6

982 65 48
                                    

Jeta eshte plot te papritura, here me dallge e stuhi e here me qetesi. Dikush i kalon sprovat e jetes sot e dikush me vone, nuk mund ta dijme kurre se cfare ka rezervuar fati per ne.

E jeta Hejzellin e kishte goditur perseri, atehere kur mendonte se i kishte provuar te gjitha jeta i sillte gjera akoma me te reja, e godiste akoma me shume.

Ndarja nga Tajsoni e kishte bere te provonte dhimbjen e dashurise, te ndjente nje boshllek te madh ne zemer e te ndihej e vetmuar. Sapo mendoi se kjo ishte dhimbja me e madhe ne jete, jeta i solli perballe nje te vertete tjeter te dhimbshme, faktin qe ishte e biresuar. Te dish se njerezit qe per 20 vite i kishe therritur" mama dhe baba" nuk ishin gjaku yt i vertete ishte nje goditje aq e madhe saqe te dukej sikur ne trup nuk te kishte mbetur me gjak, sikur dikush te kishte ngulur dhembet ne trup e te kishte thithur gjakun.

E kur te gjitha keto i pranoi mori nje goditje tjeter nga njeriu qe donte me shume ne jete, nga vellai i saj. Te dinte qe vellai i saj ishte shkaktari per ndarjen e saj nga njeriu i zemres ia shkaterroi zemren edhe me keq. Ndoshta Rejani kishte te drejte, ajo duhej te ecte perpara, te vleresonte me shume veten e saj dhe ti kushtonte me shume vemendje vetes se saj por ne keto momente ajo kishte nevoje per Tajsonin, kishte nevoje per te, per perqafimin e tij. Kishte nevoje edhe per ato bertitjet e tij, ato fjalet e tij me ironi, por me shume kishte nevoje per ate shikimin e tij plot dashuri qe ia jepte. Ndoshta Tajsoni ishte njeri toksik, njeri qe e lendonte por ai lendimi i tij i dukej shume i embel. 

Nuk mund te qendronte me ne shtepine e saj por vend kur te shkonte s kishte. Vendi i vetem ku mund te shkonte ishte Klea, ajo ishte e vetmja qe i kishte qendruar prane ne kete periudhe.

-Kle me vjen keq qe erdha ketu por sinqerisht qe s kisha ku te shkoja- tha teksa po rrinin ne sallon te dyja.

-As mos e permend, mund te rrish ketu sa te duash. Shtepia eshte e madhe edhe ka dhoma plot. Por mendoj se nuk ke bere mire qe ike nga shtepia Hejzell. Prinderit e tu i ke lenduar me kete gje.

-E di, por me beso se me duket sikur me merret fryma aty, nuk rri dot. Kam nevoje qe te largohem. Po mendoja qe te ikja jashte shtetit, ndoshta sa te qetesohem, sa te qartesoj mendimet.

-Si te jesh ti me mire. Si ta mendosh ti me te pershtatshme. Ama edhe nese ik mua telefonin me ma hap se perndryshe te thera- tha duke bere doren sikur do e therte dhe Hejzelli qeshi.

-Faleminderit qe je prane meje Kle, e vleresoj shume sinqerisht. Je e vetmja qe kam prane meje ne keto dite te veshtira, je e vetmja qe me degjon e me keshillon. Jam me fat qe te njoha.

-Epo duhet ti jesh falenderuese Tajsonit per kete, se ai na njohu- tha Klea dhe Hejzelli uli koken. - A nuk mendon thjesht ta takosh njehere Hejz?

-Jo. Mendoj se duhet qe te qendrojme larg per njefare kohe te pakten, qe ai te kuptoje se cfare don dhe une te mundem qe te sheroj plaget e krijuara. Sepse kjo jete paska qene e fshehte, paska qene katile. Nuk e di a do mund te sherohem une pas kesaj? Nuk e di si do vazhdoj te jetoj une pas ketyre gjerave.

-Do ia dalesh, me beso mua qe do ia dalesh. Ti je shume e forte, mund ta perballosh jeten, mund te fitosh mbi jeten. Mund ti tregosh te gjitheve qe ti vlen, qe ti ia del, qe ti je e forte, qe ti s ke nevoje per askend. E di qe ne keto momente te gjithe te duken te lumtur rreth teje e vec ti e merzitur por me beso qe nuk eshte ashtu. Te gjithe familjaret e tu te duan Hejzell dhe po vuajne per ty, ti je ndricimi i asaj shtepie dhe nese ia kthen shpinen per ta do te jete gjithmone erresire.

-Nuk e di se c te mendoj me pare.

-Po me Xhejsonin ke folur?

-Jo, di vetem qe babi e perzuri nga shtepia ate nate dhe s kam folur me. Por nuk i vej faj, se fundja c faj ka ai, por po une c faj kisha?

-Po Rejani?

-Rejani... nuk jam e merzitur me te, jam e lenduar prej tij dhe me duhet kohe qe ta marr veten pas ketij lendimi dhe duke qene gjithmone afer tyre nuk mund te sherohem kurre. Te pakten per disa vite te jem larg. Jo per shume por sa te mundem.

-Ti e ke te drejten te vendosesh, por ta dish qe gjithmone do te te mbeshtes cfaredo qe te zgjedhesh.

-Faleminderit qe je prane meje...

Tajson POV.

Djemte nuk kane ndjenja, ata jane gjithmone te pashpirt dhe mizor, atyre nuk ia ndjen per asgje- keshtu shprehen shumica e vajzave por fakti qe nuk e shprehim nuk do te thote qe nuk vuajme.

Me dukej edhe fryma e rende ne kete vend, ne shtepi nuk rrija dot sepse me dukej sikur nga momenti ne moment Hejzelli do te ishte aty, do te ndizte ate muziken e shpifur dhe do ta shikoja teksa dridhej duke kercyer.

Por jo! Kjo nuk do te ndodhte. Dhe e vetmja zgjidhje qe te shpetoja nga keto iluzione ishte te ikja, te ikja sa me larg qe te mundja dhe ndoshta do te harroja.

Por jo, nuk do ta beja. Sepse te ikesh eshte nje nder zgjidhjet me te lehta qe njeriu ben kur eshte i pashprese por une do ia dilja. Do ia dilja qe te qendroja ketu dhe te fitoja mbi jeten, ta mposhtja ate sepse une mund  t ia dal. Me veshtiresi por po.

Do te groposja gjithcka ne zemren time si gjithmone dhe do te vishja petkun e seriozitetit e te njeriut te eger qe kisha qene gjithmone.



"Ai me tha se donte beteje e une i solla lufte por ai u dorezua me dyluftimin e pare"

E dashurova kete shprehje kur e lexova eshte thjesht shume cute 🥰.

Shihemi neser besoj.

Ju duaaa 😍🥰

Forever Yours. Where stories live. Discover now