8.

7 2 0
                                    

" Ajo qe nuk na vret na ben me te forte" eshte nje shprehje qe nenkupton shume gjera per mua dhe uroj qe nje dite te behem i forte. Pas gjitha gjerave qe me kan ndodhur une serish jam ketu, mbase progresi im nuk eshte shume i dukshem por une dua te ndjek cdo shkall te jetes time pa kapercyer asnje. Pervec te tashmes une kam dhe nje te ardhme qe ne dukje eshte shume e mjegullt per mua .Kam frike te shoh matan kesaj mjegulle dhe e vetmja ngushellim per mua eshte e tashmja te cilen nuk e kam vlersuar aq sa duhet.

Kete vite mbush 21 vjec dhe e di qe sapo jam futur ne rrymen e jetes pa ditur se si do te jete jeta ime me vone. Prandaj keto rrefime po i shkruaj ne rast se une i dorzohem jetes dhe pse ajo qe dua eshte ti mbijetoj edhe ta jetoj ate sic une dua por fatkeqesisht jan ndenjat e mia qe zakonisht me drejtojne ku shumica e ketyre ndenjave jane te hidhura e me falin vetem trishtim. Eshte nje barre qe e kam mbajtur gjithmon, teksa vetem rendohet dhe nese une e leshoj kete barre, leshoj dhe veten time duke mos egzsituar me sebashku me to. Per te gjithe e ardhmja eshte disi e panjohur dhe per kete arsye une po mundohem te mar kohen e nevojshme pa u nxituar drejte nje perfundimi qe askush nuk e di por natyra ime pesimiste me ben shpesh te mendoj me shume negativisht. Dua te besoj qe ka nje jete me te mire se ajo qe na falin prinderit tane dhe mendoj qe kjo krijohet vet nga ne. Por "ne nuk mund te ndertojme me dike qe nuk na ndihmon te mbajm tullat". Dua te besoj qe vetem dashuria mund te na shpetoj ama une kam dashuruar por nuk me kan dashuruar dhe keshtu koncepti im per dashurin zbehet. Dua te besoj ne zot por kur une mbyllesha ne dhome dhe vetem qaja e demtoja veten per gjendjen e babit tim duke i lutur zotit qe ky makth te mbaronte besimi ne te venitej me perkeqesimin e babit tim. Jam akoma ketu, mar fryme, nuk e di per sa kohe do mare fryme akoma por di dicka qe me duhet te zgjedh midis jetes dhe vdekjes.Kam frike per te dyja , i frikesohem te ardhmes po aq sa vdekjes dhe vetem vdekja eshte e padryshueshme kurse te ardhmen mund ta ndryshojme por une dua qe te ndryshohet per te gjithe, jo vetem per per mua. Nese rrethanat do kishin qene ndryshe per mua, mbase dhe jeten do e shikoja ndryshe , gje qe nuk ishte ne doren time ama vuajtjet qe kalova ishin te pashmangshme.

Ne Kerkim Te Kuptimit Te JetesWhere stories live. Discover now