Se ne u ritakuam Dev' edhe pas 2 vitesh. Jo tamam ashtu sic e kisha imagjinuar une takimin tone me kete kenge ne sfond, (A.Gjoka - Dashurise se shkuar) por ne cepat e qytetit tim. Aty ku ti vjen dhe pse e urren aq shume ate. Me kujtohet qe sapo vura kembe ne Shqiperi ti ishe personi i pare qe rrugve ne mesnate pash, me kujtohet hera e 1 qe te pash tek kthesa e rruges me makine, shikimet tona u kryqezuan, une ti ngula syte e nuk ngopesha duke te pare, i lutesha taksixhiut te shpejtonte keshtu do ishin me afer makinat tona dhe do te shikoja me qarte. Po ti, i dhe shpejtesi makines dhe u zhduke. Heren tjeter, i njejti vend e njejta situate. Por ksaj radhe ishe ti, qe me ndoqe na mbrapa derisa u binde qe isha vertet une ajo dhe prap me shpejtesi ktheve makinen. Ti se di, as une se di ca ke menduar, cke ndjere po di qe ne ato momente isha perseri ajo vajza e para 2 viteve, qe i dhemb shpirti sot e kesaj dite per ty Devon.