Femra mban nje kurorë të bekuar, por bekimi i cili e ngrin femrën në piedestalin boteror, bekimi i cili është esenca e gjithë qënies së saj, është bekimi i madhërishëm i të qënit një nënë. A ka bekim më të madh se sa të kesh fuqinë të japësh jetë nga jeta jote? A ka bekim më të madh se sa të ndash frymen tënde, gjakun tënd, qënien tënde, dashurinë tënde me një gonxhe të brishtë prej së ciles lulëzon një jetë plot dritë dhe shpresë? A ka bekim më të magjishëm se sa të mbash në krahet e tua një engjëll te vogël, i cili bëhet e gjithë bota jote, motivi yt, arsyeja e buzeqeshjes dhe forces tënde? A ka bekim më dinjitoz se të jesh e perzgjedhura e Zotit për të përmbushur misionin më unik dhe të vështirë në botë? Femrës pra, iu besua ëndrra më e jashtëzakonshme për të cilën ajo zotëron fuqinë dhe potencialin e ta bërit atë realitet. Nëna, ajo në të cilën prehet parajsa, është titull i bekuar i cili i takon me meritë të plotë femrës. Poor...