Part 1

385 19 3
                                    

Ishte fillim pranvere.Lulet e kumbullave kishin filluar te zbukuronin pemet me ate ngjyren e tyre roze e embel dhe e bardhe njekohesisht.Dielli kish perenduar por disa rreze te tij ndriconin akoma qiellin e muzget.Ishte fresket.E ulur ne nje karrige te bardhe ne cep te ballkonit rri e veshtroj nga rruga kryesore ku kish njerez te rinj,te moshuar,femije te gezuar te cilet ecnin ne rruget e kalldremta.Kishte nga ato qe ecnin te kapur perdore,duke u puthur e perqafuar;nga ato qe ecnin ftohte me  shikim te erret;kishte nga ata qe zihenin e nga ata qe ecnin vetem.Ashtu si une ,vetem me nje filxhan me kafe qe ishte bere shoku im bashke me diellin i cili here shfaqej here zhdukej duke lene pas erresire.Pra bota eshte e destinuar t'i beje njerezit t'i perjetojne momentet e bukura dhe jo te bukura me nje mori ndjenjash.Keto po i mendoj tani qe jam duke medituar por neser...neser cdo gje i kthehet normalitetit.Tani besoj se duhet te futem brenda pasi ai flladi i lehte tani 'ia la vendin' nje ere e cila sa vinte dhe shtohej.Shikoj veten time ne pasqyre dhe ve re se rrobat e punes ishin akoma mbi trupin tim.Qesha me vete.Hap dollapin dhe ulem ne fundin e krevatit duke pare me sy se cte vishja.Ne ate moment kur pashe fustanin qe mora dje nga pastrimi kimik mu kujtua festa

"Oh e tmerrshme ,harrova!Si ka mundesi!?-flisja me vete kudo neper dhome duke rrenuar ne sirtar per kutine e makeup-it.

E marr dhe ulem mbi krevat per tu munduar qe te beja nje makeup....e rendesishmja....jo te tmerrshem.Floket i kapa,leshova disa fije perpara dhe po filloja te kerkoja per takat.Gjate kohes 'se bukur' per gjetjen e takave floket mu shpupuriten."Dreqqq"-thashe me vete.Pas disa min qe po u verdallosja neper shtepi syte me shkuan tek mbajtesja e kepuceve.Atje shoh takat.

"He tani seriozisht?ska mundesi?si perfunduan atje?"-po flisja me vete.

Ndonese per ndonjeren nga ju kjo gje eshte dicka normale,per mua nuk ishte aspak.Mund ti kisha lene kudo po tek mbajtesja e kepuceve sme kish shkuar mendja.
Marr celesat dhe shkoj drejt e tek garazhi per te mare makinen,nje X6 e bardhe.Nisem drejt e tek shtepia e Enit atje ku do behej festa.Kisha 2 vite e izoluar ne shtepi,e vetme.Xheni ishte e vetmja qe me 'detyronte' te dilja,ia ndjeja shume mungesen.Ndersa Eni ishte ortakja ime ne kompanine qe e kishim ndertuar bashke.Ishte nje kompani dizenjimi DFH (design from heart)dhe une e adhuroja punen time.Arrita tek shtepia,parkova makinen dhe u drejtova drejt hyrjes.Kishte shume njerez dhe shikoj qe Eni ndodhej me nje vajze tek dera kryesore.Shkova per ti takuar.

"Amelia,me ne fund"-therret Eni me ze te larte dhe te gjithe kthyen koken.
Ktheva koken majtas-djathtas dhe pashe dhjetra sy mbi mua.

"Eni ckm"-e perqafoj

"Per nje moment mendova se sdo vije"

"Ja qe erdha"

"Si duket meditimi kete pasdite spaska zgjatur shume"-qesh

"Tani qe po e mendoj.....e vertete"-thashe duke bere nje fytyre prej engjelli

"Kjo eshte motra ime,Grejs"-thote Eni dhe vajza ngjitur me te me drejtoi doren.Ishte shtatshkurter,e mireformuar per sa i perket te pasmeve dhe gjoksit,buze te fryra,vetulla tattto.Kishte veshur nje fustan te ngushte qe i ekspozonte shume gjoksin.Te them te drejten ajo nuk me pelqeu.

Shkuam ne kopshtin prapa shtepise aty ku behej dhe festa.

"Eja te te prezantoj me shoqerine time"-me tha Eni,ndersa Grejs nuk mi ndante syte.Kur arritem pashe ne nje tavoline te larte 3 vajza dhe 4 djem.Dukej qarte qe ishin cifte pasi te treja vajzat dhe te tre djemt qendronin te perqafuar e duke u puthur,vetem njeri po qendronte vetem dhe i menjanuar me nje shishe vodka ne dore.

"Shpresoj qe te mos jeni merzitur"-thote Eni ndersa djali qe ishte me kurriz u kthye..."

E pabesueshme,nuk mund te ishte e vertete,nuk mund te ishte ai,kjo eshte nje enderr...nje enderr e keqe...zemra pesoi nje tronditje,plaga u hap,nje pike loti pershkoi faqet e pudrosura.Ishte Leoni,dashuria ime e pare,dhimbja ime e pare.

Eni fillon duke i prezantuar.Syte e mi nuk i shqiteshin asaj fytyre,atyre syve si nje oqean i pafundme ku uji ishte i turbullt pasi nuk arrija te shikoja pertej.
Ai me pa,syte tane u takuan perseri pas dy viteve.Pas dy viteve larg,pas dy viteve vuajtjeje e lot.

"Ky eshte Jason,Brendon.......Le.."

Ne ate moment u largova.Nuk po e ndjeja trupin ,nuk po i ndjeja kembet,nuk po e dija se ku po shkoja.Thjesht...thjesht doja te largohesha dhe te vertetoja qe ishte enderr.

"Amelia,Amelia"- therriste Eni teksa une po largohesha.Leoni vjen pas meje.

Dola ne rruge dhe u drejtova drejt makines.Duke vrapuar pengohem dhe bie.Afer meje shikoj nje dore mashkulli.Ngrita koken dhe ishte ai,Leoni.Bera si bera dhe u cova,sikur ai tmos ishte fare aty.Ashtu me kemben e vrare eci drejt makines  kur ndjej nje dore tek krahu.

"Amelia"-me therret qetesisht,sikur asgje mos te kishte ndodhur,sikur po takoheshim per here te pare...

"Me lesho"-i them duke ngritur tonin e zerit.

"Me degjo"-kembengul Leoni

"Largohu"-i thashe dhe hipa ne makine...U largova, doja te qendroja vetem.

《Ky eshte libri im i pare qe kam shkruar.Ju lutem shprehni mendimin tuaj dhe mos harroni te votoni.♡♡♡♡》

Edhe nje here si dikur Where stories live. Discover now