Është ditë, ora 14:35 dhe djersa më bie çurg ne shpinë ama shpirti im serish ka te ftohtë, dielli kishte hedhur copëza mëndafshi në çdo pëllëmbë toke.
Është ditë dhe ai shkelqen në një mënyrë te jashtëzakonshme sot por rrezatimi zbehet prapë nga nje vorbull qe i ngjan një perdeje të veshur në kronika të zeza, vallë çdo ngjante sot...parandjeja shumë, kisha frikë rrezatimin e atij topi zjarri te portokalltë qe me binte pingul mbi krye.
Ishte kaq rrezellites...perse valle?! A MUND TE VRASE DIELLI ME SHKELQIMIN E VET?! Eca shume, eca drejt duke gjetur hije nen ndonje lis, a ndonje peme tjeter pa kokrra, nuk mund te vonohesha duke pritur 1 minute nen hijen e nje kumbulle a dardhe sepse ndonje bujk do te dyshonte arsyen pse po qendroja aty prane...dhe kush pastaj do te mbushte mendje qe aty pervec fruktozes bio te frutave ka edhe nje hije ku une mund t'i beja balle rrezatimit te diellit...
Por mbi te gjitha ishte dite e bukur apo jo...cfare mund te ndryshonte kete dite te zakonshme vere ...dhe shkova , u nisa serish, eca ne kerkim te dickaje qe te shuante djersen, shkelqimin, te verdhen, te kripuren, eca dhe me ne fund pas nje rruge te mbushur me gjymtyre bagetish, zhurma zogjsh dhe gjinkallash pa fund. Me ne fund mberrita, mberrita ne vendin ku shpirti me gjente rehati dhe duke shuar etjen me nje shishe plastike me uje te ngrohte ndonese nuk kishte as gjysme ore qe kishte dale nga frigoriferi degjova nje zhurme te cuditshme, nje ze gruaje qe therriste per ndihme...nje zë qe mbytej, pluskonte, gurgullonte, oshetinte por askush nuk ishte aty pervec meje...Zëri vinte nga ana tjeter e liqenit, ndonese jehonte shume...uji e bente tingullin me te larte dhe me deshperues, me misterioz, te frikshem e te erret...
Po vrapoja drejt tingullit... kur c'te shoh tashme kishte vetem nje pale shapka te pista ne breg, ishin ngjyre roze, njera ane ishte care e zhytur ne balte... Gruaja tashme nuk degjohej e vetmja gje qe degjohej ishin blegerimat e disa deleve bashke me zilet e tyre ne kodrat qe rrethonin liqenin...
Telefoni nuk kishte vale por nuk kisha c'te beja nuk isha notare e mire dhe ai pellg do me thithte dhe mua ashtu sic kishte bere me gruan. Dridhesha ne nje menyre qe nuk e kisha hasur kurre me pare, zemra pomponte si e cmendur gjak, frymemarrja sa vinte e behej me e shpeshte, bertisja por askush nuk me degjonte, isha trembur aq shume sa palca e kurrizit me dukej sikur levizte.
Po kerkoja ndihme dhe rrotullohesha si e cmendur por syte me zune ne anen tjeter te liqenit nje burre...ishte larg te pakten 1-2 kilometer e dija qe me degjonte por qendronte i shtangur perballe meje duke me pare sikur te isha une shkaktarja e incidentit apo sikur t'i kisha hapur mjaft probleme atij a mbase vetes...
Therrisja ate por me kot ai qendronte atje i shtangur dhe me duar te lidhura pas ...
Asgje nuk po ndryshonte dhe keshtu kaluan te pakten 20 minuta kur une me ne fund kapa vale dhe iu afrova shtepise me te afert aty, ai burre ishte zhdukur me kohe...me vone erdhen shume njerez dhe mberriti ambulanca...une isha e shokuar qaja me te madhe, lote e djerse...tashme dhe gjak...duar e kembe qe nuk me bene dot heroine por thjesht nje deshmitare te nje ngjarjeje te tmerrshme...
YOU ARE READING
"Sunflower"
Mystery / ThrillerGjate nje mesdite plot me diell nje vajze vendos t'i beje balle te nxehtit dhe shkon ne liqenin prane shtepise. Aty gjendet perballe nje skene krimi qe i perngjan nje mbytjeje aksidentale qe do ta shoqeroje gjate gjithe historise. Thriller, mister,r...