2

238 72 149
                                    


➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Vazhdoja të qëndroja mbështetur pas derës së banjës.

"Xhulia?" Them më në fund.

Ajo tërheq hundët dhe rregullon zërin. "Si dreqin e bëjnë njerëzit këtë? Disa e bëjnë horizontalisht por ka edhe psikopatë që e bëjnë vertikalisht."
Kjo ishte e tepërt.

"Dil që aty Xhulia." I lutem, "Dil!"

Nuk marr përgjigje këtë herë. Duke mbajtur vesh dëgjoj një zhurmë të vogël. Frymëmarrja iu përshpejtua. Ajo e filloi tashmë. Lotët nuk më pushonin, asaj po ashtu. Rënkonte nga dhimbja e fortë që përpiqej ta thithte.

Ndoshta do ishte më mirë të zgjidhte një rrugë më të shkurtër, më pak të dhimbshme.
Ç'them dhe unë! Nuk ka vetvrasje pa dhimbje.

"Të urrej!" Ulëras.
Ajo tërhoqi fortë hundët dhe po gjente pak forcë për tu kundërpërgjigjur.

"S'mund ta bësh." Foli me zërin e lodhur që po fikej. "Nuk mund ta urresh një të vdekur."

Fjalët më vranë më shumë se një thikë. Gjithmonë ka qenë një egoiste e ndyrë! Vendosi të më linte të vetme në këtë botë. Jo! Ka ende kohë! Mund të thërras ambulancën dhe ta shpëtoj të çmendurën.

Çohem menjëherë për të kryer telefonatën por zëri i saj vuajtës flet përtej derës. "As mos e ço ndërmend të bësh ndonjë telefonatë apo të thërrasësh ndonjë. Thjesht më lër ta bëj. Kam dashur gjithmonë. Mos më ndalo."

Nuk lëviz nga vendi. Gjithsesi nuk do vlente. Nëse do e shpëtoja sot ajo do përpiqej ta bënte sërish. Është diçka që koka e saj e sëmurë e ka vendosur tashmë.

"Për atë zot Sofi! Shko dhe hiqe atë dreq çaji!Po ndihet era dhe ktu ku jam unë, na kërrmose shtëpinë."

Si ka ende fuqi të flasë ajo?
"Unë kurrë nuk e kam pëlqyer çajin." Vazhdon. "Dhe nëse je kurioze ta dish, zgjodha stilin e psikopatëve. Nuk mendoj se do kesh aq zemër sa për të më parë." Zëri i saj sa vinte e dobësohej. "Tani shko te ai dreq çaji! Si për mos të mjaftuar mu përdhunua dhe hunda. Ik Sofi!"

Bëra siç më tha dhe u drejtova në rrëmujën e kuzhinës.

1 muaj më vonë

Po qëndroja në sallon dhe po shihja një dokumentar mbi dinastinë Ming teksa vendosja ngjyrën e duhur për thonjtë e këmbës. Kisha katër manikyrë mbi tavolinë. Një ngjyrë blu, një blu e errët, një blu akoma më e errët dhe një ngjyrë rozë. Të gjitha të Xhulias. Kjo ishte rutina e saj të dielave kur e kishte pushim.

Zgjedh ngjyrën "blu akoma më të errët". Siç thoshte Xhulia "Roza është për dështakët." Megjithatë nuk e kuptoja pse mbante shtatë të tillë të nuancave të ndryshme.

Bie zilja e derës. Ora ishte 12:36. Vendos blunë akoma më të errët mbi tavolinë. Nuk është momenti tani.
Shkoj për ti hapur derën teta Klarës.

"Sofi, e dashur." Më flet butësisht. Në dorë mbante si gjithmonë ndonjë pjatë të madhe me ushqim. Aroma ishte e mrekullueshme. "Çfarë po bëje? Je mërzitur ndopak?"

"Jo aspak. Po shihja një dokumentar në fakt" përgjigjem.

Teta Klara bën të ulet në sallon. Vendos pjatën në tavolinë dhe sheh drejt meje.

"Më fal që nuk munda të rrija më gjatë në mëngjes por kisha disa miq e dashur."

"Nuk ka asgjë teta Klara. Nuk keni pse vini kaq shpesh. Kaq sa po bëni është shumë."

Perëndimet janë për dështakëtOù les histoires vivent. Découvrez maintenant