1

451 80 248
                                    

 
  ➺❧➺❧✿❀➺❧➺❧

Sa më shumë ecja larg vendit tim të sigurt aq më shumë më hynin ethet. Mund të dëgjoja mbllaçitjen e çamçakëzit në gojën e saj. Ajo më drejtonte për në atë rrugë te errët dhe të rrezikshme, për të shkuar në një vend akoma edhe më të rrezikshëm.

Doja të kthehesha. Kjo ishte tejet e gabuar, një marrëzi e motrës sime të sëmurë nga mendja. Gjithmonë e kam menduar se vuante nga ndonjë atrofi cerebrale dhe kam pasur të drejtë. Duhet ta ndaloja këtë gjë.

"Xhulia, kjo nuk është aspak diçka e mirë" arrita të them me trupin që me dridhej. Vallë kisha ftohtë apo diçka tjetër më shqetësonte?

Ajo ndalon rëndë, sikur e priste këtë gjë nga unë edhe pse shpresonte që mos ta bëja. Zhurma e çamçakëzit ndalon.

"Sofi..." Kthehet nga unë dhe më sheh sikur të isha një nxënës i trashë që akoma nuk ka kuptuar diçka të shpjeguar me dhjetëra herë. "E di që do e kesh të vështirë, por...më beso kur të them se nuk mbetet asgjë tjetër për të bërë."

Ajo e ka gabim. Ajo gjithmon zgjedh gjërat e gabuara dhe më të shkurtra.

"Mund të punojmë të dyja në lokal..." I them me zemrën që më rreh, "Mund të heq dorë nga shkolla dhe ti lëmë pushimet për këtë vit, në këtë mënyrë kursejmë para, në vend që ti shpenzojmë për disa pushime jashtë qytetit..." mund të shihja se durimi i kishte ikur.

"As mos të shkojë ndërmend Sofi!" Më paralajmëron. "Unë i dua ato pushime! Nuk kam ndërmend të çmendem në atë shtëpi të mallkuar edhe një tjetër verë. Nuk kam ndërmend të punojë ende me orë te zgjatura për të marrë tre lekë më shumë në atë lokal të qelbur! Ti nuk e ke idenë se sa netë pa gjumë kam kaluar Sofi, nuk e ke idenë më të vogël sesa lodhem për të mbajtur ne të dyja me bukë, ty në shkollë dhe qerat e shtëpisë!" Merr frymë dhe vazhdon

"Shpresa ka vdekur me kohë Sofi, vdiq dy vite më parë, në atë aksident të mallkuar që ndryshoi gjithçka."

Ai aksident morri dy jetë mizorisht. Mami dhe babi. Ajo ditë prishi ekuilibrat e gjithçkaje. Asgjë nuk ishte si më parë, që nga Xhulia e deri te vazoja më e vogël me lule në shtëpi. Vazot për të cilat kujdesej mami.... Gjithçka kishte vdekur dhe ishte tharë.

Me këto fjalë të fundit po ndieja faqet të më lageshin nga lotët. Ajo i vuri re dhe po fillonte të rregullonte frymëmarrjen. Çamçakëzi vazhdoi punën.
Megjithatë s'mund të mbaja brenda atë ç'ka më shqetësonte vërtet.

"Xhulia, por unë..." Fshiva lotët e mëparshëm me dorë "Jam.. e virgjër!"

Nuk e ktheu kokën por vazhdoi të ecte. "E di. Ma ke thënë por edhe mund ta merrja me mend. Por më lërë të të them diçka. Mos beso në dashuri. Mos beso në ndonjë martesë përrallore motër, në ndonjë martesë ku do mund t'ia falësh pafajsinë tënde njeriut të duhur." Tundi gishtin, "Gjithmonë do dali një bastard që do të mashtrojë. Thjesht hiq dorë, ky është realiteti dhe e vetmja mënyrë që dy vajza si ne të mbijetojnë!"

Ajo është bërë shumë e ftohtë. Nuk ia hedh poshtë aspak mundin dhe lodhjen. E di që filloi punë në lokalin e Alfredit për mua, në mënyrë që të vazhdoja shkollën. Vinte vonë dhe e lodhur dhe më e rëndësishmja, e demoralizuar.

"Me çfarë kujton se ta bleva fustanin e minimaturës vjet?"  Xhulia thyen serish heshtjen. Priti përgjigjen time por më pas vazhdoi. "Ai fustan kushtoi sa dy rroga mujore te Alfred trapi." Tha ftohtë. "E di që do e kesh të vështirë por më beso se nuk ka zgjidhje tjetër."

U kthye nga unë dhe po më shihte në sytë e mi të trembur.

"Më the se mund ta bëje. Por e dimë që të dyja që gënjeve. E shoh në sy se si dridhesh nga frika. Ti s'mund ta bësh kurrë diçka të tillë, të njoh shumë mirë." Fjalët e fundit i tha me një ton të butë dhe të ngrohtë. "Shko në shtëpi!" Tha më në fund.

Perëndimet janë për dështakëtHikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin