7

1K 69 157
                                    

Kishte ardhur momenti qe te ikja, ndoshta do te ishte me mire keshtu, ndoshta duke lene pas gjithcka do te mund te rigjeja veten time e cila me kishte humbur kohet e fundit.

Une nuk isha kjo, une isha nje vajzs plot jete e cila nuk merzitej kurre, une isha nje vajze pozitive dhe e forte dhe me duhej te rigjeja veten time qe te behesha serish ajo vajza qe kam qene dikur por duke qendruar ketu nuk mundesha.

Kisha shume gjera per te sqaruar me veten time.

Po qendroja ne dhomen time ndoshta per here te fundit, e ku i dihet dhe po shikoja disa fotografi kur kisha qene e vogel, dukesha aq e lumtur aty, dhe kisha qene aq e lumtur  me te vertete. Sesi erdhi gjithcka ketu nuk e kam idene, me dukej sikur mu hap kutia e pandores e te gjitha te keqijat rane mbi mua.

Dera trokiti dhe prisja qe te ishte Rejani, qe prej dites qe me rrefeu qe kishte qene ai qe largoi Tajsonin prej meje nuk e kisha pare me, dukej sikur po i jepte nje denim vetes, denim qe une nuk doja qe ai ta bente, doja qe te ishte ketu sot. Por jo, ai qe hyri brenda ishte Xhejsoni. Nuk dija si te reagoja, thjesht e pashe dhe vazhdova qe te shfletoja albumin, ai u ul prane meje dhe hoqi nga albumi nje foto, ishim une edhe ai dhe po qeshnim ne ate foto. Me kujtohej mire ai moment, mesa duket edhe atij sepse qeshi.

-Te kujtohet?- me pyeti.

-Sigurisht si jo. - i thashe.

-Me prishe festen e ditelindjes- me tha duke qeshur

-E kishe si denim ngaqe nuk me le te luaja me Tomin.

-Ate djale e kam pas urryer gjithmone.

-Une gjithmone e kam pasur qejf.

-Si ma prishe torten e Hejzell?- me tha duke qeshur dhe une se mbajta dot te qeshuren kur kujtova ate moment qe Xhejsoni kishte pasur ditelindjen dhe une qe te hakmerresha pse s me kishte lene qe te luaja me Tomin fshehurazi kisha shkuar dhe i kisha shkaterruar torten dhe kur erdhi momenti qe te prisnim torten torta ishte e shkaterruar. Kemi qeshur ate dite te gjithe sa s kemi qeshur kurre.

Buzeqeshja na u zhduk nga fytyra dhe thjesht po shikonim njeri tjetrin, ai me kapi duart dhe thjesht me pa, i buzeqesha dhe e perqafova fort edhe ai me shtrengoi fort.

Ai kishte bere gabim, kete e dija me se miri por mendoj se nuk duhet te mbaja hatermbetje me askend sepse nuk e dija nese do te kthehesha serish.

-Cdo vajze eshte me fat qe te kete vellezer me te medhenj por ty te shkaterruam jeten.

-Nuk ia vlen ti permendim Xhejson, jane gjera te kaluara.

-Nuk jane, jane arsyeja qe ti s je me si me pare. A e di se cila eshte arsyeja e vertete qe e bera gjithe kete?

-Cila?

-Fakti qe isha xheloz, isha xheloz sepse babi dhe mami gjithmone te donin ty me shume. Ja e shikon ne festen e ditelindjes ,nese une do ta kisha bere dicka te tille do te merrja nje denim ndersa me ty vetem qeshem. Isha xheloz qe ti ishe mbi te gjithe, dhe te dija qe nuk ishe motra ime e vertete ma shtonte me shume inatin. Por tani e kuptoj qe e gjitha ka qene nje gabim i madh, nuk e di nese do mundesh te me falesh ndonjehere por nese ndonje dite do ta besh une do te jem ketu- tha dhe u ngrit me puthi ne balle dhe iku. Nuk i thashe dot asgje sepse fundja c ti thoja?

Kishte ardhur momenti qe te ikja, ishte e veshtire por kisha nevoje per kete gje, kisha nevoje qe te isha diku ku do mendoja vetem per veten time dhe te sheroja plaget e mia.

Nuk kisha marre asnje valixhe sepse do te nisja nje jete te re dhe s doja asgje te vjeter, kisha marre vetem nje cante dore dhe ne te futa kutine ku ndodhej unaza bashke me varesen qe me kishte dhene Tajsoni, nuk e di pse por ato i deshiroja ti kisha prane vetes . Ndoshta per ti kujtuar vetes qe dikur dikush ka ekzistuar ne jeten time dhe s do mundem kurre qe ta harroj.

