...
Arja PoV
Sot është dita që do shkoj në kamp, ndodhem në autobus, e ulur me Aleksin ndërsa Ana është ulur pas nesh."Do i'a kalojmë bukur apo jo vajza?" Pyet Aleksi i lumtur, për mua ai ishte vetëm një shok
"Po" thotë Ana
"Po sigurisht që do i'a kaloni" kthejë kokën kur dëgjoj këtë zë të njohur dhe ishte pikërisht Paul, cfarë dreqin bën ai këtu
"Vëlla?" Pyet e cuditur Ana, ndërsa mua akoma s'më dilni fjalët
"Do vijë dhe unë bashk me ju, jam mësuesi që do kujdesem për ju" afrohet më afër meje, askush nuk ishte përveç nesh "Sidomos për ty" më kishin munguar buzët e tij e përse i putha në mëngjes buzët e tij
"Paul do na shikojnë të tjerët" i them pasi u shkëputem prej tij, Paul po më puthte sikur Aleksi mos të ishte ulur fare aty pranë meje
"Profesor ky është autobusi që do hipim?" Dëgjoj studentët që po pyesni Paul
"Po ky është" i përgjigjet pa ndarë buzët e tij nga buzët e mija "Ky vend është i imi" kthehet nga Aleksi me një shikim vrasës
"Aleks mendoj më mirë..që.." nuk doja që Aleksi të ndihesh keq, por duhesh të largohesh prej meje nëse s'donte që grushti i Paul të përfundonte në fytyrën e tij
"Pa merak Arja. Do qëndroj me Anën" shkon ulet me të.
Paul ishte veshur ndryshe nga vishet kur shkon në shkollë, një bluze të bardhë që ndryshe nga këmisha nuk i tregon mirë format e tij. Por unë mund të arrijë të shikojë. Pasi të gjithë studentët ulen nëpër vendet e tyre, Paul vjen e ulet tek unë, po ndihesha pak në siklet sepse e dija që do ishim qëndra e thashethemit.
"Profesor, pse nuk erdhe të ulesh tek unë. Dhe mesa di unë profesori duhet të ulet në vendin e parë" e ngacmon një studente, marr frymë thellë dhe thjesht kthejë kokën nga dritarja
"Epo e dashur, nuk jam si profesorët e tjerë, unë ulem atije ku dua, kështu që kthehu para dhe shijoje udhëtimin. A ka ndokush tjetër ndonjë ankes?"
"Jo profesor" thonë të gjithë në një gojë
"Shumë mirë" i thotë atyre, më kap dorën time.
Paul PoV
S'mund të lija në atë udhëtim Arjën vetëm me atë plehrën Aleksin, kështu që shkoj tek drejtori i shkollës dhe i kërkoj që të shkoj e unë në atë udhëtim.
Aleksi kishte përfituar nga rasti, ishte ulur me Arjën, e di që dicka e ka planifikuar ai dhe Ana por s'do e lejoj që plani i tyre të eci. Shkoj drejt tyre, Arja çuditet por në sytë e saja mund të shikoja lumturi, ishte e lumtur që jemi së bashku në këtë udhëtim.
Gjatë udhëtimit Arja as nuk po bisedonte apo t'më ngacmonte, që të gjithë i zuri gjumi ngaqë ora ishte 5 e mëngjesit, kthejë kokën pas nga Ana. Ana kishte mbështetur kokën e saj tek supi i Aleksit dhe ishin që të dy në gjum. Vetëm zemrën time nuk e kishte zënë gjumi por ishte e përhumbur në mendime."Zemër për cfarë po mendon"
"Nuk dua që të ndodhi diçka ty për fajin tim, për fajin e lidhjes sonë" sytë e saj tregonin që ishte shumë e shqetësuar
"Zemra ime" e përqafoj fortë "Asgjë nuk do të ndodhi. Ne do jemi gjithmonë bashk"
"Më premton që cfarë do të ndodhi ne do jemi bashk, do përballemi së bashku ndaj çdo gjëje" më zgjat gishtin e vogël, kështu që bashkojmë gishtat tanë për një premtim që s'ma merrte mëndja se do e thyeja kaq shpejt. Arja mbështet kokën tek supi im dhe fle e gjetë, gjatë gjithë rrugës vështroja sa bukur ajo flinte, është si një ëngjëll.
