2

1K 72 130
                                    

Kishte kaluar dy muaj qe nga ndarja e tyre dhe jeta tashme i dukej monotone, asgje nuk kishte kuptim, merrte fryme kot, zemra rrihte kot.

Kishte vazhduar shkollen dhe perpiqej shume qe ti perkushtohej asaj ne maksimum, zhytej ne mesime qe te harronte realitetin e hidhur.

Dukej sikur pak nga pak po e pranonte, por jo ta harronte, sepse ne nuk e harrojme dhimbjen ne thjesht mesohemi me te, mesohemi me pranine e saj ne jeten tone.

Ajo ishte vajza e Ajan Behramit, ajo ishte vajza e vetme e familjes Behrami, ajo mund te kishte te gjithe boten perpara saj, kishte dy prinder te mrekullueshem dhe nje xhaxha qe do te linte koken pas saj. Kishte 4 vellezer qe  i vinin flaken botes per te, por jo, ajo donte dike tjeter, zemra e saj nuk jetonte dot pa te, nuk e imagjinonte dot veten me dike tjeter, thjesht i dukej e pamundur, absurde.

Rejan POV.

Te shikoja motren time ne ate gjendje dhe te dija qe eshte i gjithi faji im me rendonte shume.

Hejzelli nuk e dinte per biseden qe une kisha pasur me Tajsonin dhe nuk e di reagimin e saj kur ta marre vesh.

A do ta kuptoje ajo valle se gjithcka e kisha per te miren e saj? Per momentin jam e sigurt qe nuk do ta kuptoje por kur  te kaloje njefare kohe jam i bindur qe do ta  kuptoje ate qe bera.

Nuk e di se cila gote ishte kjo qe pija sonte, e kisha humbur numerimin dhe isha i sigurt qe ne kete gjendje qe isha nuk mund te kthehesha dot ne shtepi.

Dola jashte nga lokali dhe po ecja per tek makina, hapa deren e makines dhe papritur mu duk se degjova nje ze, mendova se me bene veshet por jo, e degjova perseri. U nisa ne drejtim te zerit dhe ishte zeri i nje femre qe po qante. Ishte e ulur ne nje stol, po qante me te madhe dhe rrobat i kishte gjysem te grisura.

U afrova afer saj dhe ajo u tremb.

-Mos mu afro- tha duke u ngritur ne kembe dhe drejtoi duart para meje si nje mburoje.

-Mos u shqeteso, nuk do te te bej keq.

-Joo ik, mos mu afro te lutem, edhe ti je si ai.

-Shiko, nuk e di se per ke e ke fjalen por une nuk jam si ai, ne rregull. Deshiron te vish me mua?- tha duke i zgjatur doren.

-Joo- tha duke bertitur.

-E marr me mend se cfare te ka ndodhur, kam dhe une nje moter e nje nene ne shtepi. Por thjesht kupto qe do te jesh me keq ketu sesa te vish me mua, nuk eshte nje vend i sigurt ky. Te pakten qendro sonte, neser mund te besh cfare te duash. Ne rregull? - vajza duket sikur u bind dhe pohoi me koke.

Dukej nje vajze e bukur por nga e qara syte i ishin enjtur dhe ai makeup i paket qe kishte vene i kishte mbuluar fytyren. Hoqa xhaketen time dhe ia dhashe asaj, e zgjata doren me kujdes qe te mos trembej.

Hypi ne makine me mua dhe deshi qe te rrinte ne sediljen e pasme.

Arritem ne shtepi dhe koka me dukej sikur me ziente nga brenda, isha super i lodhur por kete vajze nuk e lija dot atje, kisha dhe une nje nene e nje moter.

E kisha sjelle ne apartamentin tim, domosdo nuk shkoja dot ne shtepi ashtu.

-Si quhesh?- e pyeta por ajo nuk e kishte mendjen tek pyetja qe i bera une, ishte aq e perhumbur, dukej aq e lenduar dhe e frikesuar. -Hej- e ngrita pak zerin por do doja qe te mos e kisha bere sepse ajo u tremb. -Me fal, te pyeta si e kishe emrin.

-Ina- mu pergjigj me zerin qe i merrej nga te qarat.

-Eja te ulesh Ina,- i thashe teksa drejtoheshim per ne sallon dhe ndeza dritat e shtepise. -Deshiron dicka? -e pyeta por ajo thjesht u ul ne divan dhe nuk beri asgje tjeter vec se te qante. Ishte e sigurt qe mua nuk me donte aty ne ato momente, ishte shume e frikesuar qe te kishte nje mashkull tjeter prane. Hejzellin nuk e merrja dot qe te vinte pasi ajo nuk ishte mire vete, mamin ose teta Adoren si merrja dot se do te dyshonin tek une qe ia  kisha bere une dicka te tille asaj dhe s kisha nerva ti jepja llogari keshtuqe vendosa te merrja Irmen ne telefon, ndoshta ajo vinte.

-Ina a je shqiptare- e pyeta papritur, nje pyetje koti por me duhej ta dija. Ajo pohoi me koke por nuk foli. U ngrita dhe shkova ne dhomen tjeter dhe telefonova Irmen, s do te habitesha nese s do t ma hapte sepse ishte ora 02:45.

-Alo, Rejan?
-Alo kunate, me fal qe te shqetesova por a mundesh dot qe te vish deri tek apartamenti im?
-Cfare ka ndodhur?
-A mundesh te  vish apo jo?
-Po.
-Eja se ta shpjegoj kur te  vish, thjesht merr me vete ca rroba  te tuat.
-Ne rregull.

Shkova ne kuzhine dhe mbusha nje gote uje e u nisa drejt sallonit qe t ia jepja Ines.

-Deshiron pak uje?- e pyeta por s me ktheu pergjigje, e kuptoja situaten e saj dhe nuk i fola me teper por thjesht e lashe goten e ujit ne tavolinen prane saj dhe vete u ula ne divanin tjeter dhe po mendoja nese dicka e tille do i kishte ndodhur motres time, nese dikush do te kishte perdhunuar motren time une do e vrisja pa mu dridhur qerpiku, e pastaj do vrisja edhe veten qe nuk e mbrojta dot.

Ashtu duke menduar kaluan 15 minuta dhe degjova deren te binte dhe Ina u tremb.

-Mos u tremb, eshte kunata ime, e kam thirrur une.

Shkova te hapja deren dhe aty ishin Miri dhe Irma qe ishin te shqetesuar, domosdo i kisha thirrur ne mes te nates.

-Cfare ka ndodhur mor burre? A je mire ti?

-Une jam mire, s kam asgje por...- dhe fillova ti tregoja gjithcka dhe Irma menjehere shkoi ne sallon ku ndodhej Ina ndersa une me Mirin shkuam ne ballkon qe ti linim hapesire atyre te dyjave.

New part ❤

Okej kjo pjesa do ju beje me lemsh por ca s kam planifiku per ket his

Forever Yours. Where stories live. Discover now