....

136 23 13
                                    

Dy fjalë që bien ne kontraditë me njera-tjetren si dielli me shiun, si nata me diten, si e bardha me te zezen, si lumturia me trishtimin. Dy fjale që pershkruajnë denjesisht realitetin e ashpër e të qënit femër. Po ç'është femra në vetvete? Femra është një mister i pazgjidhshëm. Ajo është një kryevepër madhështore. Femra është e dobët dhe e brishtë po aq sa është e fortë dhe e pathyeshme. Është e qetë dhe shperthyese. Është e ndrojtur, naive dhe budallaçke, por mjeshteron bukur zgjuarsinë. Është e ëmbël dhe e sertë. Është e pafajshme dhe e poshtër. Është e përulur, por edhe zotëruese. Ajo është zjarri dhe akulli që shkrijnë dhe ngrijnë njekohesisht e rrënjësisht. Është një stuhi e përzier me diell. Është muza mbi të cilen janë thurur dedikime, vargje e romane te pafundëm. Një qenie unike që përmbledh gjithësine e tipareve dhe ndjenjave. Ajo është pushtuesja e zemrës dhe iluzioni i mendjes. Femra është helmi më i ëmbël që serviret në kupën e jetës. Ajo është thjesht esenca e krijimit. Populli e ka portretizuar aq bukur femren si nje bekim. Femra është drita e shtëpisë, me lindjen e së cilës lind dielli që u ndrit syte prindërve.
Ajo është ndihmë për nënën e babanë, mbeshtetje për motrën dhe vëllanë, është qetësia e shpirtit. Femra është fara prej së cilës çel dashuria që mbush çdo cep me aromën e lumturisë. Ajo është princesha e vogël e babit dhe shoqja e ngushtë e mamit. Nga statusi i vajzërisë në statusin e nuses se shtëpisë, femra e ruan me hijeshi të plotë virtytshmërinë dhe rëndësinë e saj. Ajo përbën mekanizmin që mbush me gjallëri shtëpinë. Por si shënderrohet nje femër nga princesha e babit dhe shoqja e mamit në princeshen dhe shoqen e jetes se nje personi tjeter?....

Femër😔Where stories live. Discover now