Pjesa 8

140 20 4
                                    

Ajo nuk e dinte ku ishte. Dinte vetem qe s'donte t'i hapte me syte. S'donte qe zemra t'i rrihte me. S'donte qe gjaku te vazhdonte t'i rridhte nder vena. Nuk donte asgje nga kjo bote. Donte vetem te vdiste, e t'i harronte nje here e mire gjithcka qe kishte ndodhur. Donte t'i takonte familjaret e saj ne parajse. Atje ku te gjithe ishin mbledhur per te. Duke e pritur. Atje ku te gjithe ishin veshur me te bardha dhe fytyrat i shendrinin nga bukuria dhe buzeqeshja e tyre e embel. Atje ku do te shtrengonte fort doren e "pasionit te saj te perjetshem", ku ai do t'i buzeqeshte...
E shtrengoi doren e saj fort dhe ndjeu dicka ne dore. Per nje cast zemra i rrahu fort. Vertet, po ndjente doren e dashurise se saj? S'donte t'i hapte syte ta shihte. Vetem donte ta ndjente. Por deshironte kaq shume ta shihte...I hapi syte ngadale.
Priti te shihte drita te bardha, familjaret e saj te veshur te gjithe me te bardha, si engjejt, dhe pasionin e saj perkrah.
S'ishte aspak ashtu sic mendoi ajo. Ishte ende e veshur me ate fustan te bardhe, te nxire, te ndotur dhe ne dore kishte foton e saj me te dashurise se saj. Asgje s'kishte ndryshuar. Ishte perseri e vetme, e palumtur dhe e humbur ne vete jeten e saj.
Ishte shtrire ne nje dhome ku kishte siper vetes nje grua te veshur me nje perparese te bardhe. Ishte ne spital.
-Pse me sollet ketu? Pse me shpetuat? Une doja te vdisja! Doja te isha me familjaret e mi! Nuk doja te jetoja me! Me lini te vdes!
Ajo po bertiste fort duke qare me denese. Dalengadale edhe ajo u qetesua.
-S'dua te jetoj! - belbezoi ajo edhe nje here te fundit dhe e zuri gjumi nga qetesuesi qe i dha infermierja.
-Nese keshtu do t'i imagjonoj familjaret e mi, atehere le te jete keshtu. Nese mund te bashkohem keshtu me ta, atehere... - dhe e keputi gjumi. Gjumi ku mund te shihte familjaret e saj. Gjumi nga i cili mund te vendoste te mos zgjohej me. Te rrinte ashtu pergjithmone.
Para vetes i silleshin siluetat e prinderve, miqve dhe te dashurise se saj. Ajo perpiqej t'i kapte, t'i mberrinte, por ne cdo hap qe ajo hidhte, ata largoheshin edhe me shume. S'po mund te vraponte me, gjunjet iu prene.
-Me prisni edhe mua! - Ajo po i pergjerohej familjareve te saj. Ata nuk e prisnin, largoheshin, largoheshin. Ajo s'mund t'i mberrinte. Pastaj sikur te kalonin ne nje dere te padukshme, ata iu zhduken krejtesisht nga syte. U zhduken pa lene as edhe nje fije drite pas vetes. Tani ajo ishte ne erresire totale. Nuk shikonte dot asgje. Erresira po perhapej, po e perpinte ate brenda saj. Krahet e erresires e terhoqen poshte ne zemren e saj. Dhe ajo e pa. E pa ate qe  s'donte ta shihte.
Ja ku ishin te gjithe ate. Ne erresiren e eger, te mberthyer nga kthetrat e saj dhe ne cdo cast qe kalonte, edhe me shume erresira zbriste prane tyre. Ata s'mund te dilnin dot prej asaj erresire. Ishin bere sklleverit e saj.
Ajo donte t'i shpetonte, por s'mundte. S'i mberrinte dot, ishin shume larg. Ajo ishte shume e bardhe te perfshihej ne ate erresire.

AjoDonde viven las historias. Descúbrelo ahora