U rrita tashmë ,ndonëse nuk doja!

471 44 117
                                    

Viti 2008, Shkurt

Shtrëngonte fort dorën e të motrës 7 vjeçare dhe nuk e lëshonte për asnjë moment. Me raste dhe e tërhiqte pak dorën e saj të vockël kapur nga dora  e tij, pakëz më e madhe.

E tërhiqte sepse ajo ecte tepër ngadalë, habitej duke vështruar makinat e njerzit rreth e rrotull.
Ndonjëherë guxonte dhe të ndalonte  pasi haste ndonjë pellg të vogël uji, tashmë ngrirë prej temperaturave të ulëta.

Adhuronte atë zhurmën kërcitëse të akullit që thyhej prej forcës që ushtronte këmba e saj. Buzëqeshte e mezi priste pellgun tjetër,sado i vogël të ishte.

Ai, herë acarohej nga ato ndalesa të saj e herë binte pre  kënaqësisë së të ndjerit atë  zhurmë kërcitëse. Ndalonte dhe ai,  e me një seriozitet  në fytyrë,  i thyente. Ajo e shihte sikur ti kishte marrë diçka prej duarsh, një kënaqësi në këtë rast.

'Boll u vërvite ashtu se do i thyesh dhe këto syze  si të parat. Për më tepër jemi dhe me vonesë për fajin tënd që je harraqe.' iu referua ndodhisë së mëngjesit. Ajo kishte harruar se ku i kishte vendosur syzet nga nata  e kaluar dhe mezi i kishin gjetur në mëngjes. 

Ajo pohoi lehtë me kokë, e kuptoi fajin e saj.

Ata të dy, pothuajse çdo ditë ,e bënin bashkë rrugën për në shkollë. Ajo një nxënëse e klasës së parë dhe ai një nxënës i klasës së pestë. Rrjedhimisht  ai shkonte në një shkollë tjetër, jo në të njëjtën me të , andaj dhe merakosej më shumë për vonesë  sepse shkolla e tij ndodhej afërsisht 10 minuta më larg.

'Edhe harroi prapë syzet nesër , mirë?!'  foli tërë ironi dhe në nerva pasi nuk pa asnjë nga shokët rrugës, gjë që tregonre vonesën  dhe mundësisht roja do kish kyçur derën. Donte t'i hakërrehej.

' Hë pra se sot i harrova vetëm, si bën edhe ti. Pastaj,unë mund të ikja dhe vetëm kush të tha të më prisje.' fjalët s'ia përtonte shumë ,ia kthente sa herë. Brisk e kishte gojën. Ai e pa vëngër.

' Po qesh njëherë të shkretën, qesh se ngele me vetullat ngrysur më keq se Petriti.' vendosi instiktivisht dorën përpara gojës për të mbajtur të qeshurën. Petriti ishte komshiu i tyre vetull ngrysur që ua çante gjithmonë topat kur kalonin murim për të përfunduar në shtëpinë e tij.

'Dhe ti ta qepje njëher atë gojëmirë do bëje.' ia preu shkurt. Aty e vogla kuptoi që duhet ta mbyllte vërtet gojën ndryshe e kishte punën pisk.

Pak metra më tutje dhe arrinin për tek kthesa e  shkollës së saj. Aty duhej të ndahej dhe me të vëllanë.

Ai i rregulloi çantën e shpinës, e cila ishte goxha e madhe për trupin vocërrak të së motrës.  I futi brenda kapucit të ngrojtë ato dy tufa  të verdha flokësh që i kishin rënë sipër syve dhe e puthi në faqe.

' Kujdes syzet, mirë?! ' e këshilloi teksa mbante ngritur gishtin tregues. Ajo pohoi me kokë duke buzëqeshur dhe e përqafoi trupin e të vëllait të saj , pakëz buçko  dhe me faqet e kuqa prej të ftohtit. 

E vogla përshkroi atë rrugë disa metra e vetme, teksa në mëndje çdo hap e shoqëronte me një La la la . I dukej sikur rruga bëhej më e shkurtër në atë mënyrë.

Më në fund arriti tek shkolla. Nxënësit e klasës së saj nuk kishin hyrë  ende brenda  por  qëndronin rreshtur aty përpara shkollës. U afrua ngadalë dhe pasi i përshëndeti të  gjithë me një  Mirmëngjesi  të pafajshme, u fut në rreshtin e vajzave diku aty nga fundi.

Nuk ishte nga ata fëmijë që zihej për rreshtin e parë, madje nuk e kuptonte logjikën e të ndejturit rreshti i parë kur  gjithsesi do të hynin  të gjithë brenda në klasë. Një mister i pazgjidhshëm për të voglën.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