Kapitulli 3

33 3 0
                                    

Nata ishte e mbushur me drita, arome nafte, nje fresk qe me pershkonte fytyren dhe me bente lemsh floket, ashtu sic kisha mendjen...

Kur po i afroheshim shtepise nuk kishte shume levizje dhe aty degjohet nje zhurme e forte arme...

Zemra sa sme dilte nga vendi,babi ndaloi makinen dhe doli jashte te shihte cndodhi, dikush kishte qelluar me arme dhe kishte shpuar njeren gome...Kur babi doli jashte nuk pa askend pas armes degjoheshin vetem te lehurat e gati te gjithe qenve te lagjes...por ishte e tmerrshme, e frikshme, perse valle dikush duhet ta bente kete?

Pyetjet me kosisnin trurin dhe shpirtin,mos valle e gjitha ishte nje vrasje, vendi ku une isha gjendur ishte I gabuari, I kisha hapur telashe vetes, mbase kishte qene burri qe pashe ,mbase nuk do kishjte fund ajo marrezi dhe do vdisnim te gjithe aty, do ten a vriste do ten a zhdukte dhe do t'ja hidhte paq...

Po me vrisnin mendimet...

Kaloi gjysme ore dhe ne ishim ende ne makine, morem policine ne telefon dhe ata u gjenden aty duke pare, duke vezhguar vendin dhe duke hamendesuar menyren se si personi kishte goditur, nga ku...etj etj.

Policia na dergoi ne shtepi dhe u futa te beja nje dush pas asaj dite te gjate.

Qaja e trembur, kisha shume frike, me dukej sikur ne tavanin e banjos shihja njolla gjaku, dhe vete lahesha me gjak...Vendosa pak muzike klasike,vetem ajo mund te me qetesonte, kerceja para pasqyres s nje e marre dhe beja levizjet e nje dirigjenti...Muzika klasike eshte sherim,po ndjeja cdo note dhe kjo po me qetsonte shpirtin pas asaj dite te mbytur ne nota llahtari...

Nata nuk qe aspak e qete, gjumi u be nje nevoje qe veshtire te plotesohej me 3 ore.

Endrrat dhe makthet u bene per mua nje ritual i zakonshem dhe per kete arsye nuk doja as qe te flija.

Prej ditesh nuk dilja nga shtepia dhe qendroja e mbyllur, u mbyta ne mendime, pavaresisht se kisha njerez qe perpiqeshin te me zbavisnin, te me shikonin duke buzeqeshur...

Une tashme isha nje kufome qe endesha ne toke, per te pritur te pakten nje arsye se perse e gjitha ajo me ndodhi mua...nje arsye ekzistence, nuk dija nese do buzeqeshja dhe do te ndihesha me e lumtur, nuk dija...

Tashme as qielli nuk me gezonte, as bletet teksa mblidhnin nektarin, as zogjte , cicerimat dhe tingujt e eres, tashme nuk gjeja qetesine tek natyra, u merzita shume me te , ishte pikerisht ajo, ajo e mori ate...

Emri i gruas ishte Flora, policia e zbuloi kete qe diten e ngjarjes, Floren mund ta kisha pare ndonjehere kur vinte poshte me karroce dhe nje nga djemte e saj per te marre ushqime por nuk eshte se e njihja...

Nuk i dija as emrin, por gjithmone me linte nje ndjesi qe ajo nuk ishte e lumtur me jeten, dukej sikur mbante ne kurriz nje thes te madh me probleme, nuk e kisha pare ndonjehere te qeshte, syte i kishte gjithmone te zhytur ne nje lloj zbraztie qe te kepuste shpirtin.

Mbaj mend te kem folur njehere me mamin per te, i thashe qe me duket ka ardhur nje fqinje e re dhe e pershkrova Floren por mami nuk ishte fare ne djeni per emrin apo per fqinjen e re , ne fakt ajo nuk kishte qene kurre nje fqinje madje as e re, ajo jetonte shume larg nesh, lart liqenit dhe nuk dilte shpesh ...

Flora kishte lene jetime nje vajze te vogel dhe dy djem , njeri ishte ne moshen time dhe tjetri ne moshen e vellait tim, vajza e saj mund te ishte tre vjece, burri i saj ishte emigrant ne Itali dhe kthehej te pakten dy here ne vit.

Jetesa ne fshat eshte e veshtire, nuk e kam fjalen vetem per punen e rende qe bejne burrat dhe grate por ketu njerezit flasin shume, nuk duan t'ja dine per femijet, familjen apo te afermit, ata gjejne arsye nga me te ndryshmet per te zbardhur ngjarjen...Qe ne kete rast nuk ishte zbardhje por ndyerje e zeze e nderit te nje gruaje qe kishte bere gjithcka per te vegjlit e vet.

"Sunflower"Where stories live. Discover now