" Femra është helmi më i ëmbël që serviret në kupën e jetes"

163 28 12
                                    

"Ç'do të thotë të jesh femër?" - e pyeta femrën që admiroj më së shumti në këtë botë, dhe nëna ime mu përgjigj thjesht dhe me një fjale te vetme... SFIDË. Teksa një fjale e vetme mu rrënjos në mendje, në vena ndjeva të më rrjedhë një forcë e papershkrueshme. Në zemër ndjeva një zjarr të pashueshëm. Ne trup ndjeva mornica që më përshkruan papritur si pikat e një shiu të rrëmbyeshëm. Ndjeva sytë të më turbulloheshin nga nje perde lotësh dhe thjesht buzeqesha. E putha time më në ballë me një dashuri dhe mirënjohje të paskajshme duke i thënë "faleminderit". U largova dhe teksa ngrita syte nga qielli, u mbusha thellë me frymë duke iu drejtuar me nje tjeter faleminderit Zotit. Faleminderit Zot që më bëre femër, faleminderit sepse femra është një bekim, por ana e errët e kesaj fraze është se femra është një bekim i mallkuar. Poor, si është të qënurit femër?...

Femër😔Where stories live. Discover now