Kapitulli 6

30 3 0
                                    


U be nje jave qe kur ajo vdiq, nje jave dhe dhimbja ishte njesoj, nuk zbehej, nuk zhbehej, rendonte si nje thes plumbash te zhytur thelle ne zemer.

Vendosa te vizitoj varrin e saj, nuk me behej vone per ate burrin fantazem, per gezhojat apo dicka tjeter qe mund te kanoste ekzistencen time.

Ishte pasdite, rreth ores 18, mora nje buqete me lule nga kopshti i shtepise, nuk e njihja lulen e saj te preferuar, ajo duhej te kishte nje lule te preferuar por une mora trendafila... shumica i pelqejne trendafilat...

Varrezat ishin po aty, afer liqenit, varri i saj ishte bosh, si dukej te tjeret kishin qene ne mengjes, do flisja me te, per te paren here, do kerkoja falje edhe pse kjo nuk do te me clironte, nuk do te thoshte qe ne netet e tjera nuk do shihja me ate ne enderr, nuk do shihja halucinacione sikur duart e saj me zgjateshin teksa shkoja prane shtratit per te fjetur, por mbase do me falte edhe pse nuk do te ma thoshte.

Vendosa tufen me lule prane saj, dikur te perpire nga uji e sot...sot nga dheu.

Teksa nisa te flas me te pas meje ndjeva te afrohej nje hije, ngadale...ngadale ,ishte DIKUSH, zemra sa s'me pushonte se rrahuri, kisha frike edhe pse e dija qe shkuarja ime aty ishte me rrezik, kisha frike edhe pse sic dukej ato dite jeta ime nuk vlente, nuk kisha asgje tjeter aty prane pervecse nje gur, e mora me ngadale nen ritmin e afrimit te tij, nuk kisha guximin te kthehesha pas ...

O Zot, meshirues dhe meshireberes, me ndihmo!!! O Zot , e di qe kam faj por dua te jetoj per aq kohe sa t'ja arrij...

  E ndjeva qe u afrua... ishte afer, shume afer, shume prane, mora gurin dhe e godita fort kur c'te shoh pas meje qendronte Eriko dhe e kisha goditur ne balle, po i dilte gjak, c'bera keshtu ohh Zott.

-"Eriko, ti je...me fal te lutem me fal!!!", -therrisja gjithe deshperim e frike, zeri me dridhej...

-"Cfare dreqin po ben, kush kujtove se jam, si mund te godasesh dike me gur, a je ne vete?!!",-nderkohe qe fliste egersisht njeren dore e mbante tek balli dhe shtypte plagen, shihte gjakun, dhe me tjetren bente gjeste sikur un te isha ndonje e cmendur.

"-Eriko, me fal, me fal te lutem, kujtova se ishte aii me ler te te ndihmoj.",-nderkohe nxorra nga xhepi nje pako farcoleta dhe ja zgjata.

"-Me ler te qete",-tha dhe hodhi pakon e letrave ne toke. I mora nxorra njeren dhe ja vendosa Erikos ne balle.

"-Eriko, me ler te te ndihmoj, nuk ke pse sillesh keshtu, nuk e bera me qellim, ke nevoje per ndihme, te lutem."- syte e tij me pane thelle, shume thelle, depertuan si shigjete ne thellesine time dhe aty ndjeva nje dridhje te lehte te zemres, u ndjeva cuditshem por mire.

Pastaj u perqendrova te plaga e tij, nuk tha asnje fjale, dukej sikur kisha zbutur ate bishe qe ishte gati te me shqyente para disa minutash.

Nuk ishte plage e rende, por po dilte gjak, dreqin sa paranojake jam bere, fajsoja veten nderkohe qe i pastroja plagen me farcolete e cila grisej e ngecte ne gjakun e tij qe rridhte pafajshem gjer ne vetullen e prere vite me pare.

Merja fryme , isha shume prane tij dhe ndjeja nje arome qe pothuaj me kishte shoqeruar gjithe jeten. E eger e njekohesisht e bute, e embel, e hidhur, terheqse...

Floket qe i binin ne balle,ne ngjyren e pendeve te korbit ishin lagur pak me gjak e pak me djerse dhe kishin mare nje nuance te kuqerremte ashtu si vera e vjeter brenda nje shisheje qelqi.

"Sunflower"Where stories live. Discover now