Pjesa 11

116 13 6
                                    

Jeta e saj pas atij momenti ishte shume e trishte. Rrinte tere diten e mbyllur ne shtepi duke pare fotot e familjareve te saj. Shtepine e kishte mbushur plot me fotogarfi te tyret. Ne kuzhine, ne mure, ne dhoma, ne shtratin e saj ajo nuk shtrihej te flinte po te mos i shihte fotot e tyre.
Kur shtrihej te flinte shpresonte te mos zgjohej. Te rrinte ashtu duke fjetur dhe te shpresonte se vdekja do te vinte ta merrte edhe ate.
Nuk fliste me askend dhe nuk guxonte te bente miq te rinj. Kishte frike se mos edhe ata qe do te takonte apo te shoqeroheshin me te, do te vdisnin. Prandaj preferonte te rrinte e vetme, ndoshta ashtu i kishte caktuar jeta te jetonte, e vetme, pa askend qe ta doje, te flase, te qeshe, te lumturohet e te jetoje me te.
Po mesonte ta mposhtte friken qe kishte ndaj erresires. Gjithe diten dhe naten rrinte ne erresire. Shpresh i dukej sikur shihte fantazma, kishte frike, por behej e forte. S'duhej ta kishte frike dicka kaq te vogel si erresira. Cdo dite e me shume po mesonte t'i bente ballet asaj. Cdo dite e me shume po mbizoteronte. Cdo dite e me shume po e mposhtte erresiren. Po behej ajo mbreteresha e nates, jo me erresira.
I dhimbte shpirti cdo dite kur zgjohej dhe mallkonte veten pse ishte ende gjalle kur te tjeret kishin vdekur. Mendonte se kishte ardhur momenti qe edhe ajo te ikte nga kjo bote. E kishte mposhtur friken e vetme qe i kishte mbetur. Ishte gati te vdiste. Prandaj nje dite mori te gjitha pilulat e mundshme qe gjet i ne shtepi dhe u shtri ne shtratin i cili duhej te ishte i saji dhe i "pasionit te saj te perjetshem".
-Po vij! - peshperiti ajo per here te fundit dhe i piu ato pilula. Ne fillim nuk ndjeu gje. I mbylli syte dhe priti. Priti gjate.

AjoWhere stories live. Discover now