pjesa 2

62 6 0
                                    

Ne spital

“Me thuaj doktor, si eshte djali im?”

“Qetesohuni zonje, djali juaj eshte mire, thjesht ka nderrydhur kemben dhe ka disa plage te lehta ne shpine. Pas disa ditesh nuk do te kete me asgje.” Tha doktori.

Me ne fund u qetesua Lina dhe Berti. Djali i tyre ishte mire.

Shtrire ne krevatin e spitalit, Eli ishte duke menduar akoma per ate cfare ndodhi. I kishte ngelur ne mendje akoma ai shikimi i lutes i Anes teksa shikonte tek ai. Ne mengjes teksa ishte ne shkolle diten e djeshme kishte pare Lelen duke qare ne koridorin e shkolles dhe kishte shkuar tek ajo per ta pyetur se cfare kishte, dhe ajo o kishte thene qe ishte i teri faji i Anes, ajo i kishte thene qe ajo nuk i perkiste familjes se tyre, dhe se ne po kujdesesh vetem nga meshira per Lelen dhe qe askush nuk e donte ate ne te vertete. Sapo Eli kishte degjuar keto fjale, ishte inatosur shume dhe me zor priste momentin per te qortuar Anen. Sapo mbaroi mesimin u kthye ne shtepi dhe tek shkallet e katit te dyte pa Anen.

“Ana, cfare dreqin i ke thene Leles?”

“Leles?”

“Mos me bej mua sikur nuk di gje tani, po me thuaj cfare i the Leles?”

“Pz si kam thene asgje.”

“Shiko Ana po te paralajmeroj per here te fundit, me Lelen mos e krruaj shume. Ajo nuk eshte e biresuar, ajo u rrit ketu dhe ajo eshte vajza e vertet e kesaj shtepie. Fute mire ne koke kete.”

Kur tha kete pa shikimin e Anes, e cila me zor po mbante lotet. Ne fakt cfaredo qe te ndodhte Ana asnjehere nuk qante ne sy te asnje njeriut, dukej njeri shume i forte. Hera e pare qe ai e pa ate te qante ishte dje kur te tere po dyshonin tek ajo. Sapo u kthye per te zbritur shkallet, ndjeu dy duar qe e shtyne nga mbrapa shpines, por nuk e pa qarte se kush ishte. Me pas e gjeti veten te shtire ne toke dhe duke degjuar se si Lela po akuzonte Anen. Ne fakt ne momentin qe ai ndjeu dy duar ne kurriz , dallohej qarte qe ne ato duar kishte dy unaza, por Ana nuk vendoste kurre unaza sikurse Lela. Edhe pse ai e dinte kete fakt, ai refuzonte ta pranonte qe vajza qe ai dinte per moterr tere keto vite do te bente dicka te tille.

Pasi Ana doli dje nga shtepia, mendja e tij ka qene vetem tek ajo. Cfare do te kete bere dje ajo e vetme ne mes te nates?, Po sikur ti kete ndodhur dicka? Te njejtat mendime kishte dhe Berti me Linen por nuk e shfaqnin shqetesimin e tyre per Anen.

Ne nje nga dhomat e spitalit ndodhej e shtrrire Ana, e cila kishte rene ne nje gjume te thene, e cila ishte duke rikujtuar te tera momentet e jetes se saj, por mes tyre nuk gjente dot asnje moment te lumtur. Ana dhe Lela kane lindur ne te njejten dite dhe ne te njejtin spital. Lela vinte nga nje familje e varfer te cilet nuk kishin as para per te ngrene buke, ndersa familja e Anes, ishte nje familje e shtreses se larte. Familja Rama kishte nje kompani te madhe dhe shume prona dhe biznese te tjera ne emer te familjes. Kur mamaja e Leles e lindi ate, ajo kishte shume shqetesime ne koke, si do ta rriste vajzen e saj. Si cdo nene dhe ajo donte me te miren per te. Kur pa qe ngjitur me dhomen e saj ishte nje grua qe kishte linduar gjithashtu nje vajze ajo mendoi ti nderronte femijet dhe te linte vajzen e saj te jetonte ne nje familje te pasur dhe me tere te mirat. Dhe keshtu beri, i nderroi femijet dhe askush nuk e kuptoi kete gje. Ajo mori Anen dhe e la tek dera e nje jetimoreje, ne te cilen Ana u rrit. Tek jetimorja nuk kishte aspak kujtime te kendshme. Iu desh te punonte qe ne moshen 6 vjecare, nuk kishte kukulla dhe lodra per te luajtur si tere femijet e tjere. Vishte rroba te vjetrra dhe kepuce te grisuara dhe buke hante vetem nje here ne dite. Dhoma ne te cilen qendronte pikonte ujin e shiut qe binte jashte gjithmone ne kohen e dimrit. Dritaret e jetimores i kane pasur xhamat e thyer dhe gjate dimrit i mbulonin me batanije qe te mos futej i ftohti brenda. Per shkak te papasteritve Ana semurej shpesh po asnjehere nuk ishte ne gjendje te blinte ilace. Murgeshat e jetimores nuk ia jepnin asaj ate figuren e nenes qe ajo gjithmone enderronte ta kishte prane.  Jetimorja nuk ia jepte asaj ate familjen qe ajo gjithmone enderronte te kishte. Ne kete jete nuk donte asgje me shume se nje shtepi te vogel me nenen dhe babin e saj qe ta donin. Edhe pse e kishin braktisur Anen, ajo asnjehere nuk i fajesonte prinderit e saj duke menduar se ato kane pasur arsyet e veta qe e kane braktisur pasi asnje prind nuk do ta braktiste me dashje femijen e saj.

AnaWhere stories live. Discover now