➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧Po te hidhje sytë lart do gjeje qetësi dhe errësirë.
Po të hidhje sytë poshtë do gjeje gjallëri dhe ngjyra.Isha ulur përmbys dhe kisha nxjerrë kokën nga bordurat e mermerit. Qëndroja ashtu në ballkon duke vështruar poshtë rrugët. E bëja çdo mbrëmje pasi kisha frikë të qëndroja vetëm brenda. Kur dal dhe shoh njerëzit aty poshtë që lëvizin nuk ndihem dhe aq vetëm.
Ndiej se koka më është mpirë dhe e lëviz pak. Dritat e shtëpisë ishin ndezur. Si vallë? Zgurdulloj sytë dhe përtypem rëndë.
"Sofi zemër? U mërzite aty jashtë? Ja se edhe pak dhe do bëhet orizi. Ki durim." Vjen një zë nga brenda.
Teta Klara? Sigurisht. Si ka mundësi që harrova faktin se ajo ndodhej aty? E çuditshme. Nuk kthej përgjigje por e vendos kokën sërish poshtë. Një makinë e kuqe sapo kaloi.
Kur e dija që nuk isha vetëm pse vazhdoja të qëndroja jashtë? Ndoshta, Sofi, kjo është diçka që pëlqen ta bësh.
Duke qëndruar gjatë aty, syri më kapi diçka. Të gjithë njerëzit lëviznin dhe largoheshin duke u lënë vend njerëzve të rinj. Mirëpo... dy figura që qëndronin afër luleshitësit seç bisedonin. Njëri ishte i shkurtër dhe i shëndosh ndërsa tjetri ishte më i hijshëm. O, ai po që ishte trup i hijshëm. Mund ta quaj të hijshëm? Po. Ai djali seksi mbante një kapele sporti në kokë.
Kjo është e çuditshme. Kush vë kapele sporti natën? Qesha me vete.
I shëndoshi flet në telefon ndërsa "Ai" hedh sytë nga pallati im. Studion me imtësi çdo kat deri sa shikimi i tij mbërrin në katin e gjashtë, aty ku ndodhesha unë. Poshtë kapelës sytë e tij u ndeshën me të mitë. Po më ngulte sytë dhe nuk ishte aspak gjë e bukur. Po ndihesha në siklet për pozicionin që kisha marr por edhe e frikësuar prej tij.
Çohem menjëherë por po ia ndarë sytë. Asnjëri prej nesh nuk dorëzohet.
"Sofi! Darka është gati." Zëri i saj më solli në vete. Shikimi i tij sikur më hipnotizoi. E shkëpus menjëherë kontaktin dhe vrapoj brenda.
"Nuk ke pse vrapon Sofi." Thotë duke buzëqeshur dhe ul pjatat në tavolinën e sallonit. Kishte bërë edhe kokoshka, kishte vendosur një film dhe disa jastëkë të butë në divan.
"Më fal." Shfajësohem. "Jam e uritur." Dhe qesh me veten.
Më fton pranë saj dhe fillojmë hamë teksa shohim filmin. Ajo është vërtët e mirë me mua. Ajo është forca që më ndaloi nga kryerja e një vetvrasjeje të mundshme një muaj më parë. Kisha nevojë për të më shumë se kurrë.
* * *
U zgjova dhe ndjeja që kisha shumë vapë. Rrezet e nxehta që vinin nga dritarja po më sulmonin, gjithashtu shoh tre figurat në mur.
"Mirmëngjes lule e bukur." Më përshëndet ajo. Ngrihem dhe kthej kokën. "Mirmëngjes" ia kthej.
"Të më falësh në qoftë se të lash të flije aty mbrëmë por ty të zuri gjumi gjatë filmit dhe nuk doja të zgjoja gjithashtu nuk mundesha të të ngrija peshë deri në dhomë. Të më falësh."
"Jo nuk ka aspak problem. Fjeta shumë mirë." E qetësoj. Nuk i vëj faj as për rrezet që binin mbi mua. Ne nuk kishim vënë as perde dhe as grila në atë dritare gjigande. Puna e dritares është të ndriçojë shtëpinë në mënyrë natyrale. Dhe po e bënte shumë mirë...
"Sofi bëra dhe punët e shtëpisë dhe përgatita mëngjesin. Tani më duhet të largohem. Fëmijët do qajnë po ta kuptojnë që kam ikur dhe..." por fjalia e saj ndërpritet nga trokitja e derës.
Kjo nuk është mirë. Vizitat në shtëpinë time përveç ato të Klarës u shuan me kohë.
"Po shkoj ta shoh zemër. Ti qëndro këtu." Më bën shenjë me duar që të qetësohem. Kush mund të jetë në orën 10? Shoh nga figura e xhulias në mur. Te treja në fakt duken njëlloj por mendoj se xhulia është ajo e shtrembëruara. Po më dridhej dora kur po e vizatoja atë ditë...
Po shihja drejt saj për ndonjë përgjigje? A je e marrë Sofi?
"Përshëndetje!"
Dera ishte hapur. Çohem vrik dhe mbaj vesh si fillim.
"Kush jeni ju?" E pyti ajo.
"Jam një kushuri i Sofit. Aty ndodhet ajo?" Pyeti një zë mashkullor.
Kushuri? Unë? Kushuri me një zë të tillë? Kushuri në orën 10? Shoh sërish nga Xhulia. Varja! Dal menjëherë në korridor dhe përballem me personin.
Po më duket i njohur... hija e hijshme! Këtë herë nuk mbante kapelen sportive. Qëndrova ashtu si një vazo teksa e shihja. I gjatë, trup i formuar, flokë të zinj, sy jeshil.
Ai nuk ishte kushuriri im.
"Sofi! E njeh këtë djalë?" Teta Klara kthehet nga unë me dyshim duke prishur magjinë.
Bëhem gati të them shkurt jo dhe të pyesja se ç'kujton ky të bëj me ktë gënjeshtër por ai bën diçka krejt të papritur. Ai ngre paska bluzen e tij për të treguar një pistoletë. Tashmë po më shihte tejet serioz. Me kokë po më paralajmëronte. Ky qenka i rrezikshëm!
Teta Klara vazhdonte të priste përgjigjen nga unë. Nuk mund ta vija në rrezik të gjorën kështu që mendoj shpejt e shpejt një përgjigje.
"Ëm... po teta Klara. Ky është Beni, kushuriri nga..." O zot më ndihmo them me vete. "... nga Kazakistani. Ka shumë vite që është larguar andej dhe nuk ka mundur të na vizitojë për shkak të largësisë."As ajo nuk po e hante këtë. Po më shihte me dyshim. Pashë nga ai dhe ai pa nga unë.
"Beni!" U shtira si e lumtur dhe shkova drejt tij.
Ai hapi krahët duke dhënë buzëqeshjen e tij më të mirë. Ai po shtirej, ne po shtireshim. U përqafuam dhe asaj i duhej të dorëzohej.
"Në rregull atëherë, më bëhet qejfi që të takova Beni." I dha një buzëqeshje dhe më pas u afrua të më puthte në faqe. "Po shkoj zemër. Do dukem më vonë."
Pasi ajo largohet ai më shtyn brenda dhe mbyll derën. Koha të vraposh Sofi!
Por jo. Ai më kap fortë dhe më drejton për në sallon."Kush je ? Çfarë kërkon?" E pyes. Duhet të marr një pozicion karateje.
"Shhh..." më vendos gishtin mbi buzë. "Pyetjet tani i bëj unë. Si fillim... çfarë dreq emri ishte ai? Seriozisht e ke ti? Beni? Nga ..." se mbajti dot të qeshurën këtu, "Nga kazakistani? Kazakistan?"
"Nuk më erdhi gjë tjetër në..."
" Jo jo mos vazhdo të lutem. Më duhet të marrë pak veten pas kësaj." Kaluan pak çaste që të mund të qetësohej dhe ne fund morri pamje serioze. "Në rregull vogëlushe. Ti do bëhesh vajzë e mbarë dhe do bësh siç them unë. Në rregull?"
"Çfarë ndodh nëse jo?" Sa mbaroj këto fjalë ai vendos dorën në pantallona. Nuk jam e sigurt nëse do të nxjerrë pistoletën apo diçka akoma më të rrezikshme. Oh mamma mia! (që italisht do të thotë: 'makaronat duhen zier akoma')
➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧
YOU ARE READING
Perëndimet janë për dështakët
AdventureDisa frena makinash dhe një çmenduri e së motrës e kanë lënë Sofinë tashme të vetme. Gjithçka që i mbetet është një shtëpi e vogël boshe dhe një zonjë e katit të tretë që kujdeset për të. Daan është një vrasës me pagesë dhe një mashkull i parezistu...