9.

9 2 0
                                    

Dim qe gjithsecili ka rolin e tij ne jete , ndonjeher ndihem ose me sakt ndihemi pasi mund te kete dhe njerez qe ndihen afersishte si une, mbase jo nga te njejtat probleme por edhe nga rrethana te ndryshme se fundja historia ime nuk eshte me tragjikja per dike qe mund te kete kaluar me shume dhimbje se une prandaj nuk jam nje filozof apo shkenctar te jap keshilla, jam thjesht une me nje histori qe dua ta rrefej dhe mbase mos ta ndej veten kaq te vetmuar ne dhimbjen time sepse ne fund ajo qe na bashkon eshte historia jone. Fatkeqesisht shume mund te ken ikur nga kjo bote pa treguar historin e tyre e cila mund ti sherbente dikujt tjeter per te kuptuar me shume sepse gjithsecili eshte i vecant, gjithkush ka nje histori te tijen dhe vetem duke kuptuar njerin tjetrin do ndihemi me afer dhe larg atyre epitetve qe shoqeria jone na vendos."Te gjithe ne kemi lindur te bukur por tragjikisht na kan bindur qe nuk jemi''- Rupi Kaur . Shimica e njerezve sidomos moshataret e mi jetojne nje bote fallco ose me sakt robotike dhe na ben akoma me te varur rreth kesaj bote.

Te une kjo bote e rrjeteve sociale me shton akoma ndenjen e boshllekut dhe eshte nje varesi, sado mundohem te largohem prej kesaj bote eshte ai dreq telefoni qe me ben te zhytem akoma me shume. Mbase eshte bota jone reale shume e vrazhde dhe gjejm ngushellim te kjo bote robotike qe ne dukje eshte perfekte dhe na ploteson cdo deshir tonen. Keto deshira qe mundohemi ti bejm edhe ne jeten reale ku shpesh jane te pamundura dhe ajo cka marim nga keto deshira te parealizuara jan zhgenjim te cilat na bejne te ndihemi te padobishem apo te pa vlere ndaj te tjerve. Keshtu duke iu shmangur botes reale duke i dhene me rendesi botes virtuale ne behemi me te ftohte dhe me te vetmuar.

Une kam nje grup shoqeror jo shume te gjere por te konsiderueshme dhe gjithmon e gjej veten te vetmuar, mbase eshte grup shoqeror i gabuar, mbase nuk pershtatem une me ata ose mbase duhet te kerkoj nje grup tjeter shoqeror. Nuk fajsoj askend pasi mund te jete natyra e tyre jo shume e aferm por une e gjej veten te larget me ta. E konceptoja shoqerin si nje familje e dyte ku do gjendeshim prane njeri tjetrin ne momente te gezuara ashtu edhe te trishtueshne por gjithmon kur kemi qene bashke kemi vendos nje mask te qeshur sikur askush nga ne nuk kishte probleme qe rendonin ne shpirt. Gjithkush perpiqej te dukej me i miri dhe askush prej nesh nuk e mori mundim ta hiqte kete maske dhe te shikonim njeri tjetrin e vertet. Per kete arsye vendosa une i pari te hiqja masken dhe disa nga grupi im shoqeror qe se bashku bejm gati 12 vite ne shoqerin e njeri-tjetrit, e moren vesh per gjendjen time te shaktuar nga babai vjeshten e kaluar dhe qe atehere ka qen hera e par dhe e fundit qe kemi fol per kete teme dhe me kan shmangur. Teksa nuk gjeta kurre nje ngushellim ne familje , prisja te pakten te ndodhte te shoqerin time qe nuk ndodhi kurre. Mbase nuk duhet te mbahem te kjo shoqeri por ta lej ate te shkoj.

Ne Kerkim Te Kuptimit Te JetesWhere stories live. Discover now