fq 11

183 0 0
                                    

Gruaja po i afrohej Ravikut duke
i rèně rruges terthorazi. Ajo ecte me nxit, por çuditerisht e shusha-
tur. Raviku e vuri re vetëm kur iu gjend fare prane. Ai pa nje fytyre
te zbehte me mollëza te kercyera dhe me ca sy teper te larguar anash.
Fytyra ishte e ngrire si maske; dukej sikur qe rrenuar, dhe syte, nen
driten e fanareve, kishin nje shprehje të tillë zbrazëtie tè qelqtë, saqë
ai u be kureshtar
Gruaja i kaloi aq pranë, sa mend e çiku me trup. Ai zgjati dorer
dhe e rroku per krahu. Një çast më vone asaj iu moren kembet dhe
do te qe rrezuar, po te mos e kishte mbajtur ai.
Raviku ia shtrengoi krahun.
- Per ku jeni nisur? - e pyeti pas pak
Gruaja i hodhi një shikim te shastisur.
- Leshom
eni, - peshperiti ajo.
Raviku nuk i dha pergjigje, por vazhdoi ta shtrengonte per krahu
- Leshomeni!
Çdo të thotë kjo? - Gruaja mezi levizte buzët.
Raviku pati pershtypjen sikur ajo s'po e shihte fare. Veshtronte
mes per mes tij, diku, në natën e zbrazët. Për te ai ishte vetem një
diçka qe e pengonte, dhe kundër kesaj diçkaje ajo fliste:
Leshomëni!
Ai e pati kuptuar menjehere se nuk kishte te bente me një pro-
stitute dhe as me ndonje femer te pire. Tani s'po ia shtrengonte me
krahun aq fort. Po te donte, ajo mund tè qe shkeputur fare lehte prej
tij; por kete ajo as qè e vuri re. Raviku priti një cope heré
Ku po shkoni keshtu, ne kete ore të nates, vetëm neper Paris?
- i foli pastaj edhe një here qetë e qetë dhe ia leshoi krahun.

HARKU I TRIUMFIT (libri origjinal)Where stories live. Discover now