📍Paris,France
Bari "Mon Caton"Drita te zbehta,disa njerez dhe muzike e shume alkol.Ishte nje nga pubet qe Loki vizitonte me shpesh.U rehatuan te dy ne nje tavoline te madhe te rrumbullaket.Bozi hapi krahet duke i shtrire mbi kolltuk.Shenonte ora 22:34.
-Dite e lodhshme,-pranoj ai.
Porositen alkol.Pas pak tavolina u mbush nga te tjere polic qe Loki i ftoj te uleshin me ta.Bozi nuk e kishte mendjen derisa vuri re qe mes tyre qendronte dhe Triksi me dy tre police te tjera.
"Boh,po keta kur erdhen."-mendoj ai kur kuptoj se ishte shkeputur nga ky realitet.
Loki po bente batutat e perhershme e te gjithe po qeshnin,syte i zune e Brajanin ne fund te tavolines.I shkeli syrin Triksit kur vuri re se shikimet e tyre u takuan.Ajo i buzeqeshi dhe kthehu goten me alkol.Qendronte perballe tij.Te gjithe ishin ne humor aty.
-A ndiheni mire moter?-e ngacmoj ai dhe nenqeshi.
Triksi nga ana tjeter u bezdis serisht.Qekur kishin ardhur ai vetem tani e vuri re.I shkelte syrin madje!
-Shume mire,-i tha ajo gjithe indiference,-te falenderoj per shqetesimin.
-Perhere,-vazhdoj ai,-ne fuqia dhe lutjet tuaja na mbajne ne kembe.
-Pra jeni ateist?-e pyeti ajo dhe kthehu goten me alkol,-teper interesante.
-Ateist,une?!-beri ai sikur u habit,-A nuk e sheh Zotin perballe teje?-ndezi ai nje cigare dhe e vendosi midis buzeve duke i ofruar dhe asaj nje.
-Teper modeste do te thoja,-tha ajo me nje ton sarcastic dhe e falenderoj per cigaren pasi ia mohoj.
Ai shfryhu i merzitur.Nje vajze me floke te zeza iu afrua drejt tij.Diku e kishte pare.
-Boz,-u perkul ajo duke e takuar ne te dyja faqet,-si je?
Ajo ishte e veshur me nje kemishe te bardhe dhe nje fund te zi.Duhet te ishte duke punuar ne ndonje vend si ekonomiste.
-Mire,-thithi Bozi cigaren,-ju si jeni?
-Me mban mend apo jo?
-Patjeter,-e genjeu ai por teper i vendosur duke i dhuruar dhe nje buzeqeshje ne fund,-me ke thene te te telefonoja,por ti e di qe une s'mbaj kontakte ne telefon.
-Oh,e di-u gezua ajo,-te te pres tek bari?
-Per pak vi,-i tha ai i buzeqeshur.Nuk ia kishte qejfi te rrinte me teper ne ate tavoline dhe vajza ne fjale mund te ishte shpetimi i tij i kesaj nate.Syte i hodhi nga Loki i cili po qeshte me ze te larte.
-E ka emrin Luiza,e njohem javen e kaluar,-e kujtoi Loki,-ishte me ate shoqen e saj angleze.
-U po,-beri Bozi sikur u kujtua pasi nuk donte qe te dukej vajza ne fjale keq para gjithe situates,-Po largohem,kalofshi nate te kendshme.
Syte i ndaluan tek Triksi para se te largohej.Nje shikim i çuditshem qe ai nuk mund ti jepte shpjegim ishte mbi te.Per dreq ajo vajze ndonjehere mund te ishte konfuze ne shikime,dhe ai dinte te zberthente cdo veprim te cdo njeriu.I shkeli syrin dhe i buzeqeshi,fundja ai ishte i sjellshem me femrat she ajo i dukej teper e çilter dhe i shkaktonte ndjesine e te ngacmuarit sa me shume per ti dhene reagime.
Triksi i ndoqi me sy,sapo ai mberriti ne bar vajza ne fjale u shkri se qeshuri.Donte te hiqte shikimin por nuk mundej,ishte tmerresisht e interesuar te shihte ata te dy.Ai nuk e preku ne bel per ngacmim fizik sic shihte meshkujt e tjere,nuk i peshperiste ne vesh dhe nuk iu afrua as per ta puthur.
Nderkohe vajza e quajtur Luiza sa nuk po thyhej ne mes ne karrige vetem per te nxjerr te pasmet.Ishte shume kurioze te dinte cfare po flisnin.Besoj diçka po i thoshte se ai po buzeqeshte dhe ajo po qeshte e kenaqur.Sa te hijshme po i dukeshin veprimet e tij,i kishin pelqyer meshkujt qe nuk benin skena te shumta kur ishin perballe njerezve te tjere.Pas disa minutash u ngriten te dy nga bari.Ai vuri kapelen ne koke dhe e la te ecte para,ajo eci sikur po zoteronte boten.Me shume mundesi po shkonin ne hotel dhe nuk mund ta shmangte nje ndjenje te panjohur dhe konfuze per te.