Kur i hapi syte ishte ne spital. Ishte gjalle. Po pse duhej te ishte gjalle??
-Pse jam gjalle? Pse me shpetuat? Ju thashe te me linit te vdisja. Nuk dua te jetoj! Pse s'me kupton njeri?
Britmat e saj po degjoheshin ne te gjithe spitalin. U mblodhen te gjithe mjeket tek ajo. Sa shume u perpoqen ta qetesonin, por me kot.
-Dua te vdes, me kupton? Dua te vdes! S'kam njeri per te cilin te jetoj! S'kam me ke te jetoj! Jam e vetme! Me lini te vdes!
Ajo po i bertiste nje mjeku. E kishte kapur nga krahet dhe po e shkundte. Pastaj ndjeu se fuqite po e linin. Dalengadale u qetesua dhe e zuri gjumi.
Ne endrra ajo shihte vetem familjaret e saj tek e therrisnin. Nuk i shmangej dot atyre endrrave. I ishin bere dicka rutine. Asaj i pelqente aq shume t'i shihte ato endrra, por s'donte te ishin thjesht endrra. Ajo donte t'i shihte e t'i prekte ne realitet. Donte te shkonte ne boten e tyre. Ne kete bote ku ishte, s'kishte asgje qe ta mbante ketu. S'ishte e lumtur, s'donte askend, nuk kishte miq, nuk buzeqeshte dot, lotet nuk i shteronin, nuk jetonte dot keshtu. Donte t'i jepte fund kesaj gjendjeje te tmerrshme.
Ditet kalonin dhe cdo dite e me shume ajo tretej per mallin qe kishte. I kujtonte ditet kur kishte qene aq shume e lumtur!
Tani i dukeshin thjesht nje enderr e bukur qe kishte pare nje here e nje kohe!
Tani i kuptonte kur te palumturit atehere i kishin thene: "Lumturia kushton shtrenjte!"
Atehere ajo nuk e kuptonte dot. Nuk e kuptonte se kishte qene aq e lumtur dhe nuk i ishte dashur te hiqte dore apo te sakrifikonte ndonje gje.
Perjashtonte faktin qe i kishte vdekur i vellai, pasi ajo kishte cuar ne vend amanetin e tij, kur i kishte kerkuar te ishte e lumtur. Ndersa fakti se nuk ecte ne ate kohe, nuk e kishte penguar ndonjehere te realizonte deshirat e saj apo te ishte e lumtur.
Ndersa tani gjithcka ishte ndryshe. S'kishte njeri per te cilin te lumturohej, s'kishte njeri per te cilin te qeshte apo te jetonte. Tani donte vetem te vdiste. Kjo ishte deshira e saj e vetme. Nuk donte asgje tjeter.
Ndoshta edhe i plotesohej kjo deshire nese kjo ishte e vetmja gje qe ajo donte...
YOU ARE READING
Ajo
Short StoryAjo kishte gjithcka. Ishte e lumtur, kishte dashurine, miqte, familjen. Ate e karakterizonte miresia, dhe e keqja nuk bente pjese ne jeten e saj... Por gjithcka ndryshoi nje dite, ne diten qe do te ishte me e lumtura per te... "Fustani i bardhe e...