Por... ka gjithmonë një por, ashtu siç dita të lidhur dorë për dore me të natën, që e bën këtë bekim të mallkuar. Është kaq ironike, apo jo?... Në fakt është kaq realiste sepse femra është shoqëruar gjithnjë me vuajtje, shkelje, diskriminim, mosvlerësim, pabarazi dhe padrejtësi.
Femrës i është hedhur baltë dhe pluhur që në fillimet e njerëzimit, por floriri e ruan vleren edhe i groposur. Femra ka qënë gjithmonë një viktimë e burgosur në prangat mashkullore. Femra, gjithmonë është konsideruar si një shkallë në poshtë burrit, është shtypur padrejtësisht nga morali dhe mentaliteti shoqëror. Femres i janë dhunuar dhe abuzuar barbarisht të drejtat.
Femres i janë kufuzuar liritë dhe mundësitë sepse mungesa e besimit njerëzor i ka paraqitur ato si të dobëta e të paafta për të çarë udhët e jetës si meshkujt. ...
