Intervista e dyte.

66 8 5
                                    

Intervista e dytë me blue__writer1

1.Si eshte emri juaj i vertete ne jeten reale, apo preferoni te jeni anonim?
Ilda, e kam te shkruajtur siper username-t ne profil.

2.Kur je regjistruar per here te pare ne Wattpad dhe sa vjeçe ke qene?
Ne 2017, ku kam qene diku tek njembedhjete vjeçe.

3.Sa kohe te marrin librat qe shkruan?
Minimumi vetem nje muaj, por mund te jene edhe ata qe zgjasin dy muaj. Varet nga frymezimi dhe nga numri i kapitujve.

4.Ne cilin zhaner eshte me shume i perqendruar fokusi yt per te shkruajtur dhe ku i gjen idete?
Mua me pelqen te eksploroj me çdo zhaner, por do te beja nje perjashtim kryesor per luften dhe misterin. Idete zakonisht me vijne nga jeta e perditshme ose frymezohem nga librat dhe filmat e tjere.

5.A ke perjetuar ndonjehere writer's block dhe si e ke kapercyer?
Dyshoj se me ka ndodhur ndonjehere, ose ka qene nje periudhe shume e shkurter qe nuk mund ta kujtoj, prandaj nuk jam shume e sigurt se si e kam kapercyer.

6.Kush eshte nje prej librave qe te pelqen me shume se si e ke shkruajtur?
Seria e "Qiriri i shpreses" ze vendin tim te preferuar, pasi duke qene se e kam te ndare ne tre seri kam treguar se si njeriu rritet dhe kendveshtrimi i tij me boten ndryshon, si edhe mendoj se eshte nje teme shume e rralle ne Wattpad pasi nuk kam pare asnje liber tjeter qe te trajtoj temen e marredhenieve familjare pa u perqendruar fare tek ajo romance.

7.Sa te rendesishme jane per ju kritikat e te tjereve?
Per mendimin tim, jane te rendesishme deri ne ate moment sa nuk e kthejne kritiken ne ofendim. Me pelqen te pranoj kritikat e atyre qe mendoj se dine te shkruajne dhe jo te atyre qe mendojne se dine te shkruajne.

8.A eshte ndonje prej personazheve te librave te tu i frymezuar nga vetja jote dhe kush jane ata?
Po, jane dy prej personazheve te dy librave te ndryshem. Amouri i "Qiriri i shpreses" dhe Xhudi i "Perqafime, numri nje". Mendoj se pikerisht per kete arsye jane edhe librat e mi te preferuar.

9.Si kush personazh i librave te tu do te doje te ishe dhe çfare mendon se te mungon te jesh si ai?
Si Benjamini i "Qiriri i shpreses". Them se me mungon vetebesimi dhe gjakftohtesia.

10.A kane qene komentet qe ke marre nga te tjeret perhere te mira? Nese ke hasur edhe komente negative, si ke reaguar?
Duke qene se kam qene pjese e Wattpadit qe prej 2017, besoj se e merrni me mend edhe vete qe kam hasur edhe komente qe nuk me kane pelqyer. Une i respektoj mendimet e te gjitheve, por do te preferoja qe te gjenin nje menyre me te sjellshme per te thene mendimin e tyre. Do te tregohem e sinqerte dhe do te them se nuk kam reaguar ne menyren me te mire te mundshme, por mendoj se edhe pjesa me e madhe e komenteve negative nuk kishte fare te bente me librat e mi, por per arsye te tjera personale.

11.Kush eshte personi qe te mbeshtet me shume gjate shkrimit te librave?
Gisela_P qe nuk lodhet kurre se lexuari librat e mi dhe IlilehXAraS qe eshte gjithmone e gatshme te degjoje idete e mia.

12.A kane qene komentet qe ke marre nga te tjeret perhere te mira? Nese ke hasur edhe komente negative, si ke reaguar?
Duke qene se kam qene pjese e Wattpadit qe prej 2017, besoj se e merrni me mend edhe vete qe kam hasur edhe komente qe nuk me kane pelqyer. Une i respektoj mendimet e te gjitheve, por do te preferoja qe te gjenin nje menyre me te sjellshme per te thene mendimin e tyre. Do te tregohem e sinqerte dhe do te them se nuk kam reaguar ne menyren me te mire te mundshme, por mendoj se edhe pjesa me e madhe e komenteve negative nuk kishte fare te bente me librat e mi, por per arsye te tjera personale.

12.Cilin liber ne Wattpad dhe jashte tij do ua sugjeroje te gjitheve ta lexonin?
Ne Wattpad, do te kisha deshire vertet shume libra pasi ka shume libra qe me pelqejne, por do te bej nje perjashtim per "Pertej shpelles" te starfishqueen1 pasi eshte nje prej librave me te veçante qe kam lexuar dhe nuk ka lexuesit qe duhej te kishte. Ne realitet, do te sugjeroja "Vajzat pa emer" te Martha Hall Kelly qe eshte libri im i preferuar.

Argëtim.Where stories live. Discover now