Rrezet e diellit që hyni fshehurazi në dhomën time, më bën që të kujtoja natën e bukur që kalova dje me Arjën, nuk i hap sytë por zgjas dorën për të prekur kurrizin e saj të zbuluar, atije ku janë akoma shenjat e puthjeve të mija, dora ime kërkon për të por ajo nuk ndodhesh aty. Hap sytë dhe shikoj që Arja nuk ndodhesh në krevat me mua, pse? Doja të zgjohesha në krahët e saj, me aromën e saj, besoj se do jetë tek kuzhina, ngrihem e vesh një pal tuta që ndodheshin aty, shkoj menjëherë tek kuzhina, doja të shikoja Arjën, por as aty nuk ndodhesh. Ajo çfarë më cuditi ishte se Arja kishte lënë cdo gjë këtu, përfshirë dhe telefonin, s'dua të mendoj asgjë të keqe, s'mund të jetë larguar prej frikës, jo pas asaj natës së dijshme, kur cdo prekja e jonë foli qartë për ndjenjat tona.
Hap derën dhe papritur shfaqet komshija që jeton përball meje
"Mirëmëngjes""Mirëmëngjes bir, sa e bukur ishte e dashura jote" kjo do të thotë se ajo e ka parë Arjën
"Ku e pe?"
"Po blinte ushqime tek dyqani poshtë"
"Faleminderit" vrapojë drejt dyqanit, Arja nuk është larguar por thjesht ka blerë ushqime për mua sepse unë budallai e kam lënë frigorifer bosh, s'kam faj sepse ushqimi im i preferuar janë buzët e saj, dhe Arja vetë.
"Mirëmëngjes" i drejtohem zonjës së dyqanit e cila mu duk pak e shqetësuar "A ndodhet këtu Arja, e dashura ime?"
"Ti je i dashuri i asaj vajzës që ndodhesh pak më para këtu" më kap duart e mija
"Po pse?"
"Ajo po blinte ushqime, dukesh shumë e lumtur kur papritur shfaqet një makinë e zezë dhe e merr atë, vrapova që t'i ndaloja por s'mund të bëja asgjë. Me fal bir"
"Arja" them në mënyrë të pavetëdijshme emrin e saj, trupi im nuk po lëvizte e as po reagonte pas dëgjoi fjalët e saj, kush e ka rrëmbyer Arjen time...
Xhekson PoV
"A je gati My Blackbird?""Kam lindur gati" që të dy ishim gati që të prishnim mbrëmjen madhështore që Kingsman kishte përgatitur, më duket vetja si në kohët e vjetra, na kishte munguar ky aksion në jetën tonë. Katalea ishte vesh komplet me të zeza, dukesh kaq seksi sa që po mos të ishim këtu tani do e kapja dhe do përfundonim ndonjë dhomë hoteli duke bërë seks, e dua gruan time seksi. Do hynim veç e veç në restorantit që Kingsman kishte organizuar një festë për hapjen e një kompanie që merresh me makina, por në fakt ne e dinim shumë mirë që merresh me drogë dhe prostitucion. Qëndroja lart në tarracë, e shikoja me gjithë admirim Katalean që po hynte brenda në restorant, është rradha ime që të zbres poshtë.
Disa burra të veshur mir kishin filluar t'i vini nga pas Kataleas, çdo gjë po shkonte sipas plani, nuk jam xheloz për të sepse dashuria jonë ka kaluar shumë pengesa dhe as nuk e njohim xhelozinë.
Kingsman vjen së bashku me truprojat e tij e vajzat që i rrini nga pas për t'i plotësuar qejfet e tij, të gjithë po shkoni që t'a uroni, ishte kaq i lumtur por harron që këtë lumturi e ka ngritur mbi dhimbjet e tjerëve, prandaj nuk do i zgjasi kaq shumë kjo lumturi."Përshëndetje bukuroshe" burri i cili i flet Kataleas ishte shoku i ngushtë i Kingsman, një burrë me post por i korruptuar, bashkpunon me Kingsman për shitjen e drogës.
"Mua po me flisni?"
"Po ty. Si quheni?" I vendos dorën tek beli
"Më fal djalosh, por nuk je në standartet e mia" i thotë ndërsa largon dorën e tij "kështu që largohu"
"Ooo pse kush është standardi jot?" E pyet duke pritur një përgjigje nga Katalea, unë ndodhesha përball saj e përse ky as më kishte vënë re
"Do t'a dish ti?" Katalea luaj me kollaren e tij"Po"
"Ky është standardi im" më kap nga jaka e xhaketës e më afron ndaj vetes së saj, lëpin buzët e mija dhe më puth sikur të ishim vetëm ne të dy aty, ndërsa ne shijonim puthjen tonë shoku i Kingsman gati sa nuk po shpërthente. Por në fakt nuk shpërtheu ai por armët tona që po prishni çdo gjë aty dhe mbrëmjen e mrekullueshme të Kingsman
"Kingsman, kjo është dhurata jonë" thotë Katalea, njerëzit të tmerruar vraponin drejt daljes.
"Kapeni ata të dy" Kingsman jep urdhërin e tij, truprojat e tij vijnë drejt nesh
"Zemër"
"Po Blackbird im"
"Futja vrapit" thotë duke qeshur, vrapojmë të kapur dorë për dore, asnjëher s'kam për t'ia lëshuar dorën asaj çfarë do që të ndodhi në këtë jetë "Këtej, ec ec se po na kapin" po na merresh fryma sa nga vrapi e nga të qeshurat tona.
Kjo është pjesa e re, më thoni si ju duken këto pjesët e reja dhe lini mendimin tuaj tek komentet 👇
YOU ARE READING
𝔓𝔯𝔬𝔣𝔢𝔰𝔬𝔯𝔦 ℑ𝔪 (ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ2) ✓
Romance"Profesor, çfarë po bën?" "Po të jap leksione private" mund t'a ndjenjë frymën e tij të ngrohtë tek veshi dhe një ndjenjë e panjohur pushtoi gjithë trupin tim. "Më thërrit në emër" "Ti je thjeshtë profesori im" "A je e sigurt për këtë?" Trupat tan...