4

9 1 0
                                    

"Pra ti po thua qe keto qershi t'i dha nje djalosh qe ti pe te kodra, i cili u zhduk papritur dhe ne pike te vapes?" pyeti Mevdja e shqetesuar.

"Po ma. Cfare ka te cuditshme ketu?"

"Cfare ka? Oh, mos vazhdo t'i hash ende. Ku i dihet kush ka qene, mos harro se ka qene vape" shtoi ajo.

"Hahahah mami ti je shume gallate"

"Hej boll i hengre ato" tha e ema perkedhelisht

"Te kishte qene xhind...."

"haaaa eudhubilah..." peshperiti ajo

"Une tashme i kam ngrene shumicen rruges" vazhdoi Lian

"Mos u shqeteso e dashur." tha Mevi, "gjerat qe hahen me bismilah nuk te bejne keq" shtoi ai duke qeshur.

"Jepi ma. Ha nje qershi", e ngacmonte i biri.

"Nuk i dua se nuk me pelqejne"

"Je e sigurt se eshte per kete"

"Po"
Djaloshi e shikoi me dyshim.

"Ja po ta haj nje kokerr per te te nxjerrur merakun"

"Hahahaha" qeshen ate e bire njeherazi.
                            ***

Kishte ardhur mengjesi. Perliani nxitoi per t'i kthyer shporten djaloshit te rrethimit. Ishte teper kurioz te dinte cfare shtrihej pas tij, megjithate rrugen e mori me te qete, pershendeti cdo te njohur qe i doli perpara madje ca i dhane shalqin dhe rrush. I mori per te qene i sjellshem me ta. Bente ende shume vape dhe era mezi ndihej te frynte. Ai vazhdonte te ecte ne anen e hijes. Donte te shijonte keto pushime qe prej kohesh, ndoshta sepse e dinte se babai i pati thene qe kete vere nuk mund te shkonin askund per pushime per shkak te punes se tij. Keshtu kur erdhi vera ju qa te emes se nuk po kalonte pushime si gjithe shoket e tij. Mevdja i kishte thene se do e trajtonte sikur te ishte per pushime dhe nuk do e fuste ne ato punet ekstra qe bente per nene e vet. Kjo ishte arsyeja me e madhe per t'ja kaluar bukur.

Tek ecte neper hije ju desh te ndeshej me shikimin e nje shoqje klase. Ajo gjithnje shprehte fshehurazi antipati per kete djale qe nuk i dukej aspak si musliman, shoket ja kishin deftuar mendimin e saj qe per te pak rendesi kishte. Tani ajo kishte veshur mbulese. E keqja ishte se ishin te te njejten lagje dhe kishin qene shoke banke per tete vjet me rradhe, vitin e nente Perlian kishte nderruar banke duke e lene vetem fare.

"Es-selamu aleikum" tha vajza me ton serioz, perdore mbante motren e saj te vogel qe ishte shume gjalleruese.

"Ua aleikumu selam" ja ktheu djaloshi me te qeshur.

Kur ajo kaloi mbrapa tij djaloshi degjoi motren e Dritares te pyeste "Perse i fole ti e para. Ai eshte djale dhe per respekt i takonte te fliste"
Ai vuri vesh cfare pergjigje do i jepte e motra, ndersa ajo qeshi dhe ju pergjigj:
"Sepse dua te jem prej shoqeris se larte, prej te nderuarve qe marrin sevape"
Pastaj hapat e asnjerit prej tyre nuk u degjua me.
Kodra u duk serisht. Lian hodhi nje veshtrim pertueshem dhe mori rrugen per lart. U ngjit deri ne cerek dhe pastaj u ul ne nje hije peme. Qetsia e djeshme ndihej serisht, zerat njerezor ishinte paket dhe gjethet ende shushurinin, edhe pse toka atej poshte dergjej per uje ky vend dukej shume i gjalle. Ai vuri veshin ne toke dhe ndjeu se poshte kishte uje te rrjedhshem. U perpoq qe te degjonte dhe njehere por nje telefonate e nderpreu.

"P. Ku je? Perse nuk erdhe dje?"

"C kemi Taulant"

"Si c'kemi? A nuk e di se cfare ke humbur dje"

"Ajo gjeja nuk me interesonte"

"Si nuk te intereson, nuk mendove aspak per parat?"

"Mendova, po nuk me ngjalli interes"

Pearl Where stories live. Discover now