14

1.4K 68 26
                                    

Afrohem tek dera, e hap dhe çuditem kur shikoj pikërisht atë, Arjen. I kap dorën dhe e tërheq ndaj vetes, me dorën tjetër mbyll derën, nuk pres asnjë sekondë që t'i bëja bashk buzët e saja dhe të mia. Përpiqet që t'më largoj, që të shkëpusi buzët e saja prej buzëve të mia, vendos dorën tek beli e saj dhe me dorën tjetër i kap dorën që po përpiqet t'më largoj. Nuk i ndava për asnjë moment buzët e mija nga të saja, vazhdoja t'a puthja,dua që t'i tregoj që ajo është vetëm e imja dhe vetëm un mund ta puth apo t'i afrohem. Ishte një puthje që udhëhiqesh më shumë nga ndjenja e xhelozisë, Arja dorëzohet së luftuarit dhe ma kthen puthjen. Dua t'a puth deri në pafundësi, shkëputem një moment prej saj për t'u rikthyer sërisht buzëve të saj por ajo çfarë mora ishte një shuplakë prej saj.

"Arja?" Them emrin e saj i cuditur

"Pse më puthe?"

"Sepse dua" i ktheje përgjigje ftohtë e serioz pas asaj shukplakës

"E ke gabim, ti ske asnjë të drejtë t'më puthësh mua. Kush je ti?" Filloi t'më godiste e t'më shtynte me duart e saj "Kush je ti, që një ditë më vjen e më puth sikur më ke të dashur dhe ditën tjetër më injoron!? Hë fol. Përse më injorove mbrëmë, e tani më puth sikur s'ka ndodhur asgjë"

"S'dua që ti t'i afrohesh më Alexit"

"Do i afrohem, pse cfarë ke ti? Mund të rri me atë ose me ndonjë tjetër që dua unë dhe ti s'mund të bësh asgjë" thotë Arja në nerva e sipër

"Ti je e imja" e afrojë sërisht ndaj vetes, e puth tek pjesë e qafës, përhumb për një moment me aromën e saj të mirë "Ti je vetëm e imja" donte që t'më shtynte por papritur dikush i bie derës, dreq, kush mund të jetë tani?

"Paul" Arja ishte e shqetësuar se mos dikush do e shikonte në zyrën time por më pëlqeu mënyra si e tha emrin tim, kam nevojë t'a dëgjoj emrin tim në buzët e saj. "Çfarë do bëjm?"

"Asgjë" nisem drejt deres për t'a hapur

"Profesor Paul, aty jeni?"

"Paul, prit mos e hap" më del përpara Arja

"E di që më pëlqen shumë kur thua emrin tim"

"S'dua që ajo t'më shikoj që jam këtu"

"Arja" e puth tek balli "shko ulu poshtë tek tavolina ime, s'ka për të parë gjë"

𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓Where stories live. Discover now