Kur ti u ktheve

51 8 0
                                    

Kur ti u ktheve i kisha premtuar vetes qe nuk do me beje me per te qare jo me te qaja per ty. Po mesa duket akoma sjam aq mjaftushem e fort. Sepse ti me ben gjithmone te qaj edhe sikur te kalojne muaj. Keto 2 ditet e fundit kuptova qe per te pasur nje dashuri duhet te luftosh. Nje dashuri qe nga ana tjeter ske asnje siguri cfare ka tjetri ndermend te thoje por ti prap ja plas ndjenjat fytyres. Ne kete jete duhet te dalesh gjithmone : "o shyt o full". Nese thuhet keshtu se di. Luftova se e dija qe nuk ndryshon njeriu per 24 ore dhe pse nga ty pritet cdo gje, luftova se e pash ne ato 3 2 detaje te vogla qe akoma te "plaste". Une akoma i kisha syte me lot nga dhimbja qe shkaktove mbreme e sot e ti me shkruaje se te interesoja. Kontrast. Dashuria jone kontrast. Isha keshtu: "ne mesazhin e radhes do i them lamtumire" po se bera, gjeja justifikim ja dhe nje fjale ja dhe nje ndjenje, ndoshta ja ngroh zemren. Dhe ja dola, mesazhi fundit, dhe ti erdhe. Dhe une ika, se nuk kisha kuptuar asgje, e ti prap erdhe se u friksove se te ika. E me kape fort e me the se "gjerat do regullohen". Kaq doja une, fshiva lotet une dhe te besova. Perserita fjalet e tua. E u kthyem. E dobet do thonin disa, po kujt i interesonte ne ato momente dobesia? Une mes lotesh luftova, dhe luftova per te fituar dhe fitova sot per sot. Dhe kush do e refuzonte fitoren pas sakrifices?

Sarafine ♡Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora