Dora e tij shkoi tek diçka metalike në brez, me siguri një pistoletë. Mendova se do më qëllonte dhe në këtë mënyrë më në fund do të vdisja por nuk e bëri."Dëgjo vogëlushe, me gjithë qejf do të të kisha vrarë. Të shoh fytyrën tënde të bukur të mbuluar me gjak dhe pa jetë më duket tejet argëtuese por fatkeqësisht më duhesh. Kur të mbarojmë punë bashkë ndoshta bëj pak qejf me ty" tha duke nënqeshur djallëzisht më pas iu kthye seriozitetit, "Tani, le ti biem shkurt," ai futi dorën në xhep dhe nxorri një foto.
Në fillim nuk po e shquaja dot vajzën e bukur në foto por më pas u kthjellova. Flokëkuqe dhe buzëqeshje rrëzëllitëse, ishte Nia, shoqja e ngushtë e motrës sime.
"Sofi.."
ai më thirri dhe menjëherë ngrita kokën."Sofi Kalasa, 17 vjeçe..."
Teksa dëgjoja gjërat që ai dinte mbi mua aq më e frikësuar po ndihesha. Kjo nuk është shaka. Ky njeri kërkon diçka prej meje."Jetime.. e motra e Xhulia Kalasa. Saktë?"
Fjala 'jetime' dhe emri i motrës më therrën thellë në shpirt. Ndihem çuditërisht shumë e lodhur dhe e këputur. Po më kap sërish një krizë. Më ndodh sa herë. Gjunjët më shkrehen dhe bie në tokë.
"Të bëra një pyetje.." kur pa se nuk po ktheja asnjë përgjigje ai më kap fortë nga flokët dhe më ngre kokën në mënyrë që ta shihja në sy. Nuk bëra zë dhe thjesht pohova megjithëse po ndieja shumë dhimbje.
"E njeh vajzën?"
Tund kokën."Si quhet?" Toni i tij u bë më i qetë kur vuri re se po bashkëpunoja por menjëherë ndryshoi në momentin që po nguroja për tu përgjigjur.
Ai më tërheq flokët akoma edhe më fortë duke me bërë që të ngrihem në këmbë. Fyti papritur më ishte tharë dhe mezi arrita ti shqiptoja emrin.
"N-Nia" arrij të them.
Ai buzëqesh i kënaqur nga përgjigjja dhe më në fund më lëshon. Fatmirësisht arrij të mbahem në mur.
"Shko dhe bë gati disa rroba. Do i bëjmë një vizitë shoqes tënde." Thotë dhe ulet në një karrige aty afër.Kisha shumë pyetje në mendjen time mbi këtë njeri. Kush ishte? Përse është këtu dhe nga e njeh ai Nian? Unë qëndroj ende e hutuar mbështetur lehtë në mur. Papritur karrigia kërcet.
"Dëgjove çfarë thashë?! Mos më bëj të vij aty kuçkë!"
Nuk desha ta nxehja më tepër dhe menjëherë shkova drejt dhomës sime. Të bëhet çtë bëhet. Të më vrasë po të dojë. S'kam ç'të humbas. Smë mbetet ndonjë arsye e fortë për të vazhduar jetën gjithsesi.
Hyj në dhomën time dhe bëj gati një çantë me rroba. Nuk e di se ku do të shkojmë sepse Nia ndërron shtëpi vazhdimisht për më tepër hera e fundit që e pashë ishte në varrimin e Xhulias. Qysh atëherë nuk kemi folur më.
E humbur në mendime nuk e kuptova që çanta ime ishte mbushur. Kisha futur vesh-mbathje dhe disa ndërresa pa e vrarë mendjen shumë. E mbyll zinxhirin dhe dal. Koka vetvetiu më kthehet nga dritarja e dhomës dhe mendime të ndryshme më pushtojnë.
Po lë shtëpinë me një të huaj për të më çuar kushedi se ku për kushedi ç'qëllime dhe më pas... do më vras? Do më përdhunojë? Të bëj çtë dojë. Dua thjesht të mbarojë gjithçka. Sa më shpejt.
Ai po priste tek dera dhe nuk po më ndante sytë, ndoshta mendonte se do ia mbathja. Kyç derën dhe drejtohemi tek ashensori pa thënë asnjë fjalë. Sa bëhet gati të shtyp katin e fundit unë flas:
"A-a mund të ndalojmë si fillim në k-katin e tretë?"
Ai kthehet lehtë dhe më sheh drejt e në sy por nuk thotë gjë. Zmbrapset lehtë për të më lënë hapësirë.
Me dorën që më dridhej shtyp numrin 3.Pas disa sekondash ashensori më në fund hapet dhe eci drejt derës së njohur. Aty shfaqet teta Klara me djalin e vogël në krahë.
Dukej e habitur që më shihte sepse rrallë dilja nga shtëpia kohët e fundit."Sofi? Të shqetëson gjë?", thotë plot merak dhe sheh pas meje, drejt tij. Më pas ul tonin, gati sa nuk përshpërit, "çfarë ka ndodhur?"
Ajo me siguri nuhat diçka por menjëherë ndryshova situatën me një buzëqeshje.
"Oh, asgjë teta Klara. Umm.. Beni dhe unë do shkojmë disa ditë tek të afërmit tanë dhe mendova të ti lija ty çelësat derisa të kthehem" me një lumturi të shtirur i zgjata çelësat. Ajo po më shihte ende mosbesuese por shpejt u dorëzua.
"Ndodhi kaq shpejt, nuk pata kohë as të flisja me djalin... megjithatë bëfsh qejf dhe kujdesu për veten, në rregull?" Me këto fjalë ajo më puth në faqe dhe më shtrëngon lehtë dorën. Ia bëj më në fund me dorë dhe largohem.
E ndjek pas pa bërë zë deri në parkim ku ai hap derën e një makine të zezë.
"Futu." Më urdhëron dhe unë bëj siç thotë. Pas meje futet dhe ai. Ishte shumë afër. I ndjeja duart e tij të ftohta mbi shpinën e ekspozuar teksa kërkonte të më hiqte çantën. Më kapën menjëherë ca ethe të çastit. Fustani i bardhë me rripa ishte shumë i hollë dhe po filloja të kisha ftohtë.
Përpara se ta kuptoja ai kishte mbaruar së më lidhuri duart me litar dhe ishte futur në sediljen e shoferit gati për të ndezur makinën. Kujtova se...
"Kështu kam për të qëndruar gjatë gjithë rrugës?" Pyes me një fije zëri.
"Nëse më bindesh për çdo gjë ndoshta nuk do qëndrosh ashtu gjatë" thotë teksa rregullon xhamin në drejtimin tim, "dhe mjaft më ngule sytë."
Skuqem e tëra dhe ul kokën. Mishi më ishte bërë mornica dhe këmbët po më dridheshin.
Hi lovies💕
Here I go again pas 1 viti dhe shpresoj ta perfundoj sa me shpejt kete histori. 🥺 Shumica ndoshta e ka hequr nga libraria e tyre and I dont blame them. Kushdo qe vazhdon ta lexoje thanks for the support ❤️💕💕💕🥰🥺A quick question: ti bej pjeset e shkurtra apo te gjata? 🥺❤️
ESTÁS LEYENDO
Perëndimet janë për dështakët
AventuraDisa frena makinash dhe një çmenduri e së motrës e kanë lënë Sofinë tashme të vetme. Gjithçka që i mbetet është një shtëpi e vogël boshe dhe një zonjë e katit të tretë që kujdeset për të. Daan është një vrasës me pagesë dhe një mashkull i parezistu...