Shhh

679 14 10
                                    

SHHH!

-"Nga çfare ke frike?"
-"Frike?...Ëhm epo mendoj qe nga perbindeshat.Ka perbindesha te ndryshem ne kete bote;perbindesha qe nuk e shohin veten dhe shfaqin probleme;perbindesha qe i rrembejne femijet;perbindesha qe te mbajne zgjuar dhe perbindesha qe genjejne,perbindeshat genjeshtare jane vertet bezdi,jane shume me shume dinake se sa perbindeshat e tjere sepse ata paraqesin njeriun.Edhe pse nuk e kane mirekuptimin e zemres se njeriut.Ata ngrene edhe kur nuk jane te uritur; ata studiojne edhe kur nuk jane te interesuar ne fakultet; ata kerkojne miq edhe pse nuk dijne si t'i duan.Dhe nese me bie te takoj nje perbindesh te tille atehere do me pelqente te haja prej tij.Sepse ne te vertete une jam ai perbindesh."

Kjo bote eshte kaq mizore dhe njerezit jane ata qe bejne boten e tille,erresira qe kaplon njeriun eshte e verteta e njeriut,ne ate erresire ata shfaqin te verteten e tyre,ne kete bote mizore diku dikush me pyeti se cili ishte perbindesh i vertete qe perfshin njeriun nje sociopat apo nje psikopat.Perse vetem keta dy persona jane perbindesha, po perbindeshat e tjere ku e fshehin veten e tyre?E pyeta femijen qe dukej se po mundohej te shikonte boten ne nje sy tjeter, me acaronte!,e pyeta se a dinte dallimin qe ishte mes ketyre dy personave.

-"Sigurisht, psikopatet e kane te veshtire te krijojne lidhje te verteta emocionale me te tjeret, prandaj ne vend te kesaj ata formojne marredhenie artificiale per te manipuluar te tjeret. Rralle ndiejne faj ne lidhje me ndonje nga sjelljet e tyre pavaresisht sesa i lendojne te tjeret. Ndersa sociopatet kane veshtiresi ne formimin e lidhjeve me te tjeret,zemerohen lehte,dhe zakonisht ata behen dhe nuk lindin te tille si psikopatet,socipatet kur perfshihen ne aktivitete kriminale ata priren te bejne kete ne nje menyre te pamatur pa marre parasysh pasojat."

Sa egoiste, e sa patetike jane njerezit,pastaj jane kaq budallenje kur flasin.

-"Cili mendon?"

Çfare nese ata nuk do kishin fuqin e te folurit,fuqin e te menduarit a do ishin kaq budallenje apo do ishin vetem qenje te jetuar ne kete bote si shume qenje tjera.Mos valle une duhet te behem artisti i kesaj pikture te mbushur me erresire?

-"Po une cili mendon se jam?"

.

-"Ke rene ndonjehere ne dashuri?"

-"Dashuri?Degjoj shume kete fjale nga njerezit por asnjehere nuk ka kuptim per trurin tim,pastaj çfare eshte dashuria,eshte vetem nje fjale?Nje ndjenje?Nje loje? Çfare eshte ne te vertete kjo?Çfare te ben te ndjesh?Shoh shume njerez qe dashurine e bejne nje nga gjerat me te mira ne jete dhe perseri perfundojne duke u grindur me personin qe e quajn dashurine e tyre;perfundojne duke share njerin-tjetrin,duke u larguar nga njeri-tjetri dhe ne disa raste duke vrare njerin-tjetrin.Nese te duash eshte te vrasesh,atehere mund te them qe njerezit nuk dijne te dashurojne siç di une, sepse une kam rene ne dashuri me te gjithe vrasiet qe i kam bere,dhe une ndryshe nga ata mund ta pershkruaj dashurine qe kam per vrasjet."

Frika kur shoh tek ta eshte ajo qe une dashuroj,ndonjehere te studiosh njerezit eshte zbavitese sidomos kur disa nga ta jane vertet interesant por pastaj ka edhe nga ata qe nuk jane fare interesant dhe te bezdisshem sidomos kur me bejne pyetje per ndjenja te ndryshme qe une duhet t'i mesoj nga ta si tani per shembull teksa shikoja vajzat qe po brohorisnin per nje vrases,e veshtire te kuptoje çfare ndodhte,por ndjeja qe brohoritjet e tyre me zemeronin.

-"Oh eshte diçka qe ndodh shpesh sidomos nese ai eshte i pashem,mund te kete shume fansa perreth."

U degjua nje i moshuar afer meje.

-"Ndodh qe edhe disa viktima te kene simpati tek rrembyesi i tyre apo vrasesi. Pasi viktima zhvillon ndjenja pozitive ndaj personit qe e mban ose e abuzon.Viktima zhvillon ndenja negative ndaj policise,figurave te autoritetit ose kujtdo qe mund te perpiqet t'i ndihmoje ate te largohet nga rrembyesi i tyre dhe keto jane siptomat e sindromes se Stokholmit."

Kur ai mbaroj se foluri shikova personat qe qeshnin ne ate grumbull njerezish ku ato buzeqeshje duhej t'ia analizoja se bashku me buzet e tyre sesi duhej buzeqeshur,shoh lote nga syte,shprehjen e fytyres se tyre, keto emocione nuk mund t'i kuptoja por nuk kishin rendesi kur mund te degjoja zerat e tyre,zera qe deshironin te shkatrronin kanalin e degjimit.

-"HHH! zerat e tyre po me acarojne."

Por para se te fillojme deshironi te hyni ne mendjen e nje vrasesi?

SHHH!Where stories live. Discover now