Prolog

2.9K 119 177
                                    

Vrapo! Mendja i thoshte të vraponte fort sa të mundej, sa fryma t'i ndalej , sa këmbët t'i digjnin dhe i gjithë oksigjeni në secilën qelizë të qënies së saj të konsumohej,  të shkatërrohej.

Vrapo!

Trupi nuk ndalej , muskujt po i dhimbnin   por ajo nuk ndalonte. Kthente kokën mbrapa në fraksione sekondash,  humbte kontrollin ,  këmbët i ngatërrohenin me njëra - tjetrën por veten nuk e lejonte të rrëzohej.

Jo...nuk mundej të rrëzohej. Nuk duhej të rrëzohej , ajo  duhej të largohej larg , shumë larg prej aty.

Ndërtesat po i dukeshin të njohura, rrugët po ashtu , makinat e parkuara tek -tuk anës rrugës, shtyllat e larta të dritave dhe çdo  gjë tjetër. Çdo tabelë, çdo shigjetë ,të gjitha i dukeshin njësoj.

Nuk i dukeshin asaj njësoj , por ishin vërtet  të njëjta. Kishte vrapuar me orë të tëra sa fryma po i merrej por përsëri ndodhej në të njëjtin vënd. Kishte ngecur në atë vend.

Errësira filloi të thellohej edhe më shumë.  Dritat po shuheshin nji e nga nji. Gjithçka filloi të zhdukej ,ndërtesat, makinat , tabelat. Ngeli vetëm një dritë , një makinë e parkuar pas saj dhe Ajo.

Ajo e vetme në mes të errësirës së pafundme.

Me durt të vendosura  në gjunjët e saj  tashmë ,në mënyrë që të mbante ekuilibrin. Ishte kërrusur pak ndërkoh kraharori i lakohej fort lart e poshtë si e si për të thithur sa më shpejt oksigjenin e nevojshëm.  Vështroi rreth e përqark disa herë rradhazi. Gjithçka po vinte rrotull si një vorbull thithëse. Një vorbull e errët thithëse.

Makina u shndërrua në disa trupa të shtrirë përtokë. Nuk mundi ti shquante mirë fytyrat e tyre pasi errësira se lejonte. Megjithatë ajo  afrua më pranë , shumë më pranë . Dukej sikur diçka  e mistershme e shtynte drejt tyre. Fytyrat po bëheshin të njohura. Ajo ... i njihte ?! Po sigurisht që i njihte. Ishin Ata.

'Jooo'  klithi fort dhe lotët u formuan nëpër cepat e syve për të vazhduar rrugën më pas drejt fytyrës.

' Jooo'  klithi përsëri edhe  më fort se herën e parë , aq fort sa ndjeu gërricjen  në korda. Zëri iu kthye mbrapsht disa herë dhe ajo e dinte se kjo ndodhte vetëm në hapsira boshe.

Errësira , Ajo dhe Ata.

...Familjarët e saj të shtrirë përtokë , pa jetë.

' Kanë vdekur ' dëgjoi një zë që vinte për së largu, një zë i lehtë  i cili kumbonte në errësirë, një zë vajtues. I njohur për veshët e saj por në atë gjëndje nuk mundej të perceptonte dot se nga vinte e i kujt mund  të ishte.

'Jo , nuk kanë vdekur' iu kundërpërgjigj zërit duke vështruar në errësirë nga ku mendonte se erdhi . ' Ata nuk kanë vdekur ' tha mes lotësh.

Lotë të hidhur të cilët i fshinte me mëngët e bluzes së bardhë. Lotë...të kuq?!

U shokua, vështroi mëngët e bluzes dhe pa atë ngjyrën e kuqe që  i ngjasonte aq shumë gjakut,  ose ishte vërtet gjak.

' Ata,kanë,vdekur' i njejti zë i thellë i cili sa vinte e largohej në hapsirën e zezë boshe.

' Jo , joo, joo jooo ' përsëriste fort e më fort  pas çdo fjale dhe instiktivisht mbyllte veshët njëkohësisht edhe  sytë si e si për të mos  dëgjuar të njejtin zë.

Kësaj here zëri i erdhi më pranë. Shumë më pranë.

' Shiko , ke shkelur në gjakun e tyre'  I pëshpëriti fare  pranë veshit ngadalë, qetë,ëmbël.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now