Ne kerkim te kuptimit te jetes

100 7 18
                                    

1.

Jam nje djal 20 vjec dhe jetoj ne Shqiperi, nje vend i vogel me nje mentalitet gjithashtu te vogel. Qellimi im nuk eshte te ankohem per vendin time dhe pse gjithmon kam menduar te qe jeten time ta krijoj ne nje vend sa me larg Shqiperis. Gjithmon me ka pelqyer te shkruaj dhe kam mbajtur disa ditare. Nuk do perdor emrin tim te vertet per arsye te miat qe me bejn te ndihem i pasigurt me veten. Do i vendos vetes nje pseudonim qe e perdor shpesh per veten Blu ,sic eshte ngjyra ime e preferuar.
Tani do dal ne qellimin qe vendosa te shkruaj kete rrefim per veten. Zakonisht nuk me pelqen te flas per jeten time pasi eshte pak e komplikuar dhe me ven disi ne siklet por ndonjeher per ato gjera qe un i kam veshtir ti shpjegoj apo ti flas, une i shkruaj. Kam lindur ne nje qytet te vogel dhe sic do familje shqiptare qe mund te ket nderlikimet e veta ,ne familje time jane me te theksuara ose me sakt keshtu i shikoj une se fundja cdo kush ka kendveshtrimin e tij. Familja ime nuk eshte ajo familje ideale qe gjithmon kam enderruar te kem. Babai im ka qen shumice e kohes emigrant duke u mar me pune kurse mamaja ime pjesen e saj me te madhe ka qen shtepiake duke u kujdesur per mua dhe vellain tim me te vogel. Pothuajse cdo gje shkonte mir kur ishim vetem ne te tre une , mamaja ime dhe vellai im. Por me ardhjen e babait tim nga emigracioni cdo gje veshtirsohej. Kur isha i vogel nuk e kuptoja mir kete gjendje por me kalimin e kohes gjendja perkeqesohej dhe une arrita te kuptoj cdo gje. Babai im eshte i alkolizuar dhe shumicen e kohes qe vinte ne shqipri prane familjes se tij per mua ka qen makth dhe eshte akoma. Kam kaluar shume trauma prej tij. Mamaja ime gjithmon kritikohej prej tij dhe keshtu fillonin debatet qe zgjasnin me dite ndonjeher mund te kalohej edhe ne dhune fizike.
Kjo eshte familja ime , thjesht ka emrin familje pasi per mua nuk ka qen e tille. Nuk ka qen nje strehe e ngrohte ku une te gjeja mbeshtetje dhe lumturi por perkundrazi per mua ka qen si nje vend qe me falte pasiguri dhe trishtim. Prandaj edhe ne ditet e sotme une vuaj nga ankthi. Por per nje djal shqiptar qe shfaq ndjenja te tilla eshte i dobet i padashur nga te tjeret por askush nuk e sheh shpirtin luftarak brenda meje qe mundohet ti bej balle ketyre dhimbjeve dhe mua me ka kushtuar shume si ne aspektin e shendetin mendor ashtu e fizik sepse kur cdo gje tejkalonin limitin e tij shperthen dhe shperthimi im ka qen demtues .

Ne Kerkim Te Kuptimit Te JetesWhere stories live. Discover now