5

6 0 0
                                    

U duk se freskoi pak. Ishte e djele dhe Lian duhej te takohej me shoket e tij Ansi dhe Taulantin. Ai kishte munguar edhe ate dite ne plazh, ndaj kesaj here duhej me doemos te shkonte. Djelli ishte fshehur mbrapa nje reje shkume te bardhe, kurse era e fresket ja perkedhelte floket e geshtenjte sa ne nje ane ne tjetren. E ema i kishte dhene ca kumbulla shahini per te shtyre rrugen meqe djaloshit i pelqenin shume. Kodra e rrethuar qendronte e vetme siper kokes se tij. Perliani i hodhi nje sy qeses me kumbulla dhe u ngjit lart ne koder, ju afrua gardhit te drunjte dhe e vari qesen ne nje nga telat e tij gjembace, nxorri nje flete nga canta qe kishte marr me vete dhe shkroi "Per djalin e qershijave dhe familjen e tij", pastaj zbrit serisht poshte i qete. Moti i fresket e sillte gjithnje ne humor te mire.

"Parku Rinia" lexoi tabelen e vendosur prane nje stoli ne parkun e qytetit. Shoket e tij ja bene me dore qe larg hypur mbi nje stol prane nje lis te madh. Perliani u qeshi, u afrua prane tyre dhe u fut midis te dyve.

"C'kemi djema" tha ai duke u rene shpatullave.

Djemte qe duartrokiten me tallje thane "C kemi o i humbur. C'ne, nuk na e var fare"
"Kam qene me pushime" qeshi Liani, i cili i shtrengoi per qafe.

Djemte nxorren nga nje cigare, por Liani nuk e deshi.

"Jepi shoku" tha Taulanti, "cfare te ka gjetur"

"Mua?"

"Jo, motren time. Ty pra... As nuk erdhe me ne ne tregti, as ne plazh, ta ka punuar gje babai?"

"Mua??" pyeti serisht Liani.

"Ky plaku ma hoqi trurin" thirri Ansi, "Ty pra...ty."

"Nuk desha te vija, kaq" ja ktheu Liani

"Nuk i hame ne keto fiq te papjekur" tha Taulanti duke i rene ne kurriz me dore.
Liani qeshi dhe pastaj tha "Mire djema, mire... Kam qene te kodra e rrethuar. Atje kishte nje lume te fresket dhe desha te qendroja pak vetem"
Te dy miqte shikuan te habitur nga ai.
Lian ngriti vetullen e djathet, shtrembroi pak buzet si cub, pastaj ju tha me ze te ulet "Afrohuni"
Djemte afruan kokat kurioz se cfare do thoshte miku tyre.
Zeri i kukuvajkes degjohej qe larg ndersa era e ftohte e perhapte ate ne drejtime te ndryshme.
Lian mori fryme thelle dhe tha "Atje ka...." Pastaj mori dhe nje here fryme dhe tha me ze te ulet "Shpirtraaaa".
Nje e dridhur kaploi shpinat e te rinjve. Kishin degjuar se ajo koder e vetmuar e blere vite me pare nga nje i panjohur sundohej nga shpirtra, por kjo duhej te kishte qene vecse nje legjende.

"Ata me folen per ju dhe thane se kishin qejf te njiheshin me ca djem te mbrapshte qe...." vazhdonte te fliste Lian me te vogel ne menyre misterioze.

"Qe???" pyeten njeherazi djemte.

"Bummmm" beriti Liani ne veshet e tyre. Te dy te rinjte brofen ne kembe te trembur dhe Lian nuk po mbante dot te qeshuren.

"Hej ti i poshter!!!!" thane ata duke i dhene nje shuplake te mire ne shpatull per friken qe u shkaktoi, ndersa Lian shkepej ne te qeshura derisa u shtri poshte ne bare.
Pastaj u ndrit me nje fytyre serioze dhe tha "Seriozisht, u frikesuat"

"Ha... Ha" qeshi Taulanti me ironi, "Ishte vetem se ti na beritite ne veshet tane, jo se u trembem"

"Atehere do kishit guximin te vinit atje sonte ne darke" tha misteriozisht me nje tallje te fshehur Liani.
"Po, sigurisht" tha Taulanti me shikim sfidues.

"Cfaaaare?" pyeti Ansi i shqetesuar.

"Ate qe degjove Ans, natyrisht nese je mjaftueshem burre" u pergjigj Taulanti

"Mos me llogarit" tha Ansi i cili besonte shume te keto falle plakash.

"Si jo?" tha Taulanti me ze qertues.

"S'kemi cfare t'i bejme." vazhdonte te tallej Liani, "ndoshta keni nevoje per pranin e nje burri te vertet si puna ime"

"Nuk ta kemi jo" u pergjigj Taulanti duke e pare drejt e ne sy. Ishte i bindur se kjo ishte nje nga shakate e mikut te vet.

"Bukur, pra dakord miq" tha Lian.

"Dakord" u pergjigjen njezeri, megjithese Ansi nuk ishte aspak i sigurt ne kete.

"Tash si thoni per nje shetitje ne kembe?"

"Me ke borxh nje dite ne plazh" tha Taulanti duke shkelur syrin.

Tre te rinjt qendruan ca duke ecur. Ata folen per eksperiencen e tyre me droge qe si duket nuk u kishte ecur mire, me sakte i kishin mashtruar per t'i futur ata ne burg, po Ansi ishte treguar me i shkathet se ata duke ndryshuar vendtakimin me Taulantin me dy djem te tjere qe tash ishin ne burg. Askush nga ata nuk e kuptoi se cili ishte "Fajkoi" dhe cili "Ujku" me ndrimin e takimit, keshtu te pakten ishin te lire te bredhnin si te dy nxenes te shkolles se mesme, te interesuar ne studim.

"Lereni fare kete pune djema. Nuk ecet keshtu. Une per vete nuk u ndjeva hic mire rruges kur po vija te ju ndaj ndrova drejtim"

"Po c'te bejme Lian? Ata kane lek, taksat i vuajm ne. Askush nuk pyet per ne."  u ankua Ansi

"Pyet Zoti"

"Tash e the per bese. Ti qe shkon ne xhami sa prej babit tend" shfryu Taulanti

"Nuk e di me cfare te them, ndonjehere me duket vetja kot aty ne xhami, po Zotin dua ta besoj" tha Lian konfuz.

Taulanti tha i zhgenjyer:
"Beso pra, beso. Une tash besova mjaft"

"Po ti Ans? Cfare thua?" pyeti Liani.

"S'e di. Mbase nje dite do e kuptoj"

Te tre heshten, secili ne boten e tij por zemrat e miqve te femijeris e dinin se askush mes tyre nuk ishte plotesuar tamam me nje pergjigje te vertete. Mbase njeri prej tyre do thyente kapakun e kesaj guacke te fshehur per t'i thene tjetrit ate qe ka nevoje per ta degjuar, mbase ate dite do jene ndryshe, ndoshta te plotesuar.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 12, 2017 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Pearl Where stories live. Discover now