Fjala vret me shume se plumbi, keshtu thote nje fjale e vjeter popullore...
Ne kete rast per tragjedine njerezit nisen te thurnin fjale nga me te ndryshmet dhe pickimet e tyre thumbonin familjaret , fjale nga me te ndryshmet,me zhurmen e nje koshereje bletesh.
Tashme gjyshet kishin se per cfare te flisnin teksa pinin kafen turke, kishin se cfare te thonin tek porta per me shume se nje ore...
Gruaja e gjore kish mbytur veten sepse kishte borxhe te medha, kishte tradhtuar burrin e vet, burri qe une kisha pare kishte qene dashnori i gruas qe e mbante me para, burri e kishte goditur ne koke gruan dhe me pas e kishte hedhur ne liqen (shume here me ndryshe nga ajo cfare une kisha pare e degjuar me veshet e mi, ndryshe dhe nga policia). Fjalet nuk kishin mbarim, njerezit ne vend qe te mbeshtesnin ata femije qe kishin mbetur gjysme, te vetem, pa perkujdesje, thumbonin me fjale e luanin lojra fjalesh aq sa dhe vete femijet te kishin turp e te urrenin nenen e vet...
Ekspertiza mjeko-ligjore lejoi trupin te varrosej dy dite pas mbajtjes ne morg, ne varrim shkova dhe une pavaresisht se do perballesha me trishtim, fajsi ,dhe do thelloja me shume plagen time qe me mundonte vazhdimisht, desha te flas me femijet e saj, t'i kerkoja falje, te keshilloja qe te vazhdonin pavaresisht fjaleve dhe te beheshin te forte...
E di, une isha askush, thjesht askush qe nuk mundi te ndryshonte dicka, nuk kisha fuqine te ndryshoja dhimbjen e tyre, fatin e tyre, por une isha njeriu i fundit qe pa nga larg fytyren dhe degjoi zerin e saj.
Mbase do te perballesha me nje te shtene tjeter arme por nuk me behej vone, une duhet te isha atje.
U gjenda ne shtepine e gruas se vdekur, perreth kishte shume njerez te veshur me te zeza, flisnin gjithe kohes, shikonin shtepine, nje shtepi thuajse e rrenuar, varferia kishte gjetur strehe ne cdo cep te saj , balta flinte nen kuverten e femijeve.
Ata te tre ishin te mbyllur ne dhome, une u shoqerova nga prinderit, nuk isha vetem. Kerkova ata , kisha nevoje te flisja me ta , mbase do me lehtesonte shpirtin ose do te me thellonte me tej plagen, nuk me behej vone...
Hapa deren, nese mund te quhet dere, mjerimi ishte kudo, deres i kishin rene ciflat e bojes dhe ishte e thyer poshte.
Perballe meje gjendeshin ata te tre, me sy te lagur , te enjtur... qendronin duke me pare dy vellezerit kurse motra si duket nuk dinte gje, ne dore mbante nje kukull bebe qe nuk kishte njerin sy dhe floket i kishte bjonde te ngritura perpjete ashtu si ajo, vajza kujdesej per kukullen e saj bente veprime sikur e vinte ne gjume, pastaj e ushqente njesoj sic kishte bere dikur mamaja e saj me te, nuk fliste mire por shpesh here therriste mamane e vet...
Vellai i madh i thoshte qe mamaja kishte shkuar te takonte babain ne Itali dhe kur te kthehej do sillte shume gjera me vete, vetem per ta, e keshtu e vogla vazhdonte te luante serish me "beben" e saj...
Erikon e kisha pare ndonjehere te kalonte me mamane e vet, e ndihmonte por nuk e kisha pare asnjehere te vinte ne shkolle, punonte, kishte punuar qe ne moshe te vogel dhe shkollen e kishte lene per shume arsye.
Ishte shume i bukur kishte hijen e mamase se vet, floke te zinj si pendet e korbit , sy te jeshilte smeraldi, ne njeren vetull kishte nje shenje, nje prerje te vogel qe mund te kishte ndodhur vite me pare, pak mjeker qe shkonte gjer ne mollen e tij te adamit, hunde te drejte dhe buze te futura ne fytyre te nxjerra pak jashte, te skuqura nga kripa e loteve, ai djale ishte rob i vuajtjes por kishte nje pamje fisnike, te bukur si princ sarajesh...
Pastaj teksa i shikoja me vemendje, fola...
YOU ARE READING
"Sunflower"
Mystery / ThrillerGjate nje mesdite plot me diell nje vajze vendos t'i beje balle te nxehtit dhe shkon ne liqenin prane shtepise. Aty gjendet perballe nje skene krimi qe i perngjan nje mbytjeje aksidentale qe do ta shoqeroje gjate gjithe historise. Thriller, mister,r...