NJE E KALUAR

85 13 9
                                    

-Po pres... Do me thuash kush je ti?
Vetem po shikonte...
Me ne fund vendosi te fliste.

-Nuk po me njeh?
-Jo, perderisa po te pyes
-Un jam Luis, miku yt i femijerise.
-Luis? Jo, sme kujtohesh.
-Srz...? U be e sikletshme😅.
-Degjo nuk kam kohe te merrem me te huaj ose "miq femijerie"... Vetem me thuaj dicka, pse dreqin me kerkove ne te gjithe shkollen duke hapur lajmin?
-Si mendon se duhet te te kerkoja?!
-....Mbase.... si nje njeri normal qe kerkon per ty personalisht pa bere tellallin?
Ai u afrua.
-Po flet seriozisht?
Kishte nje pamje te shqetesuar ne fytyre me te cilen me trembi.

-Jam lodhur per tre vjet rresht, qe nga dita qe mora vesh per nenen tende, qe udhetoj pa pushim per te ardhur ketu. Kam kerkuar kudo dhe ne cdo sekond per ty dhe ti mendon se un do te vija personalisht tek ti, pikerisht ti, sikur nuk ka asnje nxenes tjeter ne shkolle dhe te te thoja qe po te kerkoj?
Mendon se ishte e lehte te kerkoja per ty? Pa patur asgje me shume se nje te dhene te tille ne dore...

Mbante ne dore nje leter. Nga jashte lexova: "Per Danen time"
Lotet filluan te me rridhnin ne faqe pa e kuptuar as vete. U perpoqja t'i fshihja po tashme kishin marre vrullin. Shkrimi... ishte i mamit tim.
Ia kisha ngulur syte letres dhe spo me besohej. Cpo bente ai me nje leter te tille? Mu coptua zemra kur e pash.
Me kujtonte ate dhe te gjitha kujtimet me erdhen vrull duke me shtuar lotet. E mora veten dhe ktheva nje shikim serioz nga ky djale.

-C'te duhet ty kjo leter? Pse ne doren tende?
-Degjo, e di qe erdha papritur dhe nuk me njeh. Kjo mund te jete shume per te kuptuar tani, por do ta shohesh me vone se si pjeset do te bashkohen dhe gjithcka do behet e qarte. Merre k'te leter dhe mund te shkosh. Megjitheate do te shihemi prap.

Shkova ne shtepi dhe u futa ne dush. Isha kaq e lodhur por mbi te gjitha e stresuar pasi nuk po kuptoja asgje. Mezi po prisja te hapja letren.
U ula ne divan, mora letren dhe e hapa.
Ne te shkruante:
"Dana ime e dashur,
E di qe ndoshta kur ta lexosh kete une nuk do jem me aty. Do jem me ty perhere dhe do te te mbroj si nje engjell. Do te te shoh ne cdo hap dhe megjithese ndonjehere do te kesh probleme dhe nuk do te mund te te keshilloj, e di se ti je nje vajze e zgjuar dhe do te ndjekesh rrugen me te mire.
E di qe gjate kohese kurimit takova Luisin?
Me shume mundesi ty nuk te kujtohet ai, por keni qene shoke shume te mire kur ishit te vegjel. Un dhe mamaja e tij ju shihnim duke luajtur dhe na vinte mire qe ju shihnim aq te gezuar. Dy te vegjel te paster dhe te pandotur nga problemet e jetes.
Nena e tij u detyrua te shperngulej ne nje vend te larget per shkak te punes dhe ju u ndate.Ate dite me erdhi shume keq.
Kur po mjekohesha, ai kishte ardhur pasi kishte demtuar pak koken. U shqetesova ne fillim per te, por doli se s'ishte asgje. Thjesht nje problem i vogel zgjidhjen e te ciles e dinte dhe Luisi. Ishte pushimi pasi e dime qe stresi i madh na demton. Te keshilloj edhe ty te merresh me mesimet por jo aq sa te demtohesh. Te keshilloj te kehs nje jete sa me te shendetshme dhe tregohu e forte, per mua, per babin dhe per veten tende zemer.
Degjo, une ia dhashe kete leter Luisit dhe dua qe ti te tregohesh e mire me te. Ndoshta asnjeri nga ju s'e mban mend tjetrin, por ai eshte nje djalosh i mire dhe do me pelqente po te ishe shoqe me te. Do te doja qe ai te ishte aty per ty meqe un s'mund te jem.
Jam e sigurt qe do te shkoni shume mire bashke.
Mundohu ta pranosh ate si shokun tend, por nese nuk mundesh, atehere nuk ka problem.
Te dua shume bija ime dhe do jem gjithnje me ty. Mos u merzit dhe meso shume. E di qe do te me besh krenare sepse ti je fantastike bija ime dhe ti mban me teper force ne mendjen tende, se sa mbajne njerezit urrejtje ne zemrat e tyre.
Me shume dashuri, mami."

Luisi na qenka me te vertete shoku im i femijerise. Me behet qejfi qe mami ka besim tek une😢.

Me kujtohet kur mami nuk donte qe une te largohesha asnjehere nga dhoma e spitalit kur ajo po flinte. Ndihej e sigurte me mua. Por me vone mu desh te largohesha per shkak te shkolles. Me erdhi shume keq kur ika.
Ne te vertete, asgje nuk ka qene njesoj qe nga koha kur mami u nda nga jeta.
Edhe afrimiteti im me njerezit sikur u zhduk.
Kam mbajtur afer vetem babin dhe Leoniden. Miqte e tjere i kam te ngushte, por nuk ndiej se mund te flas me ta asgtu sic flas me babin ose Lean.

Te nesermen u nisa per ne shkolle.
E dija qe Lea po me priste me nje lum pyetjesh pasi ajo donte te dinte gjithcka per mua dhe gjithnje ia kisha dhene k'te te drejte.
I thashe gjithca dhe ajo u merzit shume. Eshte shume e embel.
Eshte sikur ajo me kupton mua ashtu sic nuk e ben asnje tjeter pervec babit.

Oren e pare te mesimit pame qe mesuesi kishte ne krah Luisin. Ai ishte nxenesi i ri ne klasen tone.....

Heyyy...
Si po ju dujet historia. Do ta vazhdoj me shume se c'mendova kur e nisa. Me thoni mendimet tuaja ne komente se si mendoni qe historia do te vazhdoje. A do jete Dana e lumtur per ate qe po i ndodh? Si do te sillet Luisi me te?
Qendroni ne pritje.

Faleminderit shume per views-at, votat dhe komentet tuaja. Vertete qe nuk prisja te kisha ndonje😅.

Shihemi ne kapitullin e radhes
😁✌

FORCËWhere stories live. Discover now