptova, po duhet te kujdesem më shumë për veten e të mendoj më pak për të. Por a keni qenë në një situatë të tillë? Ku ai të tërheq po nuk ta këput fillin? Ku ti në vend të ngjitesit që mban në dorë duhet të mbash gersheret "për të prerë" njëherë e përgjithmonë këtë marrëdhënie toksike? Por se ben, që në kopësht ke pas veshtersi në përdorimin e tyre. Kështu që ja ku ndodhem sot një ditë të diele ku shkruaj për situatën që ke krijuar. Kushedi sa ka si ne në botë? Dy persona që hyjnë e dalin nga biseda e njëri tjetrit në whatsapp e skane fuqi të mbysin krenarinë e ti shkruajnë njëri tjetrit. Dy persona që i kanë hequr të drejtën e fjalës njëri tjetrit por vazhdojnë leshojne sinjale nëpër foto story. Haram i pac të gjitha storyt që kam hedhur vetëm për të parë nëse i lexojë ti. Dje, unë dhe ti ishim zgjuar deri vonë. Ti shikoje mua mua më merte malli për ty. Së di si u permbajta por di si u ndalova. Duke i thënë vetes rri Sarafinë ai është online sepse po flet me dikë tjetër siç bënte me ty ditet e verës. Dhe shkova vrap dhe unë shtyva kohën më dike tjetër. Kam muaj që e bëj. Fjete 6 minuta para meje, unë shtrihem por fle 1 orë pas teje. Së mendimet nuk më lene te qete. E di që seshte e shendetcme ti kalosh të djelat kështu por u bene 2 jave që sflasim dhe nëse sflas më ty, dua të flas për ty. Të dielave.