Ishte viti 2998, vendi kishte shperthyer ne lufte civile per vrasjen e presidentit te ri.
"Aaaaaaaa Mevi" mendoj se ai do te linde.
Ajo po djeresite e tera, duart i dridheshin, plumbat fluturonin ne kokat e tyre dhe frymarrja ishte bere me e shpeshte."Duro dhe pak..."
Po behej mengjes, dyert e spitalit ishin te mbyllura. Ai trokiti disa here. Asnje pergjigje.
"Mevii" tha gruaja me dhembet e shtrenguara fort. Copa e sendiles ku ajo qendronte po grimcohej nga shtrengimet e duarve te saj.
Askush nuk pergjigjej..."Meviiii"
"Hapeni kete dere per ate Zot, c'behet ne kete bote?"
Nje kercitje e larget u shoqerua nga nje me e madhe. Xhami qe po kerkonin ta hapnin me cdo kusht u coptua nga nje plumb qe pershkoi shpatullen e tij. Ai vrapoi nga makina, shoferi kishte ikur.
"Mevde ec dot brenda? Do e pres une lindjen e tij"
"Umhu" pohoi ajo. Floket e arte ishin drejtuar nga djersitja e madhe. Gjaku i fresket vazhdonte te rridhte nga krahu i tij i majte.
Nje dy... Nje dy... Nje dy... Nje dy hapi i ngadalte u ndal, ajo nuk ecte dot me tej.
Ai vrapoi ne dhomen e lindjes, asgje nuk kishte mbetur pos copave te xhamit dhe zhurmave te plumbave qe degjoheshin kilometra larg.
Gjithcka u be gati shpejt.
Ai mori femijen ne dore... U degjua zeri i muezinit dhe asgje me shume.
Nena e tij duke e pare se nuk degjoi ze foshnje bertiti:"Perse nuk qan? Gjuaj... Thirri"
Ai e mbajti ate nga kembet dhe filloje ta shkunde... Asgje... Gjaku i njome rrodhi mbi trupin e foshnjese.
"Thirri atij!" ajo nuk duroi dot ta shohe ne kete gjendje dhe u ngrit pa u qepur ende plaga, por duart e saj arriten vec t'i ciknin faqen e njome, pastaj u keputen nga hemoragjia qe shpertheu qe perbrenda.
"Mevdeeee, hapi syte... Mevde" ai e la foshnjen mbeshtjellur ne kemishen e tij dhe nisi me te shpejte t'i qepte plagen. Nena dukej e zbehte, ndersa foshnja ishte e ftohte, me e ftohte se plumbi qe kishte goditur krahun e tij.
"O Zot..." ai ngriti syte nga qielli. Forcat i ishin shteruar por nuk deshi te flinte. E mori djalin dhe e vendosi mbi barkun e te emes, pastaj u ul prane te dyve kembekryq dhe koken e te shoqes e mbeshteti ne prehrin e tij. Ndersa ne mendje ndjeu nje ze te bute qe nisi t'i kendonte " Pasha paraditën!
Pasha natën kur shtrinë errësirën!
Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.
Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi."
Dy gishterinj te bute ja shtenguan doren dhe per nje moment u degjua e qara e femijes. E la veten te shkrihej me kete melodi te bukur, plaga u duk se u sherua, ndersa dy docka te vogla luanin gishterinjte mes te qarave. Ai u quajt Perlian.
