1

2.2K 86 147
                                    

Se per cfare qan o ma nuk e kuptoj- i tha Rejani te emes e cila po qante teksa e shikonte te birin dhender. -ti duhet te thuash shyqyr qe po martohem, a nuk ishe ti ajo qe thoje qe shkove 31 vjec e akoma ngele beqar, ja pra, qesh mos qaj.

-Po une e thoja me shaka ore, ndoshta nje dite kur te martosh djalin tend do me kuptosh.

-Ehuuu sa kohe don djali im me u martu, do i ngjaje babit ai, do martohet 31 vjec, keshtuqe don edhe 30 vjet.

Dera u hap dhe brenda hyri Ajani dhe Xhejsoni.

-Hajde o ba merr  e qeteso mamin se ngeli duke qare. Ore a  kaq shume problem paska qene kjo martesa ime?

-Po budalla ngele Rejan, si me femije  e si pa femije, si i martuar e si beqar.

-Rrofsh ba.

-Asgje kur  te duash.

-Pse s veshe kemishe te zeze te shkon me shume- i tha Xhejsoni.

-Donte gruaja kemishe te bardhe ca ti bej une.

-E sheh o ba ia ka fut gruaja te dyja kembet ne nje kepuce ketij e, une s do martohem asiher.- tha Xhejsoni duke ngritur duart lart.

-Me ate mendje rri t keqen mami se je mire, o zot i madh ku me dolen gjithe keto kalamajte budallenj mua se di.

-Diku e keni bere nje gabim o ma dihet.

-Gabimi i pare ti ke qene Rejan, ajo dihet.

-Ma futi sa krahu- tha Rejani dhe te gjithe qeshen dhe dikush trokiti ne dere dhe pastaj e hapi ate.

-Aaaa, qeshni pa mua juu, turp te keni, si mblidhet familja pa mua- tha Hejzelli e cila hyri brenda ne dhome dhe te gjithe buzeqeshen, te gjithe e prisnin ate qe te vinte ate dite por fakti qe po vonohej i bente qe te humbnin shpresat.

-Thashe se s do te vije- i tha Rejani duke e perqafuar fort.

-Jemi shume te lumtur  qe erdhe- i tha Ajani me Amarisin duke e perqafuar me shume mall.

-Normalisht qe do te vija, pavaresisht te gjithave ju jeni familja ime e vertete- tha teksa me  njeren dore kishte kapur doren e Rejanit e me tjetren doren e Xhejsonit dhe me pas i perqafoi te dy vellezerit e saj.

Flashback 2 vite me pare

U kthye ne shtepi zemerthyer, i dukej sikur e gjithe bota kishte rene mbi koken e saj, i dukej sikur ajri kishte mbaruar, sikur dielli nuk shkelqente me, sikur qielli po behej i zi dhe sikur dikush i kishte futur duart ne fyt dhe po perpiqej ta mbyste.

U fut brenda ne dhomen e saj dhe filloi te qante, filloi te qante per dashurine e humbur, per mundesine qe ajo kishte qe te ishte e lumtur sepse e dinte qe pa Tajsonin ajo kurre nuk mund te ishte e lumtur.

Kishin kaluar dy dite dhe ajo rrinte vetem e mbyllur ne dhomen e saj, rrathe te zinj i ishin krijuar poshte syve dhe syte i ishin skuqur nga te qarat por nuk i interesonte. Ajo cka ajo donte ishte larguar, ndihej shume e vetmuar. Dielli shkelqente ne kupe te qiellit e ngrohte te gjithe vendin, nje mot ky i pazakonte per Londren, qytetin ku me shume se gjysmen e vitit bie shi e gjysmen tjeter rete mbulojne qiellin e kalter, por ajo nuk e ndiente ate ngrohtesine e diellit.

Ajo kishte nje boshllek aq te madh ne stomak saqe i dukej sikur i kishin hequr disa organe nga aty por organi i vertete qe i kishin hequr ishte zemra, ishte pikerisht zemra ajo cka i mungonte.

I dukej sikur vetem ajo ishte e merzitur dhe te gjithe te tjeret ishin te lumtur por jo, te gjithe merziteshin bashke me te dhe te gjithe e dinin qe Hejzelli do ta kalonte kete gjendje edhe pse me veshtiresi dhe me vone do te kuptonte qe kjo ishte me e mira per te.