"Cohuni" bërtas sikur të isha një gjeneral i ushtrisë, gjithmonë kam dashur t'a bëj njëherë këtë që t'i tremb pak studentët e mij.
"Çfarë ndodhi?" Pyesin të habitur të gjithë
"Autobusi ka marr zjarr" qëndroj serioz por nga brenda mezi po mbaja të qeshurën
"Çfarë. Le të zbresim" i kap paniku që të gjithë dhe fillojnë të bërtasin
"Bëra shaka, qetësohuni. Thjesht doja t'ju thoshja që mbërritëm"
"O profe, seriozisht e ke ? Na bërë gjakun ujë." Dal duke vrapuar nga autobusi pasi disa studentë doni t'më lagni me ujë për hakmarrje dhe e arritën që t'më lagni.
Arja PoV
Pasi Paul u largua me vrap nga autobusi, nuk e pashë më, kërkoja për të por s'po mund t'a gjeja. Të gjithë ishin duke ngritur cadrat në të cilën do kalonim natën."Aaa" bërtas kur ndjenjë dy duar tek beli im që më afron me një trup të ftohtë
"Shh. Qetësohu zemër se jam unë"
"Paul, ku dreqin ishe? Isha duke kërkuar për ty, mendova se mos të ndodhi gjë. Shiko je bërë ujë" duart e mija ishin tek kraharori i tij dhe duart e tij tek beli im, të dy ishim shum afër me njëri-tjetrin të fshehur nga të gjithë të tjerë.
"Ja ku jam këtu me ty" bluzja e tij që ishte bërë ujë tregonte shumë mirë format e tij, sytë e mij u fiksuan aty duke shijuar këtë pamje "A të pëlqen kështu? Ujë?"
"Hmm... Çfarë? Jo jo" heq sytë nga kraharori i tij "Më duhet të largohem. Shko ndërrohu që mos të ftohesh"
"Prit " Paul donte që të qëndronim edhe më shumë bashk por s'mund të qëndrojmë dot bashk.
Largohem nga aty, shkoj të ndihmojë Anën për të ngritur cadrën pasi unë do kalojë natën me të. Aleksi erdhi që na ndihmonte.
"Natën e mir goca" thotë Aleksi që largohet pasi na ndihmoi
"Le të flemë Arja, nesër duhet të ngrihemi shpejt. Sikur të ishte edhe Xhekson këtu" Pual më ka thënë që Ana e ka dashur dhe e do shumë Xhekson. Mendoj se duhet të heqi dorë nga kjo dashuri e një anshme, sepse asnjëherë s'do jetë e lumtur
"Natën e mirë" shtrihemi për të fjetur gjumë, por s'po më zinte gjumi. Po mendoja për momentin që kalova pak më parë me Paul, dua që të jem me të, të përqafojmë e të prekim njëri-tjetrin. Jemi në mes të pyllit, dëgjoj disa zhurma të çuditshme, jam duke vdekur nga frika.
"Uuu"
"Qetësohu Arja, nuk është asgjë"
"Boom" më tremb Paul, vendos dorën e tij mbi buzët e mia se e dinte që do bërtisja "Mos bërtit se do dëgjoja Ana. Hajde"
YOU ARE READING
𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓
Romance"Profesor, çfarë po bën?" "Po të jap leksione private" mund t'a ndjenjë frymën e tij të ngrohtë tek veshi dhe një ndjenjë e panjohur pushtoi gjithë trupin tim. "Më thërrit në emër" "Ti je thjeshtë profesori im" "A je e sigurt për këtë?" Trupat tan...