I hoqi fijet e pabindura të flokut që i kishin rënë përmbi fytyrë.
Ajo hapi sytë e lodhur.
'U zgjove.'
'Ehe.' Pohoi lehtë.
' Do vazhdojmë të lexojmë së bashku?'
'Jo, më mirë jo.' Mohoi. 'Ndihem keq kur i lexoj, pasi janë aq të vërteta e mua ml dhemb çdo fjalë e shkruar.'
'E di por duhet.'
'A s'mund ta shmangim.' E pa në sy. 'Të lutem.' Kërkoi dëshpërimisht.
'Ato të sollën në ktë gjëndje, prandaj ne do rikthehemi përsëri atje që të shpëtojmë.'
'Merre, lexo.' I la bllokun ndër duar. 'Dhe kujto.' I kërkoi.
Çdo rresht , çdo fjalë të shkruara nga ajo, qëndronin aty të vulosura, në bllokun faqebardhë , ndërsa për të ai ishte i zhgaravitur nga stilolapsi bojë zi.
Shkurt
Sa do të doja të ktheja kohën pas, për të vetmen arsye - të mos lëndoja personat që dua më shum se veten . Ah sa do të doja !Vetëm një herë do të doja ,e tani ... tani dua vetëm të zhdukem, më e pakta që mund të bëj . Mjaft i kam mërzitur . Dua të zhdukem shumë larg.
Shtator
...Thonë se e nesërmja është një mundësi e dytë që të jep Zoti. Unë nuk e dua .Nuk dua më 'mundësi të dyta' . E vetmja gjë çka dua është t'i mbyll syt e mos t'i hap më kurrë.Dua të fle përgjithmonë që shpirti im të gjej atë paqen e shumëkërkuar.
Por, ja ku u zgjova përsëri , për të kaluar edhe një ditë 'të bukur' të kësaj jetës sime monotone dhe të zbrazët .
Jetoj , Jetë çfare fjalësh të pakuptimita!
A janë këto fjalët e duhura për të përshkruar një akt fizik të të marrit frymë çdo dite ?
Kështu si unë. Vetëm sa thith ajrin e kësaj bote. Ajrin e mbushur me zymtësine që karakteriozn njerzit e sotëm . Ajrin për të cilin mushkritë e mia kanë nevojë.
Po unë? Unë për çfare kam nevoj?
Ah po, unë e di mjaft mirë se për çfarë kam nevoj. Unë kam nevojë për qetësi...Janar
Sepse jeta nuk tregohet e drejtë me të gjithë.
"Jeta ... Një fjalë e cila përmban kaq shume ndjenja por mbizoteron egoizmi." - lexova diku .
Ka njëfarë të drejte por përkufizim është i gabuar. Nuk është jeta ajo që përmban egoizëm është koha , koha e cila mendon vetëm për veten dhe kalon kaq shpejt duke na lënë ne në stacionin e gabuar të jetës.Shih rrotull ,ose jo jo mos shih rrotull , shih veten ...sa ke ndryshuar , edhe sa do ndryshosh. Se ne, njerezit jemi qenie të cilat i përshtatemi kohës. Jemi qenie që e lejojmë rrjedhën e kohës të na marrë peng e të na leshojë ku të dëshirojë. Kur në fakt duhet të ndodhë e kundërta dhe ne në fund habitemi kur mendojmë; ku ishim dhe ku jemi .
Tetor
Ti nuk je e fortë.
Ti nuk je e forte mjaftueshëm për të përballuar gjithçka .Përbrenda teje ndihesh e thyer, e lodhur , e merzitur, e trishtuar, e lënduar dhe gjithë ndjenjat e tjera negative që mund të ekzistojnë. Ndjenja të zeza që shtypin të vetmen ndjenjë të bardhë ; shpresën!
![](https://img.wattpad.com/cover/142658658-288-k706786.jpg)
CZYTASZ
Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔
Duchowe'Më urre ! ' U dëgjua një zë në tone urdhërues. ' Të urrejjj !' Bërtiti ajo aq fortë sa zëri iu kthye disa herë mbrapsht. ' Më urre më fort atëherë.' i njëjti zë ,veçse kësaj here neutral. 'Ti e di që mundem ,mos më sfido.' ' Mos ji aq e s...