E Tajsoni, ai ishte vetem. Te gjithe e kishin braktisur e kishin lene meshire te fatit. Thone qe njerezit njihen kur je ne situate te keqe e ai atehere po i njihte me se miri te gjithe. Ate e kishin zhgenjyer te gjithe, jeta ishte treguar shume e padrejte me te duke i dhene goditje  shume te forta. Sa  mendonte se po ringrihej dhe po ia dilte jeta i  jepte goditje akoma me te forta duke i kujtuar se ai nuk mund te ishte kurre i lumtur, se lumturia ishte nje term i panjohur per te.

Teksa thithte ate cigare qe qendronte midis dy gishtave te tij kujtoi biseden qe kishte bere me Rejanin, ajo bisede telefonike qe e kishte bere te kuptonte se as shoqeria e tij nder vite nuk e donte per asgje tjeter vec  interesit.

Flashback

Sapo doli nga  dushi dhe po vishte pantallonat kur degjoi telefonin e Hejzellit te binte, si fillim e injoroi por pasi ai nuk po pushonte e mori ne dore dhe pa qe ai qe po i telefononte ishte Rejani dhe e hapi telefonin.

-Alo.
-Tajson? C pune ke ti me telefonin e Hejzellit? Ku eshte  motra ime?
-Qetesohu Rejan, ndodhet poshte ne kopesht dhe telefonin e kishte ne dhome dhe e hapa une.
-Nuk ke te drejte qe ta hapesh telefonin e saj Tajson.
-Rejan cfare ke? Mos ke pire ndonje gje ti sot?
-Asgje nuk kam pire Tajson, jam super esell qe te kuptoj ate qe ti deshiron te besh. Me c qellim e more motren time atje ne Shqiperi Tajson?
-Per asnje qellim, ajo erdhi vete pas meje.
-Dhe ti pret qe une ta besoj kete? Ti deshiron qe ta besh ate te dashurohet pas teje qe te mos ndahesh nga ajo sepse kerkon pushtet apo jo?
-Ti a e degjon veten kur flet Rejan apo hajt thua ca te te vije ne moment? Si mund te dyshosh qe une e dua dicka te tille? Nuk do ta beja kurre kete gje e aq me pak me motren tende. Kaq pak me njeh valle?
-Te njoh mjaft mire Tajson e prandaj po ti them keto fjale. Me motren time nuk ke te drejte qe te besh asgje me teper nga c te kemi thene ne...
-Pse kush jeni ju? Jeni zoterit ju? Nuk jam skllav ne duart tuaja une, jua kam thene qe ne fillim qe nese e bej kete gje e bej sipas rregullave te mia.
-Do te vish sa me shpejt ne Angli Tajson dhe kjo marrezi do te marre fund, ti merr ate qe kerkove e kjo gje merr fund.
-Sigurisht, edhe gjithcka mes nesh merr fund Rejan.

End of flashback.

Valle kaq  pak ta kishin njohur ate njerezit? Ai ishte mizor, i eger e i pashpirt por kurre nuk donte pushtet sepse pushteti nuk i mungonte, ajo qe e vriste nuk ishin fjalet e Rejanit sepse ishin fjalet e nje vellai te shqetesuar per motren e tij por fakti qe kete person ai e quante vella, kishte ndare nje jete me te e ai as nuk e njihte. Nuk e dinte qe Tajsoni nuk kishte bere asgje qe ti jepte shpresa Hejzellit por ajo i kishte krijuar vete ato dhe se Tajsoni do e vriste zemren e tij perbrenda vetem e vetem qe te mbante premtimin e dhene.

Kishte menduar qe pasi te ktheheshin ne Angli te fliste me Rejanin dhe ti  thonte qe ai e donte Hejzellin. Per here te pare ne jeten e tij ai ia kishte pranuar ndjenjat vetes e kishte vendosur qe te bente dicka per veten e tij, qe te ishte i lumtur por jo gjithcka shkon ashtu sic e presim ne.

Pershendetje njerez, u ktheva prape uneeeee.

Nje lajm i mire eshte qe mu rikthye frymezimi dhe do te perpiqem qe te shkruaj sa me shume pjese per ju 😇

Kjo pjese e pare eshte cik lemsh 😅 e di por ne pjeset ne vazhdim do te shpjegohet gjithcka. Disa pjese do te jene flashback para dy viteve, pra kane kaluar dy vite qe nga ndarja e Tajsonit dhe Hejzellit dhe te gjitha enigmat qe nuk i zgjidhem ne historine Dibrani do ti japim kuptim ketu ❤.

Shpresoj shume qe t'ju pelqeje 🥰

Forever Yours. Where stories live. Discover now