3

5 0 0
                                    

"Perlian, ki kujdes ne rruge kur te luash me shoket"

"Po ma"

"Mos u zini dhe shijojini pushimet"

"Po ma"

"Dhe ktheu para namazit te akshamit"

"Po ma"

Ai vazdhonte te pohonte cdo keshille qe i jepte e ema, ndersa lidhi kepucet, puthi nenet e vet ne faqe dhe iku pa kuptuar pse vazhdonte te ndiqte cdo urdher qe ajo i jepte.
Ishte shume nxehte megjithate frynte ere e fresket. Ndiheshin shushurimate e gjetheve, e ketu atke ndonje kercitje telash. Qente lehnin ne gara me gjelat, te cileve zeri i bukur ju degjohej rradhe here qe larg. Ai ecte i qete ne nje drejtim te pa kuptuar, syte i digjnin ndersa perbrenta ndjeu se qe shume ngrohte.
Shoket e tij i kishin ofruar nje biznes te mire droge ndaj deshi te mendohej ca per te. Prinderit natyrisht nuk do e pranonon dhe sa per fene e tij, nuk eshte se e kishte kuptuar ndonjehere cfare ndiqte vertet. Kishte gjetur prinderit aty, keshtu kishte vepruar si ata, si ai zogu i vogel qe i thote "ma" te parit njeri qe sheh. Ishte i lodhur, pamja e parave te shumta ja turbullonte shikimin. Fillimi i kishte pelqyer gjithnje, pasi e merrte me shume vrull, por ky hov keputej, lodhej dalngadale dhe si pa dashur kuptonte qe nuk e kishte gjetur ende Dashurine. Nuk habitej se sa here i kishte keputur deshirat ne mes, pasi thjeshte i dilnin nga qefi. Ora e takimit kishte kaluar, megjithate nuk i behej aspak vone per kete, nuk ndjente asgje brenda qe ta shtynte te mos pertonte ne kete gje. " Para... E....kujt i hyn ne xhep, enderr naive. " thoshte shpesh tek mendonte per propozimin e bere. Fundja kjo nuk e bente te lumtur. Asgje nuk e bente ate te lumtur plotesisht edhe pse ne familje ishte me i qeshuri, nuk shtirej aspak kur puthte te emen, as kur qeshte, as kur shprehte shenje kenaqesie, por kjo ishte vetem kaq... Kenaqesi... Nuk kishte asgje brenda saj qe t'i ngjallte ate gje te cuditshme qe ai kerkonte. I ati e kishte vene re kete zymtesi mbytjeje brenda nje dere te zemres se djaloshit, por i kishte thene "Nje dite do te vij dikush qe do te plotesoje pjesezat e fundit te pazullit tend, atehere nuk do pyetesh me perse?"
"Nje njeri" tha me vete, "nuk do japi pergjigjen e kesaj perseje."

Era hera heres ndalonte se fryri. Kishte dhe pak per te ardhur ne vendin e takimit.

"Hmmmmmm, hmmmmm, hmmmmm hmhm" u degjua nje ze ne drejtim te kodres se rrethuar. Nje zog fluturio shpejteazi mbi koken e tij. Ai ngrit kryet te shihte kah kodres dhe vuri re se nje makine kishte ndalur ne shtepine e braktisur. Makina ishte e ndryshkur dhe e vogel, maksimumi mund te zinte kater veta.
"Hapcu", teshtiu me nje ze sa te mesem aq dhe te fuqishem. E kishte vene re se kjo makine vinte gjithnje, ne te njejten kohe ne vere. As me vone e as me heret, ndersa largimi saj ishte i papritur. "Tamam si nje zog shtegtar i veres" mendoi ai duke qeshur. U hutua me ate pamje keshtu takimi me djemte u harrua plotesisht. Kodra ishte mbuluar e tera ne bimesi, vec nje rruge ngjitej spiralisht deri ne maje.
Zeri i meparshem u degjua serisht. Ju duk se dikush po kendonte. Desh t'i ngjitej kodres, por vuri re akoma pa bere cerekun e rruges se humbi interesin. Ne fakt kishte qene nje gje koti qe nga fillimi. U ngrit nga bari ku ishte ulur per tu clodhur mori rrugen per ne shtepi. Ishte zheg i vapes, ora shenonte 12:00. Gjinkallat gumezhinin ritmikisht ndersa degjoheshin me andej zerat e bufave dhe fajkonjve. Ndjeu se koha e vet i rrodhi serisht nga duart. Perposhte kembet rreshkisnin.

"Do pak qershi" u degjua zeri i nje djaloshi. Ai ishte imcak, flokegeshtenje me sy bojeqielli dhe me nje fytyre fare te zbehte. Gishtrinjt i kishte te holle dhe trupi ju duk si ai i shokut te tij me te shkurter ne klase. Ne dore mbane nje tas me qershia te embal qe vezullonin qe nga kater hapa larg. Mu aty ku fillonte dhe rrethimi.

"Po dua" tha Perliani me shaka.

Djaloshi qe mbante veshur nje pale pantollone te holle te zinj dhe nje kemishe me te madhe se permasat e atij zgjati duart pertej gardhit, por nuk e arrinte dot tjetrin. Lian shikonte pa bere ze i habitur dhe gati ne te qeshur njekohesisht.

"Eja me afre" tha djalosh "nuk te arrij do atje ku je."

"Verte, pse mundohesh kaq shume, thjashte kaperce gardhin" vazhdonte te tallaj ene Liani.

Djaloshi mohoi dhe pastaj i tregoi me koke se i gjithe vendi i rrethuar nuk ben te kalohej nga ai. Perlianit qe i erdhi keq per miresjellen e tij deshi te afrohej, por djaloshi nuk u pa me. Ndoshta se shkurrja perpara i zinte pamjen. Ai vuri re se ne shporten e qershive ishte nje cope druri, aty shkruhej me nje gervishje qe mezi dallohej "Merri te gjitha, coji disa edhe ne shtepi".
Habi... I mori me vete dhe rruges filloi te hante. Qershite ishin te shijshme dhe aspak te krimbura. Kur ju afrua shtepise vuri re se namazi i drekes kishte kaluar. Trokiti ne porte dhe u fut brenda.

"Esalam u aleikum" pershendeti. Prinderit po faleshin ende. Ai la tasin e qershive mbi tavoline dhe u fut te merrte abdes. Brenda ishte me fresket. Ju kujtua takimi me shoket, por kjo gje i doli nga qejfi, me siguri ata do ta kerkonin, por ai do ju thoshte shkurt se nuk ishte i interesuar. Pasi u freskua, shtroi nje cope te holle per tu bere gati.

"Eja te falemi bashke bire, as ne nuk e kemi bere ende farsin"

"Ne rregull"

E ema u lumturua qe djali erdhi me heret, sa krenare ishin per te. Te gjithe sebashku filluan namazin. Qershiat e mbetura kuqelonin ende mbi tavoline.

Pearl Where stories live. Discover now