Mos ekzistenca.

343 42 54
                                    


Qëndronin në një hapsirë të pafundme.Vetëm Ata , qielli i kaltër dhe bari jeshil.

Ishte mesditë por piklat e vesës për çudi të tyre qëndronin ende nëpër gjethet e holla të barit. Tek-tuk dalloheshin lule bore. Të preferuarat e saj.

Lodronte, vraponte, mbushej me frymë thellë, rotullohej me krahët hapur e ulej përtok duke buzëqeshur. Shpirti i saj po gjente paqe e kjo falë atij vendi magjik ku vetëm në ëndrra mund të shihej.

Kësaj rradhe nuk ishte një ëndërr por as në realitet jo.

E ku vallë mund ta gjeje një vend të tillë, ku dora e njeriut nuk ka shkatërruar asgjë?

Askund. Ai vend ishte i paprekur dhe i përkiste asaj. Qëndronte aty dhe e shijonte.

E shijonte sikur të ishin çastet e saja të fundit. Ajo e dinte dhe dëshironte që të ishin vërtet çastet e saja të fundit.

Të shuhej aty, mes gjelbërimit dhe kaltërsisë së qiellit me një kurorë lule boresh në kokë.

Një vdekje e përsorur!

Kryqëzoi krahët sipër krahrorit dhe pëllëmbat e duarve duke hapur të pestë gishtërinjtë. Shtriu këmbët duke i bashkuar bashkë.

Mori frymë thell. Krahroi iu lakua pakëz , me sytë drejt qielli e çliroi frymën e marrë dhe mbylli sytë si e si për të gjetur paqen, atë për të cilën shpirti i saj vuante.

Qëndroi ashtu pak sekonda më pas hapi syt. Bashkoi jeshilen e irisëve të saj me jeshilen e irisëve të dikujt tjetër.

'Qenke ti.' Mbyll sytë sërisht ' Më trembe.' I tha gati nënzë.

'Po prisje dikë tjetër këtu.' Buzëqeshi.

'Jo në fakt, do doja të isha vetëm.' zëri i saj përziehej lehtë me zhurmën e erës që krijohej prej fëshfërimës së barit.

U shtri pranë saj me sytë drejt qiellit, njësoj si ajo.

'Si është të vdesësh?' Pyeti Ajo nga hiçi.

'Ku shkon shpirit yt kur trupi vdes?' vazhdoi sërisht.

Po e dëgjonte por nuk foli, duhej ta linte të fliste që të dinte se ç'loj ishte duke luajtur mendja e asaj vajze.

'Po ata që nuk kan shpirt, vdesin përjtësisht?' Nuk kërkonte përgjigje, ato pyetje ishin më shumë retorike sesa drejtuar dikujt duke kërkuar një përgjigje.

'Dua të vdes.' zëri i saj u bë më i thellë.

' Dua të vdes.' përsëriti sërisht.

'Dua...Dua...kaq shum të vdes sepse fundja dhe kështu e vdekur jam.' Sytë i mbante mbyllur por disa lotë të pabindur, si gjithmonë, e kishin rrug të dilnin në cept e syve duke lagur qerpiktë e zinj teksa vazhdonin puthnin lëkurën e lëmuar të fytyrës bardhoshe.

Ëmbël,lehetë,ngadalë. Lotë të dhimbsur që falnin dashuri. Sa ironike.

Mori frymë thell, përësri. Ajo rutinë i rikujtonte se ndihej e vdekur por qëndronte gjallë. I kujtonte që nuk jetonte por thjesht merrte frymë. E nganjëherë të marrësh frym bëhet kaq monotone.

Dikush tjetër vuan për një frymëmarrje e ndërsa ajo e urrente atë monotoni të organizmit. Donte ti hakërrehej qelizava të saj. Të rebelohej, t'i ndalonte,t'i godiste tu thoshte 'Mjaft! Majft kërkuat oksigjen!' ... ah truri, truri, ai i bën të gjitha. E marrtë djalli. Çdo gjë gjendej aty.

Një lot kishte rrëshkitur tashmë në buzët e saj mishtore në ngjyrë rozë e hapur, gati pa ngjyrë.

Kishte konsumuar veten, çdo ditë e nga pak. Tani gjendej mjerueshëm diku nëpër hapsira të panjohura.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora