5.

9 2 0
                                    

Me rritjen kupton me shume , kupton qe jeta nuk eshte ashtu sic e duam ne.
Une kur isha nje femij i vogel gjithmon enderroja ate dite kur une te isha i rritur dhe tashme qe jam i tille do doja te mos egzistoja me. Pergjithesisht une jam natyre pesimiste dhe pak introvert qe me ben ti shoh gjerat fillimisht nga ana negative edhe kur gjerat jan te tilla une nuk mundohen ti gjej anen pozitive se fundja jan dy pole te kunderta por qe terhiqen vazhdimisht.
Nese rrethanat per mua nuk do ishin keshtu sic kan qen mbase dhe natyra ime do ishte pak me shume pozitive. Por kur rritesh ne nje familje ku nuk ka dashuri e kur shpia te behet ferri jot si mund te jesh pozitiv. E urrej babain tim pasi me ka shkaktuar vetem dhimbje mua dhe familjes. Urrejtja qe kam per te eshte aq e madhe sa me ben te urrej veten time pasi kemi te njetin gjak dhe une jam femija i tij qe kurre ne jeten e tij nuk ma diti vleren as mua dhe as tim vella po folur per maman time qe ka vuajtur kaq shume dhe tani eshte ne gjendje shendetsore aspak te mir. Per shkak se kemi jetuar e duruar shume vite me kete perebindesh me emrin baba. Jeta e mamas time po iken dhe gjithmon ka vazhduar me vuajtje edhe keto vuajtje tashme kan kaluar ne supet e mi
Shpesh me thone qe kam jeten me vite perpara por mua me duket sikur kam vdekur me koh. Tashme ajo qe po bej eshte te mbijetoj dhe te mar vujatjet e mamas time qe asaj ti lehtesohen sadopak dhimbjet.
E di sic me thot dhe psikologu kjo nuk eshte shume e drejte sepse une erdha ne jete per te jetuar jeten time dhe jo ate te prinderve te mi, ama me duket sikur e kam humbur jeten time,periudhn time te gjimnazit dhe adoleshencen e hershme e kalova duke u merakosur per maman dhe pasojat qe gjendja e babait tim sjell. Harrova qe une jam nje person dhe i kyca ndjenjat e cdo gje tjeter brenda vetes por qe nuk zgjaten shume te mbyllura edhe shpertheva. Shpertheva duke demtuar veten, per shkak te babait tim une kam shkuar disa her ne spital sepse doja ti jepja fund jetes dhe tani qe po shkruj akoma nuk e kam mar veten pasi vetem para nje muaji isha serish ne spital ku tentova te prisja damaret per shkak te gjendjes te alkolizurar te babait tim qe vazhdon dhe tani qe po shkruj. Eshte bere kaq e padurueshme dhe e lodhshme e gjitha kjo saqe nuk se di do ja dal te mar fryme akoma ku brenda vetes jam i vdekur, ah sikur te vdisnin dhe ndjenjat qe me mundojn kaq shume.

Ne Kerkim Te Kuptimit Te JetesWhere stories live. Discover now