2.Pa zemer

226 24 61
                                    

Ky eshte Stanaj ne rolin e Alan,si mendoni a eshte  ndopak simpatik?😋😋😋😋

Hyri ne klase rrembyeshem,e pabezdisur nga shikimet e te tjereve  qe kishin kthyer koken per ta pare.U ul gjithe nerva ne bange.Po sikur drejtoresha te telefononte te atin?Do t'i interesonte atij  problemi i  saj apo  do tregohej indiferent si cdo ndaj problemi qe lidhej me te?!

E nervozuar,hodhi shikimin neper klase.Ne anen e majte te saj pa dy djem qe nuk i kishte pare me pare.Si dukej ishin te rinj.

Njeri nga ata nuk e ngriti fare koken kur ajo i veshtroi,kurse tjetri I buzeqeshi dhe ia beri me dore.Ai veprim e acaroi,ishte gati te ngrihej dhe ta vriste ne moment ate idiot qe guxonte e flirtonte me te,por e permbajti veten.Nuk donte edhe ndonje skandal tjeter per sot.

Oret e tjera deri ne pushimin e gjate kaluan pa ndonje skandal,pa ndonje nga ato te sajat.

Syte i hidhte ndonjehere vjedhurazi nga ata dy djemte misterioze.
Njeri prej tyre,ai qe e kishte veshtruar pak me pare i kishte bere pershtypje.

I kishte ngelur ne mendje,sidomos syte e tij te kafenjte dhe shikimi i tij i thelle qe dukej sikur depertonte diku tutje dhe tretej ne hapesiren e pafund te kohes.

Arsyen e kesaj qe po bente nuk e kuptonte dot,nuk i jepte dot nje shpjegim te ligjikshem.

Oret para pushimit kaluan shpejt,per kete I detyrohej nje falenderim te thelle atij djalit te ri.Doli nga klasa e hutuar,pas kraheve degjoi Enxhin qe e therriste.
-Ku po shkon pa mua moj?

E kishte harruar fare Enxhin e gjore e cila nuk po kuptonte dot se cfare kishte ndodhur me shoqen e saj.

-Sa e ngathet qe je.Nxito se une dua te ha-tha ajo
Shkuan drejt dyqanit dhe moren te dyja nganje Replay.
Me pas shkuan dhe u ulen tek njeri nga stolat ne oborrin e shkolles.

Kiara hodhi veshtrimin diku dhe pa se drejt tyre po vinin ata dy djemte e rinj.

-Pershendetje goca,-tha njeri nga ata,ai qe kishte pershendetur Kiaren me pare,-mund te ulemi dhe ne me ju?

-Po mund te ulesh,vecse jo ketu.Ka vende te tjera plot-ia ktheu Kiara.

-Meqenese ra fjala,-vazhdoi ai pa ia vene veshin aspak fjaleve te Kiares,-une quhem Andrea dhe ky eshte shoku im Liami.
-Hej vajza,-tha Liam.

-Se pari,nuk ju kerkoi njeri te prezantoheni,se dyti zhdukuni sa me pare nga syte e mi se nuk kam nerva te merrem me ju.

-Djema,une jam Anxhelina,Enxhi shkurt,kurse kjo eshte shoqja ime Kiara.Mos ia vini re se keshtu sillet gjithmone edhe me te tjeret.

-Ejj ti...,-Kiara nuk po duronte dot me.Fjalet e Enxhit i kishin ngritur nervat keq.E acaruar ne maksimum u largua nga ata gjithe nerva.

-Ejj,prit pak,-degjoi nje ze qe po e therriste,ishte Andrea qe e kishte  ndjekur nga pas.
Nuk ndaloi,por shpejtoi edhe me shume hapin,por ai gjithsesi e arriti.

-Prit Pak!-tha ai.
-C'dreqi do?-iu pergjigj gjithe nerva,-une nuk flas me te panjohur.Zhduku dhe mos me dil me para syve.

Faktikisht nuk e donte kete gje,njera pjese e saja qe binte ndesh me mendimet,deshironte shume qe ai te vazhdonte ta ndiqte,edhe pse ishte thjesht nje i panjohur.
Donte te largohej po kembet nuk Po i bindeshin urdhrave te saja,truri nuk po i punonte dot me ne ato momente.Arsyeja e gjithe kesaj ishin syte,syte e Andreas e kishin hutuar komplet,e pa e kuptuar edhe vete,ia kishte ngulur syte keq atij.

-C'ke qe shikon?-e pyeti ai i cuditur.
-Nuk plasa te shoh ty.Kush je ti njehere qe te meritosh shikimin tim?-nuk i kishte me gjithe mend ato qe thoshte,nuk e ndjente ashtu,vetem se fliste ne ate menyre per te bindur veten per te kunderten.

Ai qendronte perballe saj,kurse ajo nuk ia ndante syte syve te tij te arte.

-Pse je kaq e eger?-e pyeti ai papritur,-nuk te shkon gjithe ky inat.
,-E di une me shkon apo jo,nuk e di ti ate Pune.Ty neqoftese nuk te pelqej,largohu sa me pare nga une,mundesisht.

-Je shume e embel,per zotin.Mos bej si e veshtire se nuk te shkon.Gjithe kjo femer dhe kaq e pashpirt!?

-E ke gabim,une nuk jam e pashpirt,jam thjesht pa zemer.E kuptove tani?!

-Po je kaq e embel....Pse sillesh keshtu me mua?C'faj kam une i shkreti?

-E para:mos u kruaj me mua.
E dyta:i urrej flirtimet,-tha ajo gjithe nerva.
Andrea nuk hiqte dore nga e tija,rralle I ndodhte te takonte nje femer si ajo,te tjerat ishin te gjitha njesoj.

-Ku e gjen gjithe kete nervozizem nje embelsire si ty?Nuk te shkon hic per shtat.-u tall ai.
Ajo i kapi nofullat me njeren dore dhe ia shtrengoi fort.-Nuk merrem me trapa si puna jote dhe mos guxo te me afrohesh me,e more vesh?
I tha keto fjale gjithe nerva dhe u largua per ne klase sepse kishte rene zilja prej kohesh.

Shpresoj se kesaj here nuk kam bere ndonje gabim drejtshkrimor😋😋😋😋

The rebbel(shqip)Where stories live. Discover now