Zbrita poshte dhe ishin te gjithe pervec Rejanit, u merzita per kete fakt sepse doja qe te ishte aty pavaresisht te gjithave por ai kishte zgjedhur te mos ishte.

I takova te gjithe me rradhe dhe si mbajta dot lotet. I doja aq shume ata njerez sa nuk mund te imagjinohej.

Ne aeroport do me shoqeronte babi dhe mami  dhe gjate rruges me makine askush nuk foli.

E ndjeja lendimin qe i kisha dhene duke u larguar por duhej te beja dicka per veten time. Doja qe te isha e lumtur.

Arritem ne aeroport dhe zbritem nga makina. Perpara se te hyja ne aeroport doja te perqafoja babin dhe mamin por duart me dridheshin dhe  zemra nuk me bindej.

-Sot ke marre nje vendim te rendesishem dhe askush nuk u perzie ne te, shpresoj shume qe kjo te jete me e mira per ty. Dua vertete qe te jesh ajo qe ke qene me pare, dua qe te jesh perseri ajo vajza ime e vogel. Une te njoh ty Hejzell, e di qe nuk ke ikur per nje periudhe apo jo? Ke vendosur qe te ikesh pergjithmone dhe s mund te te themi asgje por dua te dish qe ne do te jemi gjithmone ketu per ty, do te te presim gjithmone nese nje dite vendos qe te kthehesh. Vendin tend ne shtepi nuk e zen dot askush. Na fal qe te shkaterruam jeten- i tha Amaris teksa qante dhe i mbante doren e shtrenguar sikur donte ti thoshte qe te mos ikte.

-Ju premtoj qe do te kthehem, se kur nuk e di, por nje dite do te vij. Do te vij dhe do te jem perseri ajo vajza juaj e vogel qe e rritet me aq shume dashuri. Faleminderit per gjithcka qe keni bere per mua ne jete. Ju dua te dyve pafund. Jeni heronjte e mi, jeni idhulli im ne jete.

-Edhe ti je princesha jone, je dielli jone qe na ndricon. Shtepia nuk do te jete njesoj pa ty, mos e ler shtepine shume ne errsire Hejzell por eja sa me shpejt- i tha Ajani i cili po perpiqej te mbante lotet ndryshe nga dy femrat perkrah tjj.

-Do mundohem. Do me mungoni shume qe te dy por do te flasim shpesh. - tha duke i perqafuar te dy. - ma perqafoje pak Rejanin nga ana ime kur ta takosh te lutem dhe thuaji qe e prita qe te ishte sot prane meje dhe pavaresisht te gjithave e dua pafund. Ju dua te gjitheve pafundesisht jeni gjeja me e shtrenjte qe kam ne jete. - i perqafoi edhe njehere per here te fundit dhe pastaj u largua me vrap per ne aeroport qe te kapte avionin per ne Zvicer ku  e priste nje jete e re.

E lashe pas kete vend te ftohte qe gjithmone e kisha adhuruar dhe tek shikoja pamjen tek zvogelohej teksa avioni ngrihej sa me lart mund te them qe po filloja te merrja fryme lirshem. Ju duket qesharake apo jo? Edhe mua ashtu me duket por ashtu ndjehesha. Tashme u binda edhe me shume qe ky largim i imi ishte zgjidhja perfekte per gjithcka.

Nxorra nga canta nje fotografi ku ishim te gjithe si familje dhe buzeqesha, familja ime.

Pastaj ndeza telefonin dhe ishte nje foto e Tajsonit ku e kisha kapur pa mendje por ishte e mrekullueshme.

-E di qe s do te te harroj dot kurre por te pakten zemra ime do te mbaje vetem dashurine e paster qe kam per ty

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.


-E di qe s do te te harroj dot kurre por te pakten zemra ime do te mbaje vetem dashurine e paster qe kam per ty. Te dua Tajson. - thashe perpara se ta fshija ate foto ne telefon. Tashme ishte koha  qe te beja dicka per veten time. Ishte koha qe te ecja perpara per veten time.

Nuk e di nese do ta takoja perseri Tajsonin por di vetem qe dashurine per te nuk do e hiqja kurre nga zemra, edhe nese ndoshta nje dite do te doja dike tjeter sa Tajsonin nuk mund ta doja kurre.

Por jetes nuk i dihet se cfare ka rezeevuar per ne.

Nese dicka eshte e shkruar qe eshte per ty e gjen menyren dhe vjen tek ti.

Por une po ikja nga ai....

Mezi e kam shkruar kete pjesen sepse jam super e lodhur por meqe gjumi s me ze thashe ta postoja nje pjese ❤

Edhe  pak pjese na kane mbetur nga flashbacku dhe pastaj fillojme me historine tamam.

Forever Yours. Where stories live. Discover now