7.

8 2 0
                                    

E shkuara ime ka qene goxha e dhimbshme per mua dhe si e tille ajo do mbetet pasi askush nuk e ka ne dore ta ndyshoj ate apo te kthehet pas. E di qe kjo pjese do me shoqeroj gjate gjithe rrugetimit tim te jetes duke lene shenja te une por e vetmja gje qe une kam ne dore eshte e tashmja.

Une jam tashme 20 vjec nje student qe studioj ne vite te dyte ne universitet. Nuk kam qen nxenesi me i mire ne shkolle ama arrita te fitoja nje universitet dhe ta vazhdoje ate. Kam punuar gjate sezonit te veres duke nxjerre disa nga shpenzimet e mia personale dhe gjithashtu jam mirnjohes familjes qe nuk me ka ndaluar qe une te vazhdoj shkollen. E vetmja gje e mire nga ana e babait time qe sme ka ndaluar te studioj por qe me pas shkaterronte cdo gje kur pinte. Kur them shkaterrim ka qen nje shkaterrim shpirteror si per mua e si per maman dhe vellain tim qe vazhdon edhe sot. Kur ai eshte i pire shkaterron cdo ndenje te mire, shkaterron ndjenjen e dashurises, sigurise dhe gjithe mardhenies familjare. Tashme momentalisht ai nuk eshte prane nesh pasi ka shkuar jasht shtetit dhe kjo me ben te ndihem disi me mire dhe me i perqendruar ne studimet e mia universitare. Sic jam shprehur ne fillim ky vit filloi ne menyren me te keqe per mua pasi gjendja e babit tim te pire kishte arritur ne nje pike qe u be shume e padurueshme per mua dhe une perfundova ne spital pasi demtova veten. Tani jam me mire pasi jam ne nje terapi psikologjike me ndihmen e nje psikologu vertet prefesional ne punen e tij, E.K qe vertet po me ndihmon ne kete situate te veshtire qe po kaloj dhe me ka bere te kuptoj me shume rreth vetes edhe jetes, prandaj eshte edhe nje merite e tija qe une po shkruaj kete rrefim.

- Kjo pjese eshte nje leter per baban tim e shkruar nga une dhe e kerkuar nga psikologu im per te kuptuar dhe nxjerre ato mendime e ndenja qe kam une per tim ate.

Baba

E kam shume te veshtire te shkruaj kete leter. Do doja qe mos te mbaje thjesht titullin baba por te silleshe si i tille, gje qe nuk ndodhi kurre dhe ti vazhdove ti perkeqesoje gjerat akoma me keq . Prita shume, durova shume, ama ti nuk u solle nje dite si baba per mua por u ktheve ne makthin me te keq . Me vrave shpirterisht, vrave ndenjen e sigurise, vrave vetbesimin tim, vrave konceptin e te qenurit baba per mua dhe mbolle vec urrejtje. Jo vetem urrejtje per ty por urrejtje edhe per veten time. Me bere ta shoh jeten pa rrugzgjidhje , te erret dhe te ftohte. Mbase nuk do e kuptosh kurre por le te mua plage qe do te me shoqerojne deri ne vdekje. Me bere te krijoj nje bote iluzioni per t'ju arratisur ati ferri qe krijove ti, ama edhe ajo u shemb shume shpejt duke rene serish ne fund te humneres .Po mundohem te ngrihem por me pranine tende une vazhdoj bie vazhdimisht. Nuk do te me kuptosh kurre baba, nuk pres kurre te ndodhe kjo, nuk pres asgje nga ty asgje ... 

Ne Kerkim Te Kuptimit Te JetesWhere stories live. Discover now