Femra është përbërësi kryesor i gjelles së lumturisë familjare sepse një femer e përkushtuar mbjell gëzim dhe pozitivitet. Femra nga prehri i prinderve te saj ngrihet papritur dhe e gjen veten ne krahet e personit te saj te jetes (disa ndoshta shume heret dhe disa te tjera ne momentin e duhur te jetes se tyre). Në këtë periudhë të jetes femra është në dilemen më të madhe te jetes së saj(nuk është e thjeshtë të kuptosh nëse personi qe po te gjendet ne krah është personi i cili do të të permbushë gjithë jetes). Nje femër e denjë është gjysma më e mirë e bashkëshortit të saj. Një femër e zonja luan rolin e busullës që të drejton në shtigjet e duhura. Një femër e aftë bën rolin e një shumëllojshmerie profesionesh duke u bere njëkohësisht mjeke, mësuese, kuzhiniere, mirëmbajtëse, menaxhere apo këshilltare per familjen e saj. Kot nuk kanë thënë "Bota rrotullohet rreth femres sepse ajo ështe e zonja të kujdeset për të gjithë boten" . Hap pas hapi dhe fazë pas faze, femra mban një kurorë të bekuar, por bekimi i cili e ngrin femren në piedestalin boteror, bekimi i cili është esenca e gjithë qënies së saj, është....