Pjesa 4

194 20 4
                                    

Ishte nje dite e bukur, dielli shkelqente dhe nje fllad i lehte perkedhelte fytyrat e te gjithe te pranishmeve. Betimin per t'u bashkuar me "pasionin e saj te jetes" do ta jepte ne breg te detit, aty ku cdo gje ishte me e bukur dhe me perrallore. Ajo e adhuronte detin dhe valet e tij kur i perkedhelnin trupin. Nuk kishte gje me qetesuese se zhurma e detit per veshet e saj.
Pulebardhat shtegtare qe vinin e uleshin ndonjehere ne bregun e detit, i falnin asaj kenaqesi dhe lumturi. Shpresonte qe jeta t'i shkonte gjithmone ashtu, e bardhe dhe e paster si puplat e tyre te bardha. Donte qe jeta e saj t'i ngjante asaj te pulebardhave, qe vinin e vizitonin bregun e detit ne stinen e ngrohte te veres. Por ajo, edhe me ate jete qe kishte e qe po jetonte, ishte teper e lumtur dhe e gezuar. Nuk kishte asgje ne bote qe t'ia shuante lumturine qe ndjente. Nuk mund te mos gezohej e kenaqej kur e dinte se te gjithe ata qe e rrethonin, e donin pa kushte dhe me shume se cdo gje tjeter.
Prandaj kur te ishin ne ceremonine e dhenies se betimit ajo do t'i falenderonte te gjithe per dashurine, perkujdesjen dhe miqesine qe i kishin dhene. Duke nisur nga familja e saj, miqte e deri te "pasioni i saj i perjetshem". Po ashtu, do t'i thonte se kembet e saj kishin filluar te ndiheshin dhe ne nje kohe shume te shkurter, ajo mund te ngrihej ne kembe e te levizte vete, pa pasur nevojen e dikujt tjeter apo te karroces me rrota. Kjo e gjitha fale tyre, fale perkujdesjes, perkushtimit dhe kurajos qe ata i kishin dhene asaj ne cdo moment te jetes.

AjoWhere stories live. Discover